Author: almakos

”Ne nuk pranojmë akuzat e MPJ-së greke për irredentizëm me shfaqjen e simboleve maqedonase. Ne nuk e pranojmë se me atë kemi shkelur Marrëveshjen e Përkohshme. Për këtë ngjarje, e cila sipas Athinës është irredentiste dhe për ne është banale, përgjegjësinë e marrim ne, Bashkësia e Bashkuar e Maqedonisë në Kanada dhe Kongresi Botëror i Maqedonisë”, thuhet në reagimin të këtyre organizatave pas deklaratës së MPJ-së greke. Sipas tyre, Athina nuk ka të drejtë të ankohet për një shkelje të Marrëveshjes së Përkohshme nga Maqedonia. Athina është ajo që e ka shkelur marrëveshjen e përkohshme duke e bllokuar anëtarësimin e…

Lexo më Shumë

Dyfish më të ulëta nga mesatarja për gushtin janë nivelet e lumenjve Vardar në Shkup, Zajçev rid, të Drinit të Zi tek Lozhani, të Kriva rekës te Kriva Pallanka, të Sateskës te Botuni dhe të Cërnas tek Novaci, tregon gjendja hidrologjike. Sipas DPHM-së, pak më të ulëta nga mesatarja e gushtit janë edhe nivelet e ujit të Vardarit tek Velesi dhe tek Demir Kapia, Treskës tek Makedonski Brodi dhe të Bregallnicës tek Berova, ndërsa rritje ka të Vardarit tek Jegunoci, të Pçinjës tek Banja e Katllanovës dhe të Strumicës tek Susheva.

Lexo më Shumë

Sot dhe nesër në orët e herëta të mëngjesit do të realizohet dezinsektim ajror kundër mushkonjave në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në qoftë se nuk lejojnë kushtet e motit, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, dezinsektimi ajror do të realizohet ditën e parë të ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme. Nga Qyteti i Shkupit i njoftojnë bletarët që në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Lexo më Shumë

Pas shqyrtimit të informacioneve , Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sot në mëngjes ka njoftuar se një qytetar i Maqedonisë ka pësuar thyerje të kuçit të këmbës gjatë sulmit të fjeshëm në Barcelonë. Zyrtarët njoftojnë se ai nuk është në rrezik për jetën  dhe është trajtuar nga ana e shërbimeve spanjolle mjekësore. Një përfaqësues i Ambasadës së Maqedonisë gjatë natës shkoi në spitalin ku ndodhej shtetasi i lënduar i Maqedonisë. MPJ mbrëmë në njoftim i rekomandoi numrat e telefonit 00 34 620 126 308 – numër i përfaqësuesit të Ambasadës së Maqedonisë në Spanjë dhe 00 34 932…

Lexo më Shumë

Nëse gjatë ditës në rrugën “Petre Gjeorgjiev” në Komunën e Çairit, ballafaqohesh me një kaos të paparë në komunikacion, brenda natës banorët e lagjes së Sahat Kullës dhe atyre që gravitojnë përreth përballen me një errësirë të plotë. Ndonëse në këtë rrugë zyrtarisht funksionojnë disa institucione fetare dhe arsimore, siç janë Bashkësia Fetare Islame dhe shkolla fillore “Kongresi i Manastirit”, prapë se prapë kjo nuk është arsye që sistemi i ndriçimi të riparohet. Qytetarët e kësaj ane të Shkupit, e cila llogaritet si një prej lagjeve më të vjetra në kryeqendër, shprehen të zhgënjyer nga kaosi urban që mbizotëron në…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, sot në konferencë për shtyp do të prezantojë informacione për mundësinë e vendosjes së punës në dy turne në kopshtet publike. Qeveria pas seancës së fundit kumtoi se e shqyrton mundësinë për vendosjen e turnit të dytë në kopshtet publike. Për këtë qëllim, e angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ta informojë opinionin dhe nga të gjitha palët e prekura, të kërkojë mendim për nevojën nga puna në dy turne të kopshteve.

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore është duke u zhvilluar në thatësi. Intensiteti i rrugëve të drejtimit rrugor jashtë mjediseve të qytetit është rritur, njofton LAMM. Në kalimet kufitare nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga shtetit. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi e caktuar dhe rrespektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes më të madh nëpër lugina dhe shpate, ku është e mundur edhe rrëshqitja e tokës.

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 19, banorët e Shkupit u shqetësuan nga zëra të eksplozionit për të cilët më vonë erdhi kumtesë nga Gjeneral shtabi i ARM-së se janë vetëm prova për aktivitetet e ceremonisë së përvjetorit të ARM-së që do të mbahen nesër. “Rreth orës 19, ARM-ja bëri gjuajtje kryesore provë me artileri të rëndë nga kazerma Ilinden për ceremoninë e nesërme qendrore me rastin e Ditës së ARM-së”, njoftuan nga Zyra për marrëdhënie me publikun e Gjeneralshtabit të ARM-së. Për ceremoninë e ditës së nesërme, në ora 19 paralajmërohen dhjetë gjuajtje me artileri të rëndë për këtë përvjetor të ARM-së

Lexo më Shumë

18 August Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare me drejtim të ndryshueshëm. UV Indeksi do të ketë vlerë 8. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 37 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare me drejtim të ndryshueshëm Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 35 gradë Celsius. Deri të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe…

Lexo më Shumë

18 August Një qytetar i Maqedonisë, i cili momentalisht në sulmin në Barcelonë ka qenë në afërsi, ka pësuar thyerje të kuçit të këmbës.  Ai nuk është në rrezik për jetën  dhe është trajtuar nga ana e shërbimeve spanjolle mjekësore, njoftoi sot në mëngjes Ministria e Punëve të Jashtme. Një përfaqësues i Ambasadës së Maqedonisë gjatë natës shkoi në spitalin ku ndodhej shtetasi i lënduar i Maqedonisë. MPJ mbrëmë në njoftim i rekomandoi numrat e telefonit 00 34 620 126 308 – numër i përfaqësuesit të Ambasadës së Maqedonisë në Spanjë dhe 00 34 932 142 124 – numër nga institucionet spanjolle…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare me drejtim të ndryshueshëm. UV Indeksi do të ketë vlerë 8. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 37 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare me drejtim të ndryshueshëm Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 35 gradë Celsius. Deri të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë…

Lexo më Shumë

Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit: Konstatoj se Marko Zvërlevski është i shkarkuar nga funksioni Prokuror publik i Republikës së Maqedonisë. Pas 12 ditëve debat dhe replika të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kuvendi sot arriti që me 64 vota pro dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur”, të shkarkojë kryeprokurorin Marko Zvërlevski. Deputetët e VMRO-DPMNE-së mbrëmë morën vendim të tërheqje nga diskutimet maratonike pas mendimit të Komisionit anketues, se nuk mund të emërohen dhe shkarkohen funksionerë pas shpalljes së garave zgjedhore. Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, votimi është në kundërshtim me kodin zgjedhor. Por kryeparalamentari Talat Xhaferi dha argumente të kundërta. Ekziston…

Lexo më Shumë