Prej 10 vitesh arsimi i mesëm është i obligueshëm dhe kjo i detyron shkollat që të mbajnë të hapura dyert për pranimin e nxënësve deri në plotësimin e të gjitha vendeve të caktuara me Konkurs.
Sipas zëvendës ministrit të Arsimit, Visar Ganiu, nxënësit në shkollat e mesme kanë për obligim të pranohen vetëm nëse i përmbushin kuotat e pikëve, që ka vënë ministra, raporton Almakos.
Për shumë drejtorë të shkollave, ky ligj e bën të pa obligueshëm arsimin e mesëm, sepse jo të gjithë nxënësit i përmbushin kriteret. Në mos plotësimin e kritereve, ata nxënës nuk do të jenë pjesë e arsimit të mesëm, ose në të kundërtën do të shkelet ligji, ose do të kërkohet që ministria të shkurtojë kriterin e pikëve, për pranimin e tyre. Por, edhe nëse kjo nuk ndoddh, drejtorët “detyrohen”, të pranojnë tinëzisht nxënësit, siç edhe ndodh me disa drejtor të shkollave të mesme.
Sipas të dhënat nga Ministria e Arsimit theksojnë se nxënësi në barzë të gjitha kritereve të caktuara me konkursin, që paraqitet, mund të fitojë më së shumti me 82 pikë. Numri i caktur minimal i pikëve për afatin e parë të regjistrimit, paraqitja e parë, ëshë pjesë përbërëse e këtij Konkursi. Shkollat për paraqitjen e dytë të afatit të qershorit mund ta zvoglojnë numrin e përcaktuar në pikët minimale të përcaktuara në Konkursin, më së shumti 5 pikë, përveç se për gjimnaz, drejtimin ekonomi – juridik dhe tregëti dhe drejtimi shëndetësi. Shkollat për paraqitjen e afatit të gushtit mund ta zvoglojnë numrin e përcaktuar në pikët minimale të përcaktuara në Konkurs, më së shumti 5 pikë në krahasim me paraqitjen e dytë në afatin e parë të regjistrimit (përkatësisht më së shumti 10 pikë për të dy afatet e regjistrimit), përveç se për gjimnaz, drejtimin ekonomi-juridik dhe tregëti dhe drejtimin shëndetësi. Shkollat pas verifikimit të rang listës përfundimtare janë të obliguar që në afat prej 48 orëve tua kthejnë dokumentacionin të gjithë nxënësve të cilët nuk janë regjistruar në shkollë. Por, një gjë e tillë nuk ndodh, në shumë shkolla.
Në prononcimin e mëhershëm, për Almakos, nga drejtori i Shkollës “Ibrahim Temo”, në Strugë, u tha se pavarësisht se nxënësit në shkollën e mesme, duhet të përmbushin kuotën e pikëvë, për pranim në shkollë, ata nuk kanë mundur të përmbushin cakun e pikëve, në afatet e përcaktuara. Por, një gjë e tillë është e papranueshme nga ana e drejtuesve të shkollave, por edhe prindërve.
Nga ana e drejtuesve është se me numrin e vogël të nxënësve, për arsye të migrimit, nuk përmbushen paralelet. Ndërsa, për prindërit, nuk kanë mundësi tjetër për t’i drejtuar fëmijët, në ndonjë shkollë profesionale, në qytet, ose shkollë me kritere më të ulëta, për pranimin e tyre.
I pyetur nga Almakos, se nëse ka patur dënim ndaj drejtorëve, të cilët nuk u përmbahen kritereve të ministrisë së arsimit dhe se pse janë vendosur kuotat e pikëve, kur asrimi i mesëm është i obligueshëm, për të gjithë nxënësit e RM-së, zv.ministri Visar Ganiu, thotë se nuk janë regjistruar ndonjë shkelje dhe nëse ndodh që të shkelen ligjet, që parasheh ministria e arsimit, menjëherë duhet të merren masa, për korigjimin e së njejtës.
“Ne si ministri jemi të interesuar, në të gjitha drejtimet, për përmbushjen me nxënës dhe jemi të vetëdijshëm se koncentrimi, pra interesi është i madh në dy apo tre drejtime, gjë që është në interesin tonë. Mendoj se duhet edhe shkollat profesionale të kenë nxënës. Por, për shkelje të rregullave, ne nuk kemi ndonjë informatë si ministri, që pa i pranuar kriteret, të pranohen nxënës. Një gjë të tillë nëse ne e konfirmojmë, në bazë të ligjit dhe rregullores do të intervenojmë në ato institucione”, tha për Almakos, zëvëndësministri i arsimit, Visar Ganiu.
Sipas drejtorëve edhe kur kanë dërguar kërkesë në ministri, për problemin e mos përmbushjes së kritereve të nxënësit, një përgjigje nuk është marrë, për të njejën.
Delvina Kërluku
Almakos.com