Ndërrimi i funksionit të drejtorit në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kaloi me probleme dhe tensione. Drejtori legjitim Darko Dimovski u pengua të hyjë në zyrat e LSM-së nga sigurimi i ish drejtorit Zhivko Mitrevski. Gjatë diskutimit në hyrje u thye dera e xhamit ndërkohë intervenoi edhe policia.
Pas një ore para dyerve u paraqit edhe Mitrevski, i cili kërkoi disa orë që t’i mbledh materialet dhe dokumentet e tij nga zyra dhe njoftoi se në orën 15 do ta dorëzojë funksionin.
Dimovski si udhëheqës i LSM-së është zgjedhur para një viti, por Mitrevski ka arritur që deri në këtë kohë të mos e dorëzojë funksionin.
Dimovski premtoi se prej sot fillon lufta e vërtet për të drejtat e punëtorëve.

