Pas shqyrtimit të informacioneve , Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sot në mëngjes ka njoftuar se një qytetar i Maqedonisë ka pësuar thyerje të kuçit të këmbës gjatë sulmit të fjeshëm në Barcelonë. Zyrtarët njoftojnë se ai nuk është në rrezik për jetën dhe është trajtuar nga ana e shërbimeve spanjolle mjekësore.
Një përfaqësues i Ambasadës së Maqedonisë gjatë natës shkoi në spitalin ku ndodhej shtetasi i lënduar i Maqedonisë.
MPJ mbrëmë në njoftim i rekomandoi numrat e telefonit 00 34 620 126 308 – numër i përfaqësuesit të Ambasadës së Maqedonisë në Spanjë dhe 00 34 932 142 124 – numër nga institucionet spanjolle për informacione për personat e interesuar.

