Author: almakos

19 August Sot në Ohër, do të zhvillohet edicioni i 31-të i Maratonës së Ohrit në not. Në pikën e nisjes në Shën Naum do të paraqiten 22 garues në mesin e të cilëve janë 15 konkurrent meshkuj dhe 7  femra. Për një kohë të gjatë për shkak të problemeve financiare ishte vënë në pikpyetje zhvillimi i kësaj gare. Në momentin e fundit ARSM-ja, e dyfishoi buxhetin për përkarjen e Maratonës së Ohrit dhe kjo garë do të zhvillohet sot. Ndryshe kjo garë e cila është në programin e Federatës Ndërkombëtare të Notit, zhvillohet nën patronatin e presidentin të Maqedonisë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Mbrëmë pas shumë konsiltimeve brenda partisë së BDI, me propozim të kryetarit Ali Ahmeti, si kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Çairit është vendosur të jetë Visar Ganiu. Aktualisht Ganiu është zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, shkruan Koha

Lexo më Shumë

Në një takim mes kryetares së Komunës të Tetovës, Teuta Arifi me studentët, u trajtuua tema mbi zhvillimi drejt rrugës së demokracisë. “Sot prita në takim studentë nga e gjithë bota, të cilët janë pjesë e shkolloës verore të organizuar nga fondacini “The Bislimi Group” dhe Kolegji AAB. Temat që trajtohen nga shkolla Verore janë: Mbi Demokracine dhe Zhvillimin, studentët që mernin pjesë janë nga Gjermania, Kanadaja, Belgjika, SHBA, Holanda. Si Kryetare Komune por njëherit edhe si një Profesoreshë kisha kënaqësinë të ju flas për eksperiencat e mia reth feminizmit, për përpjeket e mia për avancimin e rolit…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka 8 këshilltarë të veçantë dhe 4 këshilltarë të jashtëm. Këshilltarë të veçantë janë Tanja Çaçareva Ilievska, për drejtësi, Cvetanka Llaskova për kulturë, Ljupka Cvetkovska për administratë, Marjan Zabërçanec për marrëdhënie me publikun, Dane Taleski për punë të jashtme,Bojan Mariçiq për euro integrime, Lençe Nikollovska për bujqësi dhe Dragan Jovanov për ekonomi. Rroga e këshilltarëve të veçantë varion nga 35 deri më 40 mijë denarë. Përveç, 8 këshilltarëve të veçantë kryeministri Zaev ka edhe 4 këshilltarë të jashtëm, mes të cilëve edhe një shtetas të Serbisë, i cili është edhe më i paguari në listën e të…

Lexo më Shumë

Pak më parë e kuptova se sot në Sarajevë ishte bërë për rahmet një muslimane tepër e “çuditshme”, tepër e mençur dhe e guximshme, Melika Salihbeg (Bosnewi). Para vitit 1983 nuk e kisha takuar me të, për arsye se ajo edhe asokohe ishte mjaft e guximshme dhe guximi i saj shpeshherë krijonte incidente, ndërsa me kalimin e saj nga “komunizmi” në Islam, duke e pranuar atë si fe, si mënyrë të jetuari dhe të menduari, faktikisht e nxori në shesh atë hapësirën e një guximi të veçantë, që rrallë herë kemi pasur mundësi ta shohim në jetën tonë të përditshme.…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhoria e ARM-së, sot në ceremoninë e shënimit të 25 vjetorit të armatës, mes aktiviteteve të tjera, kanë bërë edhe avancime. Në mesin e pjesëtarë që sot janë ngritur në pozita, janë edhe disa pjesëtarë shqiptarë. Megjithatë, shqiptarët vazhdojnë të jenë minimalisht të përfaqësuar në disa njësite që veprojnë në kuadër të ARM-së. Madje, në disa prej tyre shqiptarët janë të përfaqësuar me 0%. Shifra të tilla të përfaqësimit ka në njësitet “Ujqit” dhe “Rangers”. Deri tani nuk paralajmërohet ndonjë konkurs për përmirësimin e këtyre shifrave. Ndërkohë, numri një i mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në adresimin e…

