Ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Ljupço Georgievskit ju bën thirrje ish-partiakëve të tij që të mbështesin reformat në partinë që ka rënë në pushteti. Ai i përmend ata që thotë se i mbështesin idetë e VMRO-së historike, që të mbeten pas ideve për reforma dhe ta mbështesin VMRO Popullore, partinë që ai e krijoi pas divorcit me Nikolla Gruevskin.
“Ditëve të fundit jemi dëshmitar për një fushatë të çmendur kundër igumenit Partenij dhe vëllazërisë së murgjve për shkak pozitës së tyre të shprehur në mënyrë të qartë në mbështetje të fqinjësisë së mirë Maqedonisë dhe Bullgarisë. Në këtë fushatë janë kyçur edhe portalet e regjimit të mëparshpëm si dhe ‘intelektualët’, historianët dhe ‘patriotët’ e shqetësuar të cilët 11 vjet ishin në listën e të paguarve të regjimit të njëjtë që në mënyrë ‘patriotike’ grabitën Maqedoninë”, vlerëson Georgievski.
Nga kjo parti shtojnë se u japin mbështetje të plotë arkimandrit Partenij dhe të gjithë murgjve në manastirin “Shën Gjon Pagëzorit”.

