Author: almakos

Ekspertët juridik vlerësojnë se publikimi i bisedave private nga bombat në rrjetet sociale duhet të ndëshkohet ashpër nga Gjykatat. Duke komentuar rastin e fundit me të ndaluarin Lupço Palevski, ekspertja Arta Zendeli Bilalli vlerëson se në këtë rast duhet të ketë një gjykim të drejtë me të gjitha parametrat duke respektuar standardet e drejtësisë penale Personi në fjalë në qoftë se është fajtor dhe nëse argumentohet në nivel të duhur se ai është fajtori për atë vepër jo me hamendje, ta merr dënimin e merituar mendoj se do të funksionon një ndër qëllimet e dënimit që është preventive gjenerale që…

Lexo më Shumë

Pas dy javësh, qytetarët pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e lindjes, kurorës, të kryejnë ndonjë punë në DAP ose doganë. Por, nuk do të mund të marrin fletëpronësi nga Kadastra. Ky institucion nuk është në listën e shërbimeve publike që nga një shtatori do të punojnë në dy ndërrime. Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës thonë se kadastra është organ i formuar me ligj të posaçëm dhe qeveria nuk ka kompetenca mbi punën e saj, kështu që nuk mund t’i urdhërojë të vendosin ndërrimin e dytë. Lista është ajo që është publikuar. Për momentin nuk…

Lexo më Shumë

Një delegacion i Misionit të OSBE-së në Shkup, i përbërë nga Gonzalo de Çezare, Sara Barbieri dhe Tatijana Temellkovska, realizuan mbledhje punuese me drejtorin e Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive (ARDB) Ilhan Rahman dhe zëvendës drejtorin Xhelal Hoxhiq. Siç kumtuan nga Agjencia, në mbledhjen punuese është arritur marrëveshje që Agjencia për realizimin e të drejtave të bashkësive dhe misioni i OSBE-së në Shkup veçmë javën e ardhshme të formojnë komision të përbashkët, i cili duhet të përgatis Memorandum për bashkëpunim dhe mirëkuptim. U bisedua edhe për nevojën për përtëritje të Forumit participativ të bashkësive nën 20 për…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë ka shkarkuar kryeprokurorin Marko Zvërlevski. Për shkarkimin e tij kanë votur 64 deputetë. Vendimi u mor pak momente më parë, pasi pas një drame njëmujore nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët me replika dhe kundër-replika e pamundësonin një gjë të tillë. VMRO-DPMNE-ja dje u tërhoq nga debati nga debati për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski. Dje pasdite deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski i dorëzoi mendimin e Komisionit Antikorrupsion kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe theksoi se VMRO-ja nuk do të bëhet pjesë e shkarkimeve të paligjshme pas çka  deputetët e kësaj partie braktisën seancën.  Me…

Lexo më Shumë

Katër ditë pas vrasjes, policia nuk jep asnjë hollësi për hetimin rreth vrasjes së Dilaver Bojkut. Nga SPB Ohër thanë për Alsat M se ende nuk kanë ndonjë të akuzuar për vrasjen që ndodhi në plazhin Akua Blu. SPB Ohër në koordinim me Prokurorinë edhe sot në mënyrë intensive punojnë në zbardhjen e vrasjes në Strugë. Vazhdojnë bisedat me persona nga Struga dhe disa vende përreth për konkretizimin e disa informatave dhe aspekteve lidhur me kryerësin e mundshëm. Ende nuk ka ndonjë të dyshuar- deklaroi Stefan Dimoski, SPB Ohër. Në pyetjen e Alsat M, nëse kanë bashkëpunim me Shqipërinë rreth…

Lexo më Shumë

Një pjesë e konsumatorëve të lagjes Keramidnica të Shkupit nesër prej orës 7:55 deri në orën 15 do të jenë pa energji elektrike. Në periudhën prej orës 8:30 e deri në orën 11 pa rrymë do të jenë një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Marko Oreshkoviq” në komunën e Kisella Vodës, ndërsa prej orës 10 e deri në orën 15 një pjesë e konsumatorëve  të fshatit Bojanë të Shkupit, komuna Saraj. Siç kumtoi QRMK Shkup, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik

