Author: almakos

16 August Lideri i ri i sidikalistëve Darko Dimovski sot doli me akuza. Ish kryetari i sindikalistëve Zhivko Mitrevski ka gëzuar privilegje më të mëdha edhe nga vetë deputetët. Përveç rrogës prej 50 mijë denarëve, ka pasur edhe sigurim jetësor, veturë dhe shofer zyrtar, telefon celularë, të drejtë që të arsimohet dhe kompletohet në llogari të LSM-së si dhe benefite tjera. “Kryetari ka të drejtë të kompensimit për shfrytëzim të banesës, edhe pse i njëjti kryetar ka banesë në Shkup si dhe të drejtë për kompensimin e shpenzimeve për energji elektrike, ujë, shërbime komunale, ngrohje qendrore dhe të gjitha shpenzimet…

Lexo më Shumë

Deponia ilegale në hyrje të qytetit jo vetëm që nuk pastrohet dhe dislokohet, por ditëve të fundit ajo është zmadhuar edhe më shumë dhe mbeturinat kanë dalë tanimë në rrugën kryesore. Qytetarët e Tetovës thonë se kjo është një pamje e hidhur për qytetin, ndërsa banorët dhe afaristët për rreth ankohen se era që kundërmon ështëe bërë e padurueshme. Banorët e Tetovës dhe aktivistët e sektorit civil akuzojnë administratën e kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, se nuk ka as interesimin më të vogël për të zgjidhur këtë problem, në emër të së cilit katër vjet më parë morën…

Lexo më Shumë

< Qeveria ka kërkuar nga kreu i Parlamentit Talat Xhaferri që një herë në javë të mbahen takime në të cilat do të diskutohet rreth cështjeve tematike të deputetëve të cilat parashihen të zgjasin një orë. Në letrën zyrtare të kryeministrit Zaev ndaj kryeparlamentarit, thuhet se një gjë e tillë kërkohet të bëhet me qëllim të zbatimit të plotë të Planit qeveritar 3-6-9. Zaev në komunikatën dërguar Xhaferit, kërkon që një gjë e tillë të zbatohet sipas normale ligjore dhe procedurave parlamentare. Gjithashtu në komunikatë thuhet se Qeveria në mënyrë aktive përkushtohet në kyçjen e Kuvendit në reformat e shërbimeve…

Lexo më Shumë

16 August Edhe pre ditë pas vrasjes së biznesmenin kontrovers nga Struga, Dilaver Bojkun ende nuk ka asnjë gjurmë për autorin e krimit. Nga policia e Ohrit për Alsat M thonë se policia në kuadër të Sektorit për punë të brendshme është e fokusuar në mbledhjen e informatave dhe të dhënave në lidhje me këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar. “Vazhdojnë aktivitetet me anketimin e qytetarëve dhe marrjen në pyetje të personave të caktuar në stacionin e policisë. Të gjitha këto masa bëhen në bashkëpunim me Prokurorin Publik, i cili jep udhëzime për masa të mëtejshme-…

Lexo më Shumë

16 August Komisioni Shtetëror Kundër Korrupsionit iu përgjigj kërkesës së VMRO-DPMNE-së dhe dha mendimin e tij në lidhje me ligjshmërinë e procedurës për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvrlevski. Aktikorrupsionerët njëzëri vendosën se ajo do të ishte në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Sipas interpretimit të tyre, me Neni-n 8 paragrafi 1 i këtij ligji ndalohet emërimi ose shkarkimi i zyrtarëve nëse më parë jenë shpallur zgjedhjet. Në këtë rast bëhet fjalë për zgjedhjet lokale të cilat kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i shpalli më 6 gusht. Opozita menjëherë pas kësaj tha se tashmë ka një arsye ligjore për të ndaluar…

Lexo më Shumë

16 August Ndërkohë, edhe sot vazhdoi seanca për shkarkimin e prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski. Edhe këtë seancë e karakterizuan replikat dhe kundër replikat mes deputetëve të VMROD-DPMNE-së. Ndërkaq, deputetët e shumicës parlamentare edhe sot nuk morën pjesë në debat, sepse siç thonë, ky debat është i pakuptimtë. Sipas opozitës, pushteti dëshiron ta shkarkojë Zvërlevskin me qëllim që kryeministri Zoran Zaev të shpëtojë nga proceset gjyqësore të ngritura kundër tij, si dhe për defokusimin e opinionit prej disa temave aktuale, siç janë huamarrjet, zjarret, strategjia për emigrantët dhe çështje të tjera.

