Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët tha të premten se kishte humbur ndihmë me vlerë 1 milion dollarë kur një raketë ruse goditi një nga depot e saj në Dnieper në Ukrainën lindore në fillim të kësaj jave.
Depoja, e cila përmbante materiale strehimi emergjence, duke përfshirë dyshekë gjumi dhe komplete higjienike, u shkatërrua të mërkurën dhe dy persona u vranë, tha Bernadette Castel-Hollingëorth, përfaqësuesja e UNCHR-së në Kiev.
Sipas UNHCR-së, furnizimet ishin të destinuara të shpërndaheshin tek njerëzit e zhvendosur dhe të prekur nga lufta në zonat e vijës së frontit në Ukrainë dhe t’i privonin njerëzit nga ndihma kritike në një kohë nevoje të madhe, ndërsa zhvendosjet dhe evakuimet me forcë vazhdojnë nga rajonet e vijës së frontit.
“Është e rëndësishme për ne, sepse është hera e parë që një strukturë e UNHCR-së po shënjestrohet ose sulmohet”, tha Castel-Hollingëorth.
UNHCR tha se kjo ishte pjesë e një trendi më të gjerë sulmesh ndaj konvojeve humanitare.
Javën e kaluar, dy konvoje të shënuara qartë të OKB-së me punonjës humanitarë u goditën nga dronë, një kamion po shpërndante ndihma në rajonin e Dnipropetrovskit, ndërsa një konvoj në rrugën për në Ostriv në rajonin e Khersonit u shënjestrua gjithashtu, tha UNHCR.


