Obligues për pagesën e taksave të përcaktuara janë qytetarët me rastin e parashtrimit dhe zgjidhjes së kërkesave të tyre nga fushëveprimi i organeve të administratës dhe institucioneve tjera të Komunës. Pagesat mblidhen nga shteti, për të cilat nuk merret asgjë si shkëmbim, në formë të shërbimeve dhe mallrave në mënyrë direkte. Tatim ky i pagesës që shkon në buxhetin e shtetit, e cila është e detyrueshme, e pakthyeshme. Në rast të mos pagesave të taksës vjen edhe ndëshkimi administrativ, së bashku me interesin për pagesë të vonuar. Fitimin e vetëm në paratë e harxhara të popullit, është se realizohen përfitime në mënyrë të drejtpërdrejt për një shërbim publik, shkruan Almakos.
Me shumat e mbledhura, shteti harxhon para, por nuk është sa duhet transparent para opinionit për atë se si dhe ku përfundojnë paratë e popullit. Por, nga ana tjetër duhet që të rritet vetëdija e qytetarëve dhe të kërkojnë llogari, për paratë e tyre.
Janë 200 mijë euro, të cilat janë derdh për një analizë të Marrëveshjes së Ohrit, se deri ku ka arritur zbatimi i kësaj marrëveshjeje, duhet të japin llogari politikanët.
Ka shumë shembuj të ndërtimeve dhe përmendoreve, që bëhen pa konsulta përkatëse. Ato janë para të popullit dhe qytetarët duhet të dijnë se ku harxhohen paratë e tyre, shkruan Almakos.
Ish deputi i PDSH-së, thotë se mos llogaridhënia ndaj qytetarëve do të thotë se keqpërdorohen paratë, jo vetëm për interesat e dikujt, por edhe menaxhimi me paranë dhe investimi ka qenë i gabuar, këtë e tregon praktika e deri tanishme.
“Në vendet me demokraci të zhvilluar interesimi i qytetarëve është më i madh për atë se si harxhohen paratë e popullit. Prandaj edhe institucionet janë të detyruar të jenë më transparet para opinionit dhe të gatshëm për llogaridhënje.
Në vendin tonë dhe në vendet tjera që janë në tranzicion ka shumë manipulime dhe keqpordorime me paratë e qytetarëve.
Praktika e deritanishme ka treguar se masovikisht janë keq menaxhuar paratë e popullit, si me investime të gabuara ashtu edhe me zhdukjen e tyre në adresa të panjohura.
Opinioni kritik është mëse i nevojshëm për të rritur presionin mbi pushtetin që qytetarët të informohen drejt, si dhe ku harxhohen parat e tyre”, tha Zudi Xhelili, ish deputet, për Almakos.
Pagesa e taksave, e cila menaxhohet nga autoritetet publike, në shtetin tonë është keq vepruar, mendon politologu Plloshtani, ku edhe ndikon në ekonominë e vendit. Ai thotë se ” Shkupi 2014″ ishte investim jo produktiv.
“Paratë publike si pasuri financiare që mblidhen nga taksapaguesit dhe të cilët menaxhohen nën përkujdesjen e një autoriteti publik në të shumtën e rastëve keqmenaxhohen. Keqmenaxhimi i parasë publike sjell probleme ekonomike dhe kjo reflektohet në dinamikën e zhvillimit ekonomik. Mjetet publike, veçanërisht në vendet e tranzicionit po shpenzohen përmes prokurimit publik, që do të thotë se kjo më tepër mund të rrisë fenomenin e keqmenaxhimit të taksapaguesve dhe të ndikojë direkt në zhvillimin e korrupsionit.
Pothuaj çdo qeverisje, shfrytëzimin e mjeteve buxhetore u kanë shpenzuar në investime jo produktive, që nuk stimulojnë rritjen e ekonomisë.
Projekti kontroverz “Shkupi 2014” ishte investim jo produktiv, dhe më tepër mund të cilësohet një fasadë e jashtme që të joshë një pjesë të qytetarëve. Mirëpo, që të rritet zhvillimi ekonomik i vendit do të duhej që investimet kapitale jo produktiove të shkurtohen dhe të kanalizohen më tepër në kapacitete prodhuese, nga ku mund të kemi dhe rritje graduale të ekonomisë.”, thotë Bujar Plloshtani, për Almakos.
Për Bardhyl Markun, shteti i Maqedonisë është një vend që ka ngec në aspektin e transparencës dhe llogaridhënies ndaj banorëve të saj, por edhe qytetarët nuk janë në gatishmëri të kërkojnë diç, për arsye se i frikësohen një shteti ku ligjet nuk funsionojnë.
“Përsa i përket trasparencës dhe llogaridhënies, e them me plot përgjegjësi se transparenca si në nivel qendror poashtu edhe në nivel lokal është shumë e ulët, nga ana tjetër edhe kyçja e qytetarëve në procesin e njejtë është shumë e ulët. Qytetarët nuk kërkojnë llogari se ku shkojnë paratë e tatimeve të tyre, qytetaret nuk kërkojnë kyçje në procesin e vendimmarrjes. Pra, ligjet e mundësojnë. Udhëheqësit e posteve publike nuk respektojnë ligjet ose e bëjnë ‘shkel e shko’ ndërsa, qytetarët nuk kërkojnë llogari, pasi i frikësohen ndonjë hakmarrje apo reperkusioni të mundshëm. Por, nga ana tjetër edhe nuk duhet të hidhërohemi shumë se ne jemi vetëm 100 vite larg vendeve me demokraci perëndimore.” tha Bardhyl Marku, për Almakos.
Për Xhenur Isenin, një shtet demokratik duhet të jep llogari në opinion nga të përzgjedhurit e popullit dhe organi ligjvënës.
“Duhet pasur parasysh se disa politikan i kanë blerë votat për këtë nuk ndjejnë llogari ndaj qytetarëve, përfshirë këtu edhe për paratë publike. “Qytetarët e mjerë e konsiderojnë veten për llogaridhënie”. Duan llogaridhënie, mirëpo harrojnë se përmes bindjes pa argumente apo shitjes së paarsyeshme të votës, ata kanë degdisur mundësinë e llogari kërkimit dhe për pasojë lypsarët e dikurshëm (politikanët), tani mendojnë se nuk kanë llogari t’i japin detaje atyre që po kërkojnë me ngulm. Me këtë ngadalë e sigurt, lëre se politikanët i harrojnë qytetarët, por edhe qytetarët i harrojnë politikanët me gjithë thesin me premtime. Kjo është tmerr, por domsdo duhet kërkuar llogaridhënie për paratë publike, me vet faktin që janë “publike”, në të njejtën kohë qeveria dhe politikanët që janë pjesë të saj duhet të jenë transparent, por kjo krejt varet nga qytetarët e “vetëdijësuar”. Demokracia e Maqedonisë nuk mund të shkojë në drejtimin e duhur përderisa edhe për vendimet më të rëndësishme ku përfshihen paratë publike, nuk jepen informata të menjëhershme në opinion nga të përzgjedhurit e popullit dhe organi ligjvënës”, tha Xhenur Iseni, për Almakos.
Për Dritan Lleshin, ata qytetarë që kërkojnë llogari, siç është rasti edhe te vota e tyre, jo vetëm te paratë e qytetarëve, konsiderohen si të papërfillshëm për elitën udhëheqëse.
Delvina Kërluku
Almakos.com

