Author: almakos

15 August Vrasësi i Dilaver Bojkut – Leku akoma është në arrati dhe i pakapshëm për policinë. Nga sektori për Punë të Brendshme të Ohrit njoftojnë se janë marrë masa intensive për kapjen e autorit. Ndërkohë që konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në te-rasën e restorantit Akua Blu që është në pronësi të Lekut. Në afërsi të tij është afruar tani për tani një person i panjohur i cili në drejtim të kokës ka shtënë me pistoletë, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Më pas personi në fjalë me vrap ka braktisur vendin e ngjarjes duke ikur në drejtim të rrugës…

Lexo më Shumë

Policia ende është duke e kërkuar vrasësin e 55-vjeçarit Dilaver Bojku. Nga policia kanë vërtetuar se ngjarja ka ndodhur në restorantin “Akua Blu” e cila është në pronësi të Bojkut.“Një person rreth orës 16:45 ka ardhur dhe ka shtënë me armë zjarri duke e goditur D.B në pjesën e kokës dhe më pas ka ikur. Menjëherë më pas, djali i D.B së bashku me një person tjetër kanë vrapuar pas tij në tentim për ta zënë atë, por sulmuesi ka shtënë disa plumba në drejtim të tyre dhe ka ikur”, ka njoftuar mëngjesin e sotëm MPB, përcjell SHENJA.I lënduari, thonë…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pritet ta vazhdojë debatin për shkarkim të prokurorit publik Marko Zvërlevski. Propozimi për shkarkim të Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak të, siç thuhet në elaborim, ushtrimit joligjor, jo në kohë dhe me profesionalizëm të pamjaftueshëm të funksionit. Gjithashtu, në dokument thuhet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimet e tij ka treguar se nuk është i aftë për ushtrim të funksionit, si dhe për shkak të asaj që nuk ka dorëzuar kërkesë për ngritje të procedurës penale për raste të parapara me ligj dhe prishje të prestigjit të funksionit. Kërkesa e Qeverisë,…

Lexo më Shumë

Si pasojë e plagëve të marra nga gjuajtjet me armë zjarri në plazhin e Strugës, ka humbur jetën Dilaver Bojku. Sulmi ndaj tij, në lokalin ku ai ka qenë pronar, është kryer rreth orës 16:45 minuta, në Plazhin Akua Bluskaj, në qendër të Strugës. Bojku është dërguar në spitalin e Strugës, megjithatë nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra, pas çka ka humbur jetën në spital. Televizioni Shenja kontaktoi policinë, nga ku nuk japin detaje rreth ngjarjes. Ata informojnë vetëm se është duke u formuar një ekip hetues, që do të punojë në drejtimet që do t’i marrin…

Lexo më Shumë

Vritet Dilaver Bojku, pronari i plazhit ‘Akva Blu’ në Strugë. Të shtënat janë dëgjuar në plazhin e Bojkut sot rreth orës 16:45. Bojku në SPitalin e Strugës është dërguar me plagë nga armë zjarrri në kokë në, i cili pas një kohe të shkurtër ka ndërruar jetë.

Lexo më Shumë

Obligues për pagesën e taksave të përcaktuara janë qytetarët me rastin e parashtrimit dhe zgjidhjes së kërkesave të tyre nga fushëveprimi i organeve të administratës dhe institucioneve tjera të Komunës. Pagesat mblidhen nga shteti, për të cilat nuk merret asgjë si shkëmbim, në formë të shërbimeve dhe mallrave në mënyrë direkte. Tatim ky i pagesës që shkon në buxhetin e shtetit, e cila është e detyrueshme, e pakthyeshme. Në rast të mos pagesave të taksës vjen edhe ndëshkimi administrativ, së bashku me interesin për pagesë të vonuar. Fitimin e vetëm në paratë e harxhara të popullit, është se realizohen përfitime…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë diskutimet brenda partiake për listat e kandidatëve që  do të konkurojnë për kryetarë të komunave, të qytetit të Shkupit, si dhe kështilltarë komunal dhe të qytetit të Shkupit. Ndërkohë që nga ana tjetër rrjedhin afatet e përcaktuara në kalendarin e KSHZ-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Zgjedhjet lokale tashmë janë përcaktuar për më 15 tetor. Mbajtja e Zgjedhjeve lokale       – 15 tetor Ndërkaq sipas kalendarit të KSHZ-së, për zgjedhjet lokale, partitë politike obligohen që më së voni deri më 9 shtator t’i dorëzojnë listat e kandidatëve në Komisionet komunale, respektivisht, 35 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve.…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit, Gjorgji Ivanov dje pasdite, brenda afatit ligjor, e nënshkroi rishikimin e buxhetit, i cili u votua nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë para shtatë ditëve. Pas nënshkrimit, rishikimi i buxhetit është dërguar në shërbimet e Kuvendit, ku pason publikimi në “Gazetën Zyrtare” dhe hyn në fuqi. Ky rishikim parasheh shkurtime të mjeteve në disa krerë të Kuvendit, ndërsa në masë të madhe janë shkurtuar edhe mjetet për institucionet që udhëheqin ose tangojnë shqiptarët. Universiteti “Nënë Tereza” është goditur rëndë nga rishikimi më i ri i arkës shtetërore. Edhe pse ky universitet pritej që të kompletohet me kuadër…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE-ja vazhdon me avazin e fjalimeve procedurale dhe replikave për shkarkimin e Marko Zvërlevskit, por për Zvërlevskin nuk flitet thuajse aspak. I gjithë fokusi i debatit mes deputetëve të VMRO DPMNE-së ishte te punësimet që i quajtën partiake të Qeverisë dhe largimin nga puna të njerëzve profesionist sipas tyre, vetëm sepse i kanë etiketuar si bashkëpunëtor të regjimit.  Deputëtet e VMRO-së gjetën kohë që të debatojnë mes vete edhe për tendencën për ta politizuar gjyqësorin dhe për borxhin që planifikon ta marrë Qeveria, për ndotjen e ajrit, por edhe për ndihmën që planifikohet tu ofrohet emigrantëve. Deputetët e VMRO-së…

Lexo më Shumë

Sindikata e pavarur e policisë vlerëson se polici i cili ka gjuajtur me armë adoleshentët në Strumicë ka vepruar sipas ligjit. Kryetari i sindikatës, Goce Delçev Todev tha se avokatët e sindikatës janë në terren dhe do t’i dalin në mbrojte policit. GOCE DELÇEV, KRYETAR I SINDIKATËS SË PAVARUR TË POLICISË “Sipas nesh, , ai ka vepruar tërësisht në mënyrë të drejtë dhe të duhur, për shkak se ngjarja është tërësisht e kualifikuar si veprim profesional nga ana e policit. Avokatët të cilat janë më shumë se dy ditë në terren në Strumicë, gjithkund ku duhet të paraqiten me atë…

Lexo më Shumë

Zjarret e mëdha që shkrumbuan mijëra hektarë pyje dhe kullota, do të shkaktojnë pasoja të mëdha ekologjike të cilat do të ndjehen vitin e ardhshëm, vlerësojnë ekspertët. Situata e tillë më shumë do të reflektohet tek burimet e ujit, gjegjësisht, mund të thahen shumë burime. Do të humben shumë nga burimet e ujit, pasi falë pyjeve ne kishim burime aktive gjatë tërë vitit. Mungesa e ujit tashme po na troket ne derë, pasi gjatë një viti kalendarik, si dru për ngrohje në industrinë e përpunimit shkatërrohen rreth 8000 hektarë zonë e gjelbër malore, ndërsa këtë vit nga zjarret janë shkatërruar…

Lexo më Shumë