16 August Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do ta mbajë vazhdimin e 12-të të seancës së gjashtë në të cilën do të debatohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski.Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksohet në sqarim, kryerjen e paligjshme, jo në kohë dhe të pamjaftueshme profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të…
Author: almakos
Moti sot në Maqedoni pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë, do të ketë vranësira të vogla deri në mesatare. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 29 deri 36 gradë celsius. Po ashtu në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 31 gradë. UV indeksi do të jetë 8.
15 August Me kërkesë të PSP-së biznesmeni Lupço Palevski – Palço është dërguar në stacionin e policisë në Shkup këtë mbrëmje, bënë të ditur nga MPB. “Për momentin kemi të bëjmë me lëndë parahetimore dhe nuk nundet të japim detjae tjeta”, thanë nga MPB. Nga PSP për momentin nuk zbardhin detaje. Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për publikimin e disa bisedave të përgjurara ilegale.
Biznesmeni nga Shkup, Lupço Palevski, është ndaluar sonte në stacionin policor me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike, mëson Tv 24Vesti nga burime të PSP-së. Sipas burimeve të njejta në PSP është nisur procedurë parahetimore për Palevskin. Nuk ka informacione se për cilën lëndë akuzohet, e as në cilin stacion policor është ndaluar i dyshuari.
Edhe këtë vit nuk do të ketë regjistrim të studentëve të rinj në degët e disperzuara të Universitetit Shtetëror të Tetovës, njoftoi përmes një konference për shtyp prorektori për arsim në USHT, Reshat Qahili. Mirëpo ai nuk përjashtoi mundësinë që vitet tjera të ketë konkurs në drejtimet e disperzuara. Qahili gjithashtu bëri të ditur se USHT, sot ka hapur konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2017/18. Të gjithë maturtantët e kësaj gjenerate do të kenë mundësi që në 60 programet studimore, përkatësisht në 13 fakultete, të zgjedhin njërin prej tyre. Në bazë të konkursit i cili…
Shteti ka marrë borxh të ri prej 44.7 milionë euro në tregun e brendshëm financiar. Sipas paralajmërimeve, ministria e financave do të lëshojë letra shtetërore 12 muajshe në vlerë prej 27.3 milionë euro dhe letra me afat arritje për pagesë prej 5 dhe 15 viteve në shumë të përgjithshme prej 17.4 milionë euro. Këto ditë pritet që shteti duhet të kthejë 32.5 milionë euro borxhe të vjetra dhe 7.8 milionë euro plotësuese deri në fund të muajit. VMRO-DPMNE e akuzoi qeverinë se për çdo ditë qytetarët i ngarkon me borxh prej 1 milionë euro e gjysmë në ditë. Nga LSDM-ja…
Zv/kryeminsitri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ka shprehur optimizëm se Maqedonia kësaj radhe do të ec përpara në rrugën e saj të integrimeve evropiane. Ai beson se reformat që po zbaton Qeveria në këtë drejtim, do të rezultojnë me rekomandim pozitiv dhe të pakushtëzuar. I pyetur në lidhje me raportet me Bullgarinë, Osmani vlerësoi se Bullgaria ka interes që të mbështesë Maqedoninë në këtë drejtim dhe të mos bllokojë rrugën e euro-integrimeve të vendit. BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE “Bullgaria do të kryesojë me Bashkimin Evropian nga 1 janari. Mendoj se ka interes Bullgaria që ky rajon të mos…
Shumica parlamentare shpreson ta shkarkojë Marko Zvërlevskin këtë javë. Sot kur në Kuvend ka vazhduar avazi i vjetër i VMRO DPMNE-së me fjalime procedurale dhe replika, asnjë deputet nga shumica parlamentare nuk foli por nga foltorja e qendrës për media iu bë apel që të zhbllokojnë punën e Kuvendit në mënyrë që të lejohet rrjedha e proceseve reformuese. Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski i tërhoqi vëmendjen VMRO-së që të mos vazhdojë ta mbrojë kriminalitetin dhe të lejojë shkarkimin e Zvërlevskit. FROSINA REMENSKI, LSDM “Shkarkimi i kryeprokurorit Marko Zvrlevski nuk do të zgjasë deri në pafundësi, ne shpresojmë të shkarkohet këtë…
I gjatë rreth 1.70 centimetra, jo shumë i zhvilluar dhe i moshës rreth të tridhjetave. Ky është përshkrimi i personit të cilin po e kërkon policia, i dyshuar si autor i vrasjes së Dilaver Bojkut, gjatë ditës së djeshme në restorantin “Aqua Bluskaj”. Sulmuesi i Bojkut, sipas policisë ka qenë i veshur me bluzë ngjyrë të mbyllur, pantallona të shkurta po ashtu me ngjyrë të mbyllur si dhe sandale verore. Në kokë ka mbajtur kapelë të bardhë dhe syze të zeza për diell. Sulmuesi është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa policia po gjurmon pistat e mundshme që mund të…
Transporti publik në Tetovë mbetet një nga problemet kryesore të këtij qyteti dhe një nga premtimet më të rëndësishme të cilat i shkeli kryetarja e kësaj komune, Teuta Arifi, gjatë mandatit katër vjeçarë në krye të Tetovës. Transporti publik ishte një nga premtimet kryesore të fushatës së zgjedhjeve të kaluara lokale, ndërsa Arifi e kishte premtuar edhe gjatë çdo fundviti. Ajo kishte kërkuar që Qeveria t’i ndajë autobusë dhe nëse nuk i plotësohet kjo kërkesë ishte zotuar se ato do t’i sigurojë me mjete të Komunës. Viti 2017 ishte viti kur transporti publik duhej të ishte vënë në funksion. Teuta…
Pavarësisht formimit të Qeverisë së re kriza politike në Maqedoni vazhdon edhe më tej. Kështu vlerëson analisti politik Selim Ibrahimi, i cili thotë se akoma nuk mund të ndjehen reformat të cilat janë premtuar, duke shtuar se për t’u arritur e gjithë kjo, kësaj Qeverie do i duhej edhe një tjetër mandat. Ai vlerëson po ashtu edhe se zvarritja e procesit për ndërrimin e kryeprokurorit Zvërlevski është një konflikt brenda VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, që e pengon zgjidhjen e çështjeve që i tangon shqiptarët. Ndërkaq, analisti politik, Branko Gerovski, gjithë këtë situatë e cilëson si një proces të daljes nga kriza…
Në ditën kur skadon afati për shfrytëzimin e fondeve IPA për ndërtimin e pikë kalimit kufitar të përbashkët “Bellanoc-Stançiq” mes Maqedonisë dhe Kosovës, Qeveria sikur u zgjua nga gjumi dhe aprovoi debllokimin e realizimit të këtij projekti pas çka firmosi revidimin e marrëveshjes me BE-në. Zv.kryeministri Bujar Osmani tha se ndërtimi i objektit të përbashkët do ti kalojë në kompetencë Qeverisë së Kosovës. Ndryshe, tenderi për ndërtimin e pikë kalimit kufitar duhet të kishte përfunduar në korrik, për t’i hapur rrugën thithjes së rreth 1.2 milion eurove për këtë projekt. Qeveria sapo aprovoi debokllimin e implementimit të projektit për pikën…

