Një ditë pasi Izraeli liroi 430 aktivistët e flotiljes “Sumud” që shkonte për në Gaza, shqiptari Baki Goxhaj është kthye sot (22 maj) në Shqipëri.
Ai mbërriti në aeroportin e Rinasit gjatë mesditës. Goxhaj u ndalua nga autoritetet izraelite gjatë pjesëmarrjes në flotiljen humanitare “Global Sumud”, e cila po transportonte ndihma drejt Rripi i Gazës.
Kthimin e Goxhajt drejt Shqipërisë e konfirmoi edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po ditën e sotme.
Ai u prit në Rinas edhe nga familjarë dhe të afërm. Fillimisht aktivistët pas lirimit u transportuan me avion drejt Turqisë për trazit dhe më tej në vendet e tyre.
Goxhaj deklaroi për mediat se gjatë ndalimit nga forcat izraelite ka pasur raste dhune ndaj tij, duke ngritur shqetësime për mënyrën e trajtimit të pjesëmarrësve civilë në flotilje.
Flotilja “Global Sumud” ishte nisur me qëllim dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, por u ndalua nga autoritetet izraelite para se të mbërrinte në destinacion.
Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe diskutime për trajtimin e aktivistëve ndërkombëtarë të përfshirë në misione humanitare në zonën e konfliktit.


