Falë reshjeve të shiut, shumë zjarre në vend të cilat për ditë me radhë kanë qenë aktive, janë shuar dhe janë nën kontroll. Gjendja mbi Kondovë zonë e cila mbrëmë u përfshi nga zjarri paraqitet e qetë. Zjarri që mbrëmë ishte afruar shtëpive është shuar tërësisht. Banorët rrëfejnë tmerrin e përjetuar mbrëmë dhe momentin e evakuimit. “Fëmijët kanë qenë shumë të trishtuar, të gjithë dolëm nga shtëpitë si refugjatë të gjithë u shpërndanë nëpër kushëririt e tyre vetëm ne burrat mbetëm. S’kishte shanse as zjarrfikësit, as helikopterët e as aeroplanët të vinin që të ndalej zjarri, 10 metra lartësi ka…
Author: almakos
Ngritet padi penale dhe procedurë diciplinore për nëpunësin e policisë i cili përdori armë kundër dy vjedhësve të mitur në Strumicë. Sektori për Kontroll të Brendshëm ka nisur hetime kriminele dhe standarde profesionale në MPB, në lidhje me ngjarjen e 11.08.2017 në Strumicë, i ka kryer kontrollet e nevojshme dhe konstatoi se nëpunësi i policisë pa bazë, pa arsye dhe me pa të drejtë ka përdorur armë zjarrë ndaj personave D.T. dhe A.G, respektivisht ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Polici. Kundër nëpunësit të policisë është ngritur procedurë diciplinore para komisionit kompetent në MPB dhe me vendim…
16 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, qytetarët e anketuar nga Alsat M shprehen të pakënaqur për mos zbatimin në praktikë të asaj për të cilën palët kishin arritur pajtueshmërinë. Thonë se ndjehen të turpëruar të flasin për një marrëveshje, zbatimi i së cilës duhej tashmë të ishte harruar. “Jemi ngopur sa të duash me ato gjëra,që prej vitit 2001. Nuk kemi çfarë të bisedojmë më tepër” “Na ka dalë për hunde,74 vjet i kam,74 mijë fakultet i kam humbur unë në tokën time,në ekonomin time. Qeveria ka lidhje me njerëzit,dhe është duke i ngrenë njerëzit” “Jo 16 vite…
Pas zjarreve të mbrëmshme, pyjet mbi fshatin Kondovë kanë marrë ngjyrën gri, raporton Televizioni SHENJA. Shiu që ra gjatë natës i ka shuar të gjitha vatrat e zjarrit, duke lënë pas një hapësirë me hi dhe smog. Shihet toka dhe drunjtë e shkrumbosur. src=”//www.dailymotion.com/embed/video/x5wucug” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]Pamje pas të reshurave të shiut në Kondovë by tvshenjaofficial
Edhe kjo breshkë është viktimë e zjarrit të mbrëmshëm. Mijëra insekte e gjallesa tjera janë djegur mbrëmë në pyjet mbi fshatin Kondovë. Në vazhimësi, ka thirrje për të mos ndezur zjarre dhe thirrja ju drejtohet kryesisht bujqëve që punojnë tokat. Por, fatkeqësisht, disa prej tyre harrojnë se një shkrepje e tyre djeg mijëra shpirtëra.
