Author: almakos

Ndërrimi i funksionit të drejtorit në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kaloi me probleme dhe tensione. Drejtori legjitim Darko Dimovski u pengua të hyjë në zyrat e LSM-së nga sigurimi i ish drejtorit Zhivko Mitrevski. Gjatë diskutimit në hyrje u thye dera e xhamit ndërkohë intervenoi edhe policia. Pas një ore para dyerve u paraqit edhe Mitrevski, i cili kërkoi disa orë që t’i mbledh materialet dhe dokumentet e tij nga zyra dhe njoftoi se në orën 15 do ta dorëzojë funksionin. Dimovski si udhëheqës i LSM-së është zgjedhur para një viti, por Mitrevski ka arritur që deri në…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka mohuar nëpërmjet një statusi në facebook ka mohuar akuzat e VMRO-DPMNE-së të ngritura për interpelancë. Ai shprehet se asnjë ditë nga puna e tij nuk ka qenë në pushim. Ai gjithashtu kërkon nga VMRO-DPMNE-ja të tregojnë se kush është ajo vajzë që ka ndërruar jetë që institucionet kompetente të marrin masa. “Jam këtu, në Gostivar dhe në Shkup, çdo ditë në punë, asnjë ditë të vetme nuk kam qenë në pushim, vetëm si informatë për ju. Së dyti, më tregoni kush është pacientja që ka ndërruar jetë nga helmimi i gjakut, a ka emër…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në momentet e fundit të skadimit të afatit ligjor Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka nënshkruar rebalancin e votuar të buxhetit. Arsyeja kryesore për paqartësinë që u krijua në opinion se Ivanov paraprakisht ka udhëtuar jashtë shtetit. Nga kabineti i presidentit nuk kanë kumtuar se ku ka shkuar, por për më shumë media kanë deklaruar se ai do të kthehet në Maqedoni me kohë që ta nënshkruar rebalancin sipas ligjit. Pas nënshkrimit, Ligjin për Rebalancin e ka kthyer në Kuvend, ku para një jave u votua.

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Ljupço Georgievskit ju bën thirrje ish-partiakëve të tij që të mbështesin reformat në partinë që ka rënë në pushteti. Ai i përmend ata që thotë se i mbështesin idetë e VMRO-së historike, që të mbeten pas ideve për reforma dhe ta mbështesin VMRO Popullore, partinë që ai e krijoi pas divorcit me Nikolla Gruevskin. “Ditëve të fundit jemi dëshmitar për një fushatë të çmendur kundër igumenit Partenij dhe vëllazërisë së murgjve për shkak pozitës së tyre të shprehur në mënyrë të qartë në mbështetje të fqinjësisë së mirë Maqedonisë dhe Bullgarisë. Në këtë fushatë janë kyçur edhe…

Lexo më Shumë

Në gazetën greke “Katimerini” në komentin me titull “Sofja, Shkupi dhe emri”, shkruhet se marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë, kanë qenë tolerante mes veti, deri më sot. “Deri më tani nuk janë marrë hapat esenciale dhe vetëm janë konfirmuar pozitat e fuqishme të Shkupit dhe Athinës me përkujtimin se të dyja palët veç më kanë bërë lëshime”. “Tani, për herë të parë në vitet e fundit kemi disa të dhëna të reja, të cilat nën kushte të caktuara, mund ta pengojnë procesin, por megjithatë jo para zgjedhjeve lokale në tetor në Shkup”, informon “Katimerini”. Në tekst përkujtohet se deri në…

