Nesër (e premte, 18 gusht) nga 14 deri në 14.30 minuta është njoftuar për bllokadën e rrugës rajonale Tetovë-Jazhincë nga organizatorët e bashkësive lokale të fshatrave të Tetovës, Poroj dhe Xhepçishtë, transmeton TetovaSot. Sipas organizatorëve bllokada është në shenjë proteste dhe pakënaqësie nga mos marrja e masave efektive praktike për rregullimin e shtratit të lumit në Poroj që janë planifikuar apo premtuar dhe për të cilën kanë rënë dakord me qeverinë lokale dhe qendrore. Gjatë kësaj periudhe, deri sa do të zgjatë bllokada, policia e Tetovës do të marrë masat e duhura për trafik të qetë dhe të sigurt./TetovaSot/
Author: almakos
Seanca e tetë pas së cilës duhet të vazhdojë e gjashta, në të cilën pritet të votohet për shkarkim të prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski, në vend që të fillojë në orën 11 do të fillojë në orën 15, njoftoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në rend dite të seancës së tetë është Propozim-vendimi për emërim të funksionit zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Midis pikave të kësaj seance janë edhe disa propozim-ligje të parashtruar nga deputetë të opozitës për ndryshime dhe plotësime të Kodit zgjedhor, Ligjit për ekzekutim, ndryshimet e Ligjit për shërbime audio…
Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar nga Kuvendi kontroll më të madh të punës së saj, respektivisht, institucioni ligjvënës të caktojë çdo javë nga një seancë, në të cilën deputetët do të mund të interesoheshin apo të pyetnin anëtarët e Qeverisë për çështje tematike. Kërkesa e Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, synon rritjen e transparencës në punën e saj, apo që për çështjet madhore me interes të qytetarëve të jenë të njoftuar ose të dalin me propozime edhe përfaqësuesit e zgjedhur në Kuvend. Aktualisht deputetët në bazë të rregullores mbi punën e Kuvendit kanë të drejtën të parashtrojnë pyetje për ekzekutivin, por…
Ekspozitë muzeore “25 vjet Armatë e Republikës së Maqedonisë” me rastin e 18 gushtit – Ditës së ARM-së me fotografi, pajisje ushtarake, armë dhe ekskluzivitete nga armatimi i njësiteve speciale nga historia 25-vjeçare e Armatës u hap sot në Muzeun ushtarak në Shkup. “Një çerek histori e shtetit tonë dhe Armatës është shkruar me suksese të mëdha dhe ngjarje të ndritshme, por edhe me ngjarje të cilat askush nuk dëshironte të ndodhin dhe janë paralajmërim më i mirë se si nuk duhet. Për të mirën e shtetit tonë Republika e Maqedonisë për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj…
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë është duke sqaruar incidentin e ndodhur në Toronto të Kandasë, ku Athina pretendon se konsulli maqedonas Jovica Palacevski është shfaqur në një eveniment, duke pasur në sfond një hartë të ish-Republikës Jugosllave, me të ashtuquajturën “Maqedonia e Madhe”. Silvana Ivanovska, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, ka deklaruar për Televizionin SHENJA se për momentin nuk kanë shumë detaje për këtë rast. “Jemi duke u angazhuar për ta sqaruar rastin. Do të japim më shumë informata në momentin që do t’i kemi”, ka deklaruar ajo. Duke reaguar për këtë incident, Athina…
Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë janë acaruar përsëri, pas një incidenti, të cilin Athina zyrtare e ka konsideruar si incident diplomatik dhe provokues. Ngjarja ka ndodhur në Toronto të Kandasë, kur konsulli i përgjithshëm i Maqedonisë është shfaqur në një eveniment, duke pasur në sfond një hartë të Ish Republikës Jugosllave, me të ashtuquajturën “Maqedonia e Madhe “, me yllin e Vergjinës, ku përfshihen edhe territore greke, gjithë rajoni i Halkidhikisë, si dhe Greqia e Veriut deri në Larisa. Përveç këtij fakti, siç thekson ministria e jashtme greke, në një notë proteste që ajo i ka dërguar Shkupit, konsulli Jovica…
Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka marrë iniciativë dhe i ka intensifikuar aktivitetet për sjelljen e tarifës së lirë të rrymës në çdo ditë pune, nga dy orë. LSDM pretendon se me këtë hap realizohet edhe një nga masat kryesore të parapara në programin parazgjedhor të LSDM-së dhe Programit të Qeverisë së re dhe ajo që është premtuar së shpejti do të bëhet realitet për qytetarët. “Me kursim dhe punë të përgjegjshme të ndërmarrjeve shtetërore ELEM dhe MEPSO do të sigurohen kushte për sjelljen e tarifës së lirë, me çka masa e ndërmarrë nuk do ta dëmton askënd. Në vend…
17 August Gjithsej 11 aksidente trafiku janë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup. Prej tyre katër me pasoja të dëmeve materiale, ndërsa shtatë me lëndime trupore në të cilët 10 persona janë lënduar më lehtë, njofton SPB. Policia ka evidentuar edhe një numër më të madh të kundërvajtjeve: 11 shoferë nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë, 12 janë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, ndërsa 40 kanë qenë të parkuar në mënyrë jo të rregullt.
Nesër dhe pasnesër në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet dezinsektim ajror kundër mushkonjave në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në qoftë se nuk lejojnë kushtet e motit, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, dezinsektimi ajror do të realizohet ditën e parë të ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme. Nga Qyteti i Shkupit i njoftojnë bletarët që në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.
Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Maqedonisë janë acaruar përsëri, pas një incidenti, të cilin Athina zyrtare e ka konsideruar si incident diplomatik dhe provokues. Ngjarja ka ndodhur në Toronto të Kandasë, kur konsulli i përgjithshëm i Maqedonisë është shfaqur në një eveniment, duke pasur në sfond një hartë të Ish Republikës Jugosllave, me të ashtuquajturën “Maqedonia e Madhe “, me yllin e Vergjinës, ku përfshihen edhe territore greke, gjithë rajoni i Halkidhikisë, si dhe Greqia e Veriut deri në Larisa. Përveç këtij fakti, siç thekson ministria e jashtme greke, në një notë proteste që ajo i ka dërguar Shkupit, konsulli Jovica…
Në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” -Shkup sot dhe nesër është paraqitja për regjistrim në vitin e parë të vitit akademik 2017-2018. Sipas konkursit për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të studimeve për vitin e ardhshëm akademik, vende të lira janë gjithsej 10.818. Prej tyre 5865 janë për studentë të rregullt për të cilët participimi shkollor është 200 euro, 3793 vende janë për studentë të rregullt me bashkëfinancim për studime me 400 euro në vit dhe 1116 për studime me korrespondencë që, gjithashtu paguhen 400 euro. Risi në konkurs është heqja e studimeve të disperzuara. Kandidatët që nuk…
Moti sot pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë e me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje afatshkurtra të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët veriore. Indeksi UV do të ketë vlerën 8. Temperatura e mëngjesit pritet të lëvizë prej 14 deri 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri 36 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë e me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët veriore. Temperatura e mëngjesit parashikohet…

