Author: almakos

Seanca për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski pritet të vazhdojë nesër. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, fillimisht vazhdimin e seancës e caktoi për sot, por ndërkohë debati është ricaktuar për nesër në orën 11:00. Arsye për shtyrjen është fakti  se Xhaferi do të mbajë fjalim me rastin e shënimit të 16-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup. Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksojnë në sqarim, të kryerjes së paligjshme, jo në kohë dhe gjoja profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe…

Lexo më Shumë

13 August Më 13 gusht të vitit 2001, pra si sot 16 vite më parë, u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit e cila konsiderohej si garantuese garantuese e bashkëjetesës dhe barazisë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. Marrëveshja u arrit asistimin e bashkësisë ndërkombëtare, pas luftimeve të cilat ndodhën në vitin 2001 dhe mes tjerash ka për qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski,…

Lexo më Shumë

13 August Mali pranë fshatit Tatesh, në rrethinën e Strugës, është kapluar nga flakë të mëdha zjarri. Vatra e zjarrit është shumë pranë zonës së banur. Në Mungesë të ekipëve të zjarrfikësve banorët e zonës kanë dalur vetë për ta parandaluar përhapjen e zjarrit dhe ta shuajnë atë. Terreni është i vështirë për të depërtuar makineritë ndihmëse për fikjen e zjarrit. Era e fuqishme këtë mbrëmje ndihmon në përhapjen e flakëve.

Lexo më Shumë

Edhe fshati Çegran i Gostivarit është kapluar nga një zjarr i cili, sipas dëshmive të banorëve po rrezikon shtëpitë e banorëve, raporton SHENJA.Ata kërkojnë ndihmë nga autoritete për të shuar zjarrin, ndërsa numri i banorëve që janë paraqitur vullnetar për të shuar zjarrin vazhdimisht po shtohet.Më poshtë ju sjellim disa pamje të reja nga gjendja momentale në Çegran.[embedded content] Fshati Cegran, pamje te reja by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Në adresën elektronike të TV SHENJA kanë ardhur disa fotografi që flasin për një zjarr që ka kapluar fshatin Çegran të Gostivarit.Zjarri sipas rrëfimit të banorëve ka shpërthyer dy orë më parë. Në fillim ka qenë i dobët, megjithatë ka marrë shpejtësi përnjëherë. [embedded content]Zjarr ne fshatin Cegran by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Qendra për menaxhim me krizat njofton se në terren në Kondovë veprojnë 4 cisterna, 25 zjarfikës, 9 makina të zjarfikve dhe 50 persona nga bashkësia lokale.Nga QMK, po ashtu njoftojnë se është formuar një kordon makinash të zjarrfikësve për të mos lejuar depërtimin e zjarrit fshatin Kondovë. Të pyetur nga TV SHENJA, nëse ka shtëpi të përfshira nga zjarri, nga QMK thanë se nuk kanë informata të tilla për momentin.

Lexo më Shumë

13 August Mali mbi fshatin  Kondovë të Komunës së Sarajit sonte vone është përfshi nga flakët. Zjarri po përhapet në drejtim të fshatit duke rezikuar kështu edhe shtëpit. Ekipet zjarrëfikëse janë në teren dhe po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit. Edhe banorët janë kyçur dhe po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit i cili për shkak të erës që fryen  po përhapet me shpejtësi të madhe. Nga minarja e xhamisë së fshatit u është bërë thirrje banorëve që të dalin dhe të ndihmojnë për ta shuar zjarrin, i cili po i rrezikon banorët që jetojnë në afërsi. Ndërkohë banorët kërkojnë…

Lexo më Shumë

Po vazhdon të digjet pylli në hapësirën mbi fshatin Kondovë. Ndërkohë që aktualisht është duke fryrë erë dhe herë pas here ka edhe pika të shiut, raporton SHENJA. Nga minarja e xhamisë së fshatit u është bërë thirrje banorëve që të dalin dhe të ndihmojnë për ta shuar zjarrin, i cili po i rrezikon banorët që jetojnë në afërsi. Ky zjarr është rindezur sot në orët e mbrëmjes pas nisjes së erërave. Vatrat e zjarrit kanë qenë aktive edhe më herët.  /SHENJA/

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1798357480205096/ Një zjarr i madh është ndezur në pyjet me pisha mbi fshatin Kondovë, raporton SHENJA. Në këtë hapësirë ka pasur vatra zjarri edhe gjatë ditëve të kaluara, por u rindez sot në orët e mbrëmjes pasi nisi të fryjë era. Zjarri është aktiv ende edhe pse tashmë janë ulur temperaturat ndërsa ka vranësira dhe mundësi për reshje shiu. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Publicisti Kim Mehmeti ka reaguar rreth paragjykimeve në raportet politike. Ai shkruan se ata të cilët deri dje e kritikonim regjimin DPMNE-BDI, shumë qarqe shqiptare i quanin shërbëtorë të LSDM-së maqedonase. Mehmeti shpalos qëndrimin në profilin e tij në Facebook! “Sot, kur u pa qartë se kush cilën parti maqedonase e ka ndihmuar, sot pra kur themi se edhe LSDM’ja do qeverisë sipas logjikës se, burrështetasi i korruptuar maqedonas e dëmton shtetin, por se cilido shqiptar që i lufton shqiptarët ‘destruktiv’ është i përdorshëm për pushtetin, do dalin ‘trima’ tanë që do na thonë se jemi ‘tradhtarë’ e ‘antikombëtarë’! Andaj…

Lexo më Shumë