Lexo më Shumë

Nuk ka ende asnjë të dyshuar për vrasjen e Dilaver Bojkut. Policia është duke punuar në mënyrë intensive në kapjen e autorit. Nga SPB Ohër për TV SHENJA kanë thënë se në bisedë informative kanë ftuar disa persona dhe janë realizuar anketa me qytetarët. Përveç autorit, për MPB-në të paktën zyrtarisht janë ende të panjohura edhe motivet e vrasjes. Në opinion spekulohet se bëhet fjalë për hakmarrje. Kujtojmë se Dilevar Bojku- Leku u qëllua për vdekje tre ditë më parë me plumb në kokë, në restorantin e tij “Aqua Blu”. Policia ka publikuar edhe përshkrimin e personit i cili kërkohet për…

Lexo më Shumë

Katër muaj pas ngjarjeve të dhunshme në Kuvend, Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion refuzon të përgjigjet nëse janë ftuar të dëshmojnë deputetët e VMRO-së Kërste Mukoski dhe Sashe Vasilevski, të cilët sipas incizimeve të kamerave të sigurisë në Kuvend, kanë hapur dyert e institucionit ligjvënës për t’iu ndihmuar dhunuesve të depërtojnë më lehtë brenda objektit të Parlamentit. Nga kjo Prokurori thonë se lënda është në fazë para hetimore, dhe se sipas normave ligjore nuk lejohet që të zbulohen të dhëna rreth personave që thirren në Prokurori. Procedura për këtë lëndë e cila udhëhiqet nga ana e Prokurorisë…

Lexo më Shumë

16 August Sot në Prishtinë është nënshkruar protokolli teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë për hapjen e pikës kufitare Stançiq- Bellanoc. “Zv/kryeministrit Osmani dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar, projekti për pikën kufitare “Bellanoc-Stançiq” mori drejtimin e duhur. Me nënshkrimin e Protokollit me palën kosovare sot në Prishtinë, Qeveria e Maqedonisë përmbyll pjesën e detyrimeve të saj duke i mundësuar palës kosovare edhe kontraktimin e menjëhershëm të kompanisë për ndërtimin e objektit të përbashkët në pikën kufitare “Bellanoc-Stançiq”, shkruan në “Facebook”, zv/ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.

Lexo më Shumë

VMRO ka marrë edhe një mbështetje tjetër në përjekjen për të parandaluar shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski nga Kuvendi. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka sjellur vendim se shkarkimi i Zvërlevskit është në kundërshtim me ligjin. Sipas këtij Komisioni, nuk duhet të ketë emërime as shkarkime pas shpallje së zgjedhjeve. “Edhe ky vendim është në përputhje me vendimet e mëhershme se nuk ka emërime e shkarkime pasi të shpallet data e zgjedhjeve. Ky ishte mendimi në katër ose pesë cikle zgjedhore, në atë mendim ngelemi edhe tani”, vlerësoi Komisioni Antikorrupsion. Ky vendim i Komisionit vjen pas kërkesës së VMRO-së.…

Lexo më Shumë

16 August Paraqitje lokale e vranësirave jostabile me shi afatshkurtër dhe bubullima të rralla, priten sot dhe nesër në orët e pasdites, paralajmërojnë nga DPHM-ja. Deri të shtunën moti do të jetë kryesisht shtabil dhe i ngrohtë kur do të jetë edhe më ngrohtë, deri në 38 gradë Celsius në juglindje të vendit. Të dielën nga fundi i ditës do të ketë shi lokal të rrëmbyeshëm me bubullima, ndërsa të hënë pritet mot me vranësira me reshje më të mëdha të shiut, erë të forcuar dhe ulje e konsiderueshme e temperaturave ditore.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë detaje të tjera se për çfarë veprash dyshohet biznesmeni dhe ish funksionari i LSDM-së, Lupço Palevski, i cili është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale. “Personi L. P. mbrëmë është arrestuar dhe dërguar në stacion policor, me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Për informata plotësuese drejtohuni tek Prokuroria Speciale”, thonë nga MPB për Televizionin Shenja. As Prokuroria Speciale nuk dha detaje se për çfarë veprash dyshohet Palevski dhe cila ka qenë arsyeja e arrestimit. Edhe pse kemi dërguar pyetje në adresë të këtij institucioni, deri tani nuk kemi asnjë përgjigje. Detajet e vetme…

Lexo më Shumë