Lexo më Shumë

Natën mes të shtunës dhe të dielës në rrugën Prohor Pçinski ka ndodhur një rrahje mes personave F.B 26 vjeçar dhe një 14 vjeçari, që të dy nga Tetova nga njëra anë kurse në anën tjetër kanë qenë dy vëllezër edhe atë S.I 22 vjeçar dhe E.I 28 vjeçar po ashtu nga Tetova. Ata kanë shkëmbyer grushta ndërsa janë përdorur edhe shkopinj prej druri. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të gjithë pjesëmarrësit kanë marrë lëndime ndërsa vetëm 22 vjeçari E.I është mbajtur në Spital për shkak të lëndimeve më serioze. I njëjti sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit më shumë reshje shiu kanë rënë në Kumanovë, ku sipas matjeve të DPHM-së janë regjistruar 22 litra në një metër katror. Sasi më të madhe të reshjeve ka pasur edhe në Shkup-Zajçev Rid 19 litra, në Shkup-Petrovec 11, në Berovë 8, në Kriva Pallankë 7, në Vinicë 5, në Dibër 3, në Gjurishte 2 dhe në Lazaropole 1 litër në një metër katror. Nga DPHM informojnë se moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, veçanërisht në pjesën veriore të vendit. Në disa…

Lexo më Shumë

Presidenti Gjorge Ivanov ka shfrytëzuar në maksimum afatin ligjor dhe në momentin e fundit mbrëmë vonë ka nënshkruar rishikimin e buxhetit që u votua nga deputetët në Kuvendin e Maqedonisë. Zvarritja e tij e procedurës hapi mundësi për spekulime se ndoshta do ta shohim veton e parë të Ivanovit ndaj pushtetit të ri, pasi janë nga parti të ndryshme, por deri tek një hap i tillë nuk erdhi.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, do të mbajë vazhdimin e dhjetë të seancës së gjashtë në të cilën do të debatojë për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevskin.Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria. Kërkesa e Qeverisë, për deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, është e pabazë dhe jo e argumentuar. Ata i referohen nenit 8 nga Kodi zgjedhor, me të cilin, siç thonë, është theksuar se të gjitha procedurat për emërim dhe shkarkim të funksionarëve nuk guxojnë të ndodhin kur janë shpallur zgjedhjet. Deputetët e shumicës në Kuvend, paralajmëruan se do të heqin dorë nga fjalimet e tyre…

Lexo më Shumë

Në manifestimin qendror të shënimit të 16-vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, që u mbajt në Shkup, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Hazbi Lika, deklaroi se “edhe pse vet akti i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori mbështetje nga strukturat politike, ajo deri më sot nuk gjeti trajtimin e duhur në praktikë”. Zëvendëskryeministri Hazbi Lika tha se fryma e Marrëveshjes së Ohrit ka qenë një katalizator, e cila në masë të caktuar ka shërbyer të mbajë gjallë shpresën e qytetarëve për të mos devijuar në përcaktimet euro-atlantike. Lika theksoi se qeveria…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov sot e ka afatin e fundit për të nënshkruar rishikimin e buxhetit. Presidenti e ka pranuar rishikimin në kabinetin e tij tashmë 6 ditë. Arsyet pse nuk është nënshkruar deri më tani janë se Presidenti ka qenë në pushim vjetor. Por nga kabineti i presidentit thonë për mediat se sot ai kthehet nga pushimi. Madje në pyetjen e parashtruar nga TV SHENJA, nëse do ta nënshkruaj presidenti Rishikimin e Buxhetit, nga kabineti presidencial nuk saktësuan, duke thënë se “Presidenti Gjorgr Ivaniov çdo herë ka dhënë qëndrim në afatin e paraparë me ligj. Ashtu do të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nuk ka një regjistër qëndror me të dhënat e sakta për numrin e përgjithshëm që personave të punësuar në administratën publike, njofton ministri Damjan Mançevski. Pasi ka dorëzuar të dhënat e kërkuara nga KSHZ, ministri Manëevski rrëfen se regjistri momental nuk tregon gjendjen reale në administratën publike pasi prej 1302 institucioneve, për 197 nuk ka asnjë të dhënë dhe kjo mund të ndryshojë pasqyrën mbi të punësuarit në administratë dhe kjo mund të jetë problematike për KSHZ-në e cila po përgatit zgjedhjet lokale. Edhe ato institucione që i kanë në regjistër, dyshohet se nuk…

Lexo më Shumë