Author: almakos

As gjykata penale e as këshilli gjyqësor nuk zbulojnë çfarë informimi ka ardhur nga Shkupi 1. Kryetari i këshillit Zoran Karaxhovski nuk dha hollësi për çfarë bëhet fjalë edhe pas insistimit të gazetarëve të informohen se për çfarë është biseduar në seancën ë tyre të sotme. Mos bëni përpjekje të gjithë gazetarët si në kuiz t’ia qëlloni se për çfarë është biseduar. Nuk do tregoj më tepër, seanca nuk është publike. Shkaqet janë që ajo të jetë ë mbyllur. Është vendosur njëzëri dhe ashtu është sipas dispozitës sepse mund të cenohet integriteti i ndonjë gjykatësi – deklaroi Zoran Karaxhovski, kryetarë…

Lexo më Shumë

Hapja e vendkalimit kufitar Bellanoc-Stançiç mbetet ende ëndërr, edhe pse marrëveshja për rë daton që nga viti 2011. Deri më sot, Qeveria nuk ka bërë thuajse asgjë për përfundimin e procedurës për shpronësimin e tokës dhe dhënien e lejes për ndërtim të vendkalimit kufitar. Nga Qeveria arsyetohen duke thënë se vonesa e procedurave në fjalë, vjen për shkak të zbatimit të procedurave ligjore të dy shteteve Maqedoni e Kosovë, të cilat janë bashkëpjesëmarrëse në këtë projekt. “Te ne vazhdon procedura për dhënien e lejes për ndërtim dhe shpronësim të cilat janë planifikuar të përfundojnë në afat prej 20-30 ditësh. Pastaj,…

Lexo më Shumë

Në atmosferë të tensionuar ka kaluar tentimi për marrjen e postit të kryetarit të Lidhjes së Sindikatëve të Maqedonisë. Kryetari i ri Darko Dimovski ka qenë i penguar në përpjekjet e tij për t’u futur në objektin e Sindikatës nga ana e sigurimit të ish kryetarit Zhivko Mitrevski. Pas një kohe dhe intervenimit policor, Dimovski prezantoi vendimin e Regjistrit Qendror me të cilin dëshmon se tani ai është kryetar i Lidhjes së Sindikatës. Mitrevski kërkoi kohë për ta dorëzuar funksionin. Më pas, Dimovski, mbajti konferencën e parë për shtyp dhe tha se ata menjëherë do të fillojnë punën. DARKO DIMOVSKI, KRYETAR…

Lexo më Shumë

Zharko Mitrevski nuk e pranon kryetarin e LSM-së, Darko Dimovski. Ai e akuzon ministren e MPPS-ës, Mila Carovska, me arsyetimin se e sulmon institucionin dhe se do të ngrejë padi penale ndaj saj. Mitrevski tha se do të ngritë padi penale edhe kundër drejtoreshës së Regjistrit qendror. Darko Dimovski sot zyrtarisht e ka marrë funksionin për kryetar të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Këtë mëngjes para dyerve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka ndodhur dramë e vërtetë, kur drejtori i ri i LSM-së, Darko Dimovski, me punëtorët e tij erdhi për ta marrë funksionin e ri nga udhëheqësi…

Lexo më Shumë

Nuk ka dënim me burg për ish truprojën e Nikolla Gruevskit, Dejan Mitrovski – Urko. Për aksidentin rrugor të cilin e shkaktoi ai, e si pasojë, humbi jetën 22 vjeçari Stojanço Andonov, Mitrovski u dënua dy vite me kusht. Gjykatësja Biljana Kocevska ka konstatuar se faji për aksidentin me pasoja vdekjeprurëse është i tashmë motoristit të ndjerë, i cili ka vozitur 90 km në orë, ose me shpejtësi të papërshtatshme, ndërkaq gjithashtu nuk ka pasur edhe drita të përparme. Ndërkohë, familja e të riut të ndjerë nuk ka ngritur kallëzim penal kundër Dejan Mitrovskit – Urko. Ndryshe, aksidenti ka ndodhur…

