Edhe këtë vit nuk do të ketë regjistrim të studentëve të rinj në degët e disperzuara të Universitetit Shtetëror të Tetovës, njoftoi përmes një konference për shtyp prorektori për arsim në USHT, Reshat Qahili. Mirëpo ai nuk përjashtoi mundësinë që vitet tjera të ketë konkurs në drejtimet e disperzuara.
Qahili gjithashtu bëri të ditur se USHT, sot ka hapur konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2017/18.
Të gjithë maturtantët e kësaj gjenerate do të kenë mundësi që në 60 programet studimore, përkatësisht në 13 fakultete, të zgjedhin njërin prej tyre. Në bazë të konkursit i cili është shpallur që në muajin korrik, Universiteti i Tetovës, parasheh që të regjistron 4 000 studentë”, deklaroi Qahili.
Ai poashtu potencoi se ky Universitet është mobilizuar që kryerja e shërbimeve për regjistrimin e studentëve të kryhet në mënyrë të shpejtë dhe pa pritje të gjata, në mënyrë që ky proces të zhvillohet shumë lehtësisht.
Që procesi i regjistrimit të rrjedhë siç duhet, UT i ka marrë të gjitha masat dhe në veçanti ka angazhuar stafin administrativ që të gjithë të jenë në nivelin e detyrës, në mënyrë që mos të ketë pritje ose vonesa në kryerjen e procesin e regjistrimit”, tha Qahili.
Me rastin e fillimit të afatit të parë të regjistrimit, Qahili u shpreh i kënaqur nga interesimi i maturantëve për regjistrim në këtë universitet dhe shpreson që ky trend të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Ai poashtu bëri të ditur se regjistrimi do zgjasë deri të premten dhe rezultatet do të shpallen ditën e hënë, në orën 8:30 të mëngjesit.
Emine Ismaili
Viti akademik 2017/18, USHT parasheh… by tvshenjaofficial