Lexo më Shumë

Pesëdhjetë e gjashtë vjeçarja E.R. nga fshati Desovë e humbi jetën në fatkeqësi të komunikacionit, ku ka qenë bashkëudhëtare. Siç kumtoi MPB-ja, fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës 11 në rrugën rajonale Prilep-Makedonski Brod, në afërsi të fshatit Mazhuishte. Në fatkeqësinë e komunikacionit, automjeti “Audi A6” me targa të Prilepit, i drejtuar nga A.Z. (35) nga fshati Desovë, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Në vendin e ngjarjes ka vdekur bashkëudhëtarja E.R. (56) nga fshati Desovë. Shoferi u lëndua rëndë dhe u dërgua në Qendrën mjekësore Prilep. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik dhe ekip i…

Lexo më Shumë

Rikthehen sërish në përdorim kartonët e kaltër shëndetësor. Kjo ndodhë për shkak se kartelave elektronike të shtypura në vitin 2011-12 u kaloi afati i përdorimit pesëvjeçar, ndërkohë që kartela të reja nuk janë shtypur. Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor thonë se akoma nuk kanë zgjedhur kompaninë për të shtypur kartelat, andaj si alternativë e përkohshme mbeten kartonët e kaltër. Pavarësisht kësaj, qytetarët thonë se për këto ndryshime janë njoftuar nga barnatoret në momentin e blerjes së ilaçeve. Ditë më parë isha në barnatore dhe më thanë se i kanë kthyer, unë vlerësoj se nuk duhet, më mir ishte përmes kompjuterit.…

Lexo më Shumë

Nesër (e premte, 18 gusht) nga 14 deri në 14.30 minuta është njoftuar për bllokadën e rrugës rajonale Tetovë-Jazhincë nga organizatorët e bashkësive lokale të fshatrave të Tetovës, Poroj dhe Xhepçishtë, transmeton TetovaSot. Sipas organizatorëve bllokada është në shenjë proteste dhe pakënaqësie nga mos marrja e masave efektive praktike për rregullimin e shtratit të lumit në Poroj që janë planifikuar apo premtuar dhe për të cilën kanë rënë dakord me qeverinë lokale dhe qendrore. Gjatë kësaj periudhe, deri sa do të zgjatë bllokada, policia e Tetovës do të marrë masat e duhura për trafik të qetë dhe të sigurt./TetovaSot/

Lexo më Shumë

Seanca e tetë pas së cilës duhet të vazhdojë e gjashta, në të cilën pritet të votohet për shkarkim të prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski, në vend që të fillojë në orën 11 do të fillojë në orën 15, njoftoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në rend dite të seancës së tetë është Propozim-vendimi për emërim të funksionit zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Midis pikave të kësaj seance janë edhe disa propozim-ligje të parashtruar nga deputetë të opozitës për ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjedhor, Ligjit për ekzekutim, ndryshimet e Ligjit për shërbime audio…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar nga Kuvendi kontroll më të madh të punës së saj, respektivisht, institucioni ligjvënës të caktojë çdo javë nga një seancë, në të cilën deputetët do të mund të interesoheshin apo të pyetnin anëtarët e Qeverisë për çështje tematike. Kërkesa e Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, synon rritjen e transparencës në punën e saj, apo që për çështjet madhore me interes të qytetarëve të jenë të njoftuar ose të dalin me propozime edhe përfaqësuesit e zgjedhur në Kuvend. Aktualisht deputetët në bazë të rregullores mbi punën e Kuvendit kanë të drejtën të parashtrojnë pyetje për ekzekutivin, por…

Lexo më Shumë

Ekspozitë muzeore “25 vjet Armatë e Republikës së Maqedonisë” me rastin e 18 gushtit – Ditës së ARM-së me fotografi, pajisje ushtarake, armë dhe ekskluzivitete nga armatimi i njësiteve speciale nga historia 25-vjeçare e Armatës u hap sot në Muzeun ushtarak në Shkup. “Një çerek histori e shtetit tonë dhe Armatës është shkruar me suksese të mëdha dhe ngjarje të ndritshme, por edhe me ngjarje të cilat askush nuk dëshironte të ndodhin dhe janë paralajmërim më i mirë se si nuk duhet. Për të mirën e shtetit tonë Republika e Maqedonisë për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj…

Lexo më Shumë