Lexo më Shumë

Për sipërfaqen e saktë me pyje të përshirë nga zjarret do të dihet nesër pasi në seancën qeveritare NP “Pyjet e Maqedonisë” do të kumtohet numri i saktë, tha sot ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski. Nga kjo do të varet, theksoi, nëse ndalesa për lëvizje në pyje ende do të jetë në fuqi. Nikollovski në konferencën për shtyp potencoi se masa e djegur e pemëve nuk do të vendoset në qarkullim dhe do të jetë nën kontroll të ashpër nga ana e Inspektoratit. Njëherit paralajmëroi se nga viti i ardhshëm mjetet buxhetore për mbrojtje të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës i ka propozuar Qeverisë ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Administratorët, me të cilën kërkon shfuqizim të testeve për kapacitetin intelektual, certifikatave për njohjen e gjuhëve të huaja, ndërkaq propozon dhe ndryshime në mënyrën e avancimit në punë të administratorëve. Sipas sqarimit të Ministrisë, ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për Administratë kanë për qëllim që t’i përmirësojnë procedurat për zgjedhje, avancim dhe vlerësim të administratorëve, me çka do të rritet numri i kandidatëve përkatës për punësim, por edhe do të kontribuojë edhe për mbajtjen e kualitetit dhe motivimin e të punësuarve në…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni në qershor të këtij viti ka pasur 84.778 turistë të cilët kanë realizuar 197.016 bujtje, që është për 18,1 për qind më shumë turistë dhe për 14,6 për qind më shumë bujtje në krahasim me qershorin e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve vendorë në qershor të këtij viti është rritur për 4,1 për qind në krahasim me qershorin e vitit 2016, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 24 për qind. Turistët vendorë kanë realizuar për 8,1 për qind, ndërsa të huajt për 18,2 për qind më…

Lexo më Shumë

Ndërrimi i funksionit të drejtorit në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kaloi me probleme dhe tensione. Drejtori legjitim Darko Dimovski u pengua të hyjë në zyrat e LSM-së nga sigurimi i ish drejtorit Zhivko Mitrevski. Gjatë diskutimit në hyrje u thye dera e xhamit ndërkohë intervenoi edhe policia. Pas një ore para dyerve u paraqit edhe Mitrevski, i cili kërkoi disa orë që t’i mbledh materialet dhe dokumentet e tij nga zyra dhe njoftoi se në orën 15 do ta dorëzojë funksionin. Dimovski si udhëheqës i LSM-së është zgjedhur para një viti, por Mitrevski ka arritur që deri në…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka mohuar nëpërmjet një statusi në facebook ka mohuar akuzat e VMRO-DPMNE-së të ngritura për interpelancë. Ai shprehet se asnjë ditë nga puna e tij nuk ka qenë në pushim. Ai gjithashtu kërkon nga VMRO-DPMNE-ja të tregojnë se kush është ajo vajzë që ka ndërruar jetë që institucionet kompetente të marrin masa. “Jam këtu, në Gostivar dhe në Shkup, çdo ditë në punë, asnjë ditë të vetme nuk kam qenë në pushim, vetëm si informatë për ju. Së dyti, më tregoni kush është pacientja që ka ndërruar jetë nga helmimi i gjakut, a ka emër…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në momentet e fundit të skadimit të afatit ligjor Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka nënshkruar rebalancin e votuar të buxhetit. Arsyeja kryesore për paqartësinë që u krijua në opinion se Ivanov paraprakisht ka udhëtuar jashtë shtetit. Nga kabineti i presidentit nuk kanë kumtuar se ku ka shkuar, por për më shumë media kanë deklaruar se ai do të kthehet në Maqedoni me kohë që ta nënshkruar rebalancin sipas ligjit. Pas nënshkrimit, Ligjin për Rebalancin e ka kthyer në Kuvend, ku para një jave u votua.

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Ljupço Georgievskit ju bën thirrje ish-partiakëve të tij që të mbështesin reformat në partinë që ka rënë në pushteti. Ai i përmend ata që thotë se i mbështesin idetë e VMRO-së historike, që të mbeten pas ideve për reforma dhe ta mbështesin VMRO Popullore, partinë që ai e krijoi pas divorcit me Nikolla Gruevskin. “Ditëve të fundit jemi dëshmitar për një fushatë të çmendur kundër igumenit Partenij dhe vëllazërisë së murgjve për shkak pozitës së tyre të shprehur në mënyrë të qartë në mbështetje të fqinjësisë së mirë Maqedonisë dhe Bullgarisë. Në këtë fushatë janë kyçur edhe…

Lexo më Shumë