Partitë maqedonase vijnë në pushtet ose nëpërmjet antishqiptarisë së sinqertë, ose nëpërmjet proshqiptarisë së rrejshme! Shkrimtari ynë i njohur Kim Mehmeti, vlerëson se partitë maqedonase vazhdojnë të vijnë në pushtet duke manipuluar me ndjenjat etnike të votuesve në Maqedoni. Sipas tij, VMRO-DPMNE’ja vjen në pushte duke marrë kryesisht votën e maqedonasve antishqiptarë, ndërkaq LSDM’ja maqedonase duke u mbështetur mbi votuesit shqiptarë që i besojnë konceptit të saj të rrejshëm ‘qytetarë’ dhe proshqiptarë . Mehmeti vlerëson se për këtë nuk janë fajtore partitë maqedonase por ato shqiptare, të cilat u tregun të paafta për ta mbrojtur shqiptarin nga regjimi, por shumë…
Drejtori i policisë shqiptare, Haki Çako deklaroi se bashkëpunimi ndërmjet policive të Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke përfshirë edhe policinë kufitare është i shkëlqyer dhe se mund të shërbejë si shembull për policitë e vendeve të tjera. Ai e ka bërë këtë vlerësim pas vizitës në vendkalimin kufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, në Qafë Thanë. Në këtë vizitë drejtori Çako nga afër është njoftuar me implementimin e masave për sezonin turistik, por para së gjithash për përforcimin e kontrollit gjatë daljes nga vendi të qytetarëve të Shqipërisë me qëllim të eliminimit të dukurisë së numrit të madh të azilantëve shqiptarë në…
Reshjet e shiut që nisën që dje pasdite kanë vërshuar shumë lagje në Komunën e Çairit. Banorët ankohen se uji ka depërtuar edhe nëpër bodrume. Ata ankohen se mungesa e infrastrukturës po u shkakton vazhdimishte probleme kur ka të reshura të shiut. Foto nga rruga “Kemal Ataturk”.
Sot shënohet 16-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, me të cilin u dha fundë konfliktit të armatosur të vitit 2001. Kësaj marrëveshjeje i paraprinë bisedimet për paqe filluan në Shkup më pas vazhduan në Ohër. Më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale në Vodno në Shkup, marrëveshjen e nënshkruan presidenti i atëhershëm i Maqedonisë Boris Trajkovski, ish kryetari i VMRO-DPMNE-së Lupço Georgievski, kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski ai i PPD-së Imer Imeri dhe i PDSH-së Arben Xhaferi. Nënshkrues të marrëveshjes në cilësinë e garantuesve kanë qenë edhe përfaqësuesit special të BE-së dhe SHBA-së Fransoa Leotar dhe Xhejms Pardju të…
Shiu që ka nisur gjatë natës së mbrëmshme ka shuar plotësisht vatrat e zjarrit që kapluan mbrërmë pyjet mbi fshatin Kondovë, raporton Televizioni SHENJA. Dhjetëra hektarë tokë që u shkrumbuan mbrëmë tashmë janë shndërruar në djerrina, të mbuluara me hirin e lagur. Shiu që nisi mbrërmë vonu u dha shpresë banorëve të Kondovës, të cilët përjetuan trishtim të madh duke u frikësuar që zjarri gjigand do të kaplonte edhe shtëpitë e fshatit. Por, ashtu siç informoi edhe mbrëmë Televizioni SHENJA, nuk ka pasur shtëpi të djegura, për shkak se fatmirësisht era e çonte zjarrin në drejtim të kundërt me fshatin.…
Zjarri që kaploi mbrëmë fshatin Kondovë të Shkupit edhe pas gjitha përpjekeve të ekipeve të zjarrfikësve si dhe qytetarëve vazhdon të jetë aktiv por pa paraqitur asnjë rrezik për shtëpitë. Sipas informacioneve të institucioneve përgjegjëse në fshatin Kondovë shtëpitë nuk janë prekur nga zjarri. Drejtimi i zjarrit ndryshoi nga era. Ekipet ndihmëse ende janë të terren dhe po punojnë në fikjen e plotë të zjarrit.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, do të fryjë erë me drejtim verior dhe do të jetë shumë më freskët. Paradite do të ketë reshje lokale të shiut. UV indeksi do të arrijë në 7. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 11 deri më 21, ndërsa ato ditore prej 19 deri më 29 shkallë celsius. Nesër do të ketë rritje graduale të temperaturave ditore, por do të jetë brenda mesatares për këtë periudhë të vitit. Temperaturat ditore do të ndryshojnë prej 26 deri më 33 shkallë celsius dhe UV indeksi do të kthehet në 9

