Author: almakos

12 August Zgjedhjet e ardhshme lokale do të zhvillohen nën një betejë të ashpër mes subjekteve politike garuese. “Të jesh apo të mos jesh”, është motoja e cila sipas analistit Alajdin Demiri do t’i karakterizonte më së miri zgjedhjet e ardhshme të caktuara për më 15 tetor. Derisa Xhelal Neziri vlerëson se disa parti që pësuan humbje në zgjedhjet e fundit, përmes zgjedhjeve të ardhshme do të tentojnë të rikuperohen. [embedded content]

Lexo më Shumë

12 August Zjarre aktive në shumë vende. Nga shtabi operativ i Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim informojnë se zjarre aktive ka: Në Kavadar në fshatin Mrezicko, Në Kërcovë në fshatin Lavcani, në Gurgunicë të Tetovës, Makedonski brod në fshatin Gresnica dhe Rastes, Në Veles mbi fshatin Bogomila, Në Kriva Palanka në fshatin Dlabocica, Në Strugë në fshatin Bogojci, Në Prilep në fshatin Nikodin- Jasenova Glava. Sic njoftojnë nga DMSH dy avionë të kësaj drejtorie po intervenojnë në Makedonski Brod dhe në fshatin Rastez. Ndërkaq përveç avionëve nuk njoftojnë për ekipe tjera zjarrfikës të dërguara nëpër terrenet e përfshira nga zjarri.

Lexo më Shumë

12 August Opozita sot paraqiti edhe një interpelancë, e katërta me radhë për ministrat e Qeverisë së re. Bëhet fjalë për ministrin e kulturës, Robert Allagjozovskin. Sipas VMRO-DPMNE-së, Allagjozovski në 70 ditët e kaluara i ka shkaktuar dëme të mëdha kulturës. Si arsye themelore për interpelancën është rishikimi I buxhetit, me çka janë shkurtuar mjete për gjurmime arkeologjike, veprimtari filmike dhe për disa objekte të kulturës.

Lexo më Shumë

12 August Pushteti qendror dhe ai lokal nuk japin afate se kur do ta zgjidhin problemin me deponinë e Strugës. Nga pushteti lokal thonë se Qeveria duhet të zgjidh situatën. Dy opsione përmenden si zgjidhje përfundimtare për problemin me deponinë në Strugë, Qeveria të lidhë marrëveshje me ndonjë kompani private e cila do të kryej shtypjen dhe transportin e mbeturinave në deponinë Drislla, ose ta blejë makinerinë e nevojshme të cilat do të jenë në pronësi të Ndërmarrjes publike në këtë qytet. Paratë janë ndarë. Vijon procedura për furnizimin e pajisjeve. Situata është nën kontroll. Kompaninë e monitoron një kompani…

Lexo më Shumë

Seria e replikave dhe kundër-replikave midis deputetëve të VMRODPMNE-së dhe koalicionit e shënuan vazhdimin e sotëm të seancës së gjashtë kuvendore në të cilën debatohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski. Seanca do të vazhdojë pas pauzës së rregullt. Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksojnë në sqarim, të kryerjes së paligjshme, jo në kohë dhe gjoja profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit, si dhe për atë që nuk ka parashtruar…

Lexo më Shumë

12 August 16 vjet nga masakra e 10 civilëve shqiptarë në Luboten. Banorët edhe sot kujtojnë tmerrin që kishin përjetuar më 12 gusht të vitit 2001. Ata thonë se ky fshat dhe familjarët e të masakruarave janë lënë në harresë. “Gjendja momentale e familjarëve nuk është në të mire sepse nuk janë angazhuar njerëzit që janë në pushtet për këto familjarë,ka angazhime por ,sa duhet jo. Në të ardhmen dhashtë Zoti që të bëhet më mire,sidomos që anëtarët e familjeve qe kanë pësuar në vitin 2001 duhet sado pak ta vërejnë atë dhe të kenë një ndihmë,të punësohen anëtarët e…

Lexo më Shumë

Petre Shilegov, deputet i LSDM-së, ka deklaruar se VMRO-DPMNE duhet të ndalojë mbrojtjen e Marko Zvërlevskit dhe krimit në këtë vend. Spas tij, për fat të keq deputetët e kësaj partie janë të instrumentalizuar dhe përmes tentimit që të bëjnë bllokadë totale në Kuvend thjeshtë janë në mbrojtjen e krimit dhe të udhëheqësisë partiake. “Ne jemi në dijeni se udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së është e nervozuar shkaku i proceseve gjyqësore që i presin. Por, nervozizmi i tyre nuk do t’a ndalojë drejtësinë dhe nuk do t’a ndalojë që në Maqedoni më në fund të gjithë të jenë të njejtë dhe njejtë…

Lexo më Shumë

– Persona të maskuar me kanosje me armë nga një market në Shkup kanë marrë një shumë të pakonfirmuar të parave nga qarkullimi ditor dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Siç informon MPB, grabitja është kryer nga dy persona të maskuar dje rreth orës 22 në “ZUR market” në rrugën “Volgogradska” në Shkup. Policia ka marrë masa për gjetjen e personave. (mia.mk)

Lexo më Shumë

Lëvizja “E majta” gjykon fort largimin nga puna të dhjetë të punësuarve në fabrikën e investitorëve të huaj ‘Key Safety Systems’ që funksionon në zonën industriale të Kërçovës. Të larguarit nga puna thonë se kjo ka ndodhur si pasojë e formimit të një organizate sindikale. Anëtarësimi në sindikatë nuk guxon të jetë shkak për largim nga puna, ndërsa përfaqësimi në sindikata gëzon edhe mbrojtje të veçantë bazuar në Ligjin për marrëdhënie pune, reagojnë nga “E majta”. ‘Me këtë ngjarje, edhe njëherë dëshmohet qasja e paskrupull e investitorëve të huaj të cilët janë këtu vetëm për të shfrytëzuar privilegjet dhe dobitë…

Lexo më Shumë

VMRO ka kërkuar interpelancë edhe për ministrin e Kulturës, Robert Allagjozovski. Ana Llashkovska nga ko pari ka thënë se që prej ardhjes së tij në funksion ky sektor e ka prekur fundin. “Ai po e prish imazhin kulturor të Maqedonisë. Në vend të avancimit të kulturës ai ka çuar prapa zhvillimin kulturor duke partizuar, selektuar artistët, duke ndaluar investimet kapitale në kulturë. Gjatë këtyre muajve pas formimit të Qeverisë jemi dëshmitarë të shkarkimeve të paligjshme të profesionistëve dhe punësimit të personave partiak. Rebalansi i buxhetit dhe shkurtimet e  parave për kulturë tregojnë sa ministri ka ndjenja për vlera kulturore”. Llashkovska…

Lexo më Shumë

Politizimi i administratës shtetërore në Maqedoni dhe vendosja e kuadrove të dëshmuar partiakë në pozita drejtuese në institucione shtetërore, është i pranishëm edhe në Qeverinë e re. Partitë politike kanë shkëmbyer akuza pas vendimeve të Qeverisë për shkarkimin e qindra drejtorëve nga pozitat udhëheqëse në ndërmarrje të ndryshme publike dhe shtetërore. Sikur edhe më parë, opozita akuzon pushtetin për revanshizëm politik, ndërsa ky i fundit arsyetohet se ndërrimet bëhen për shkak të politizimit të institucioneve me njerëz partiakë, ndërsa në fakt, edhe kjo bën të njëjtën, siç ka bërë qeveria e kaluar duke vendosur në poste kuadrot e saj më të dëshmuar në…

Lexo më Shumë

Policia ka njoftuar se një