Lexo më Shumë

Me 37 gradë celsius të regjistruara sot pasdite, Tirana ishte kryeqyteti më i nxehtë i Evropës, raporton AA. Në të njëjtën kohë, Ballkani, sot ishte pjesa më e nxehtë e Evropës. Kështu në Mostar është regjistruar temperatura 36 gradë celsius, Podgoricë 35 dhe Shkup 34. Në kryeqytetin e Serbisë, Beogradi, temperatura ishte 33, Zagreb 32, Lubjanë dhe Sarajevë me 31 gradë Celsius, ndërsa në Maribor ishte 30 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Prej nesër nuk do të ketë nevojë për shfrytëzim të kartelave elektronike, por kjo nuk nënkupton që do  të ketë kthim të kartonave të kaltërt, pasi shërbimet mjeksore përkohësisht do të mund të kryhen vetëm përmes sigurimt shëndetësor të qytetarëve dhe letërnjoftimt, apo pasaportit. Ky vendim është marrë në takimin e realizuar sot nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, me përfaqesues të Fondit për Sigurim Shëndetësor, përfaqësues të Odës së mjekëve, por edhe të mjekëve privat të Maqedonisë. ARBEN TARAVARI, MINISTËR I SHËNDETËSISË “Nëpërmjet statusit të sigurimit të tyre, mundet çdo ordinanc që ka internet, pasi patjetër duhet të kenë…

Lexo më Shumë

Kuvendi me shumicë votash shkarkoi kryeprokurorin publik, Marko Zvërlevski, figurën më kontraverze dhe më të shumëpërfolur që u zgjodh nga koalicioni i kaluar qeveritar, VMRO-BDI. Përveç partizimit dhe shërbimit ndaj pushtetit, Zvërlevski do të mbahet mend edhe për proceset gjyqësore ndaj shqiptarëve të cilat u inicuan dhe zhvilluan në periudhën kur ai mbante postet më të larta në prokurori. Nga viti, 2009 deri në janar të vitit 2013 Zvërlevski udhëhoqi me Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, ndërsa prej aty u ulë në ulësen e parë të Prokurorisë Publike. Zgjedhja e Zvërlevski si kryeprokuror i vendit erdhi vetëm disa muaj pas…

Lexo më Shumë

Përdorimi i gjuhës letrare, ose thënë ndryshe standarde, në media, për shumë studiues të fushës së gjuhës dhe letërsisë mendojnë se ka lëshime dhe gabime drejtshkrimore. Gjuha si mjet i gazetarit, duhet të përdoret në atë nivel, ku edhe thelbi i mësimit të drejtshkrimit janë rreshtat e tij, për lexuesin. Për profesoreshën Valbona Toska, përdorimi i gjuhës shqipe në media, ka shumë mangësi, ndonëse fjala e tij ka ndikim të madh, në opinionin e gjerë. Ajo shton se edhe komunikimi në rrjetet sociale, në të cilën shoqëria e përdor në mënyrë masive, por niveli i përdorimit të gjuhës standarde nuk…

Lexo më Shumë

Qeveria të martën do të vendos në rend dite, propozim konkluzë, me të cilën do t’i propozojë Kuvendit të shpallë konkurs për zgjedhje të prokurorit publik. Kështu deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, i cili shpjegoi se Kuvendi pas kësaj do të duhet të shpallë konkurs për kandidatë për prokuror publik në Gazetën Zyrtare dhe së paku në dy gazeta ditore. MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË “Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15 ditë nga shpallja e konkursit në Gazetën Zyrtare. Pas kësaj Këshilli i Prokurorëve Publik ka afat prej 15 ditë prej ditës së pranimit të dokumenteve të japë…

Lexo më Shumë

Në objektin e rektoriatit të Universitetit “Nëna Terezë”, në bashkëpunim me Shtëpinë botuese “Shkupi”, u promovuan gjashtë libra, të autorit, njëherë teolog, Zekirja Idrizi. Rizvan Sulejmani, moderator i këtij promovimi, në fjalën e tij hyrëse tha se UNT, mbështet aktivitet shkencore, kulturore, veprat, të cilat janë në nevojë të shoqërisë tonë, raporton Almakos. “Në strategjinë tonë të universitetit, përveç arsimimit, shkencës, vlerësojë se është me rëndësi të madhe që ky universitet të shndërrrohet në shtëpi, ku do të promovohet vlera shkencore dhe jo vetëm shkencore, por edhe kulturore dhe kërkimore, prandaj me kënaqësi të madhe pranuam ftesën e autorit të…

Lexo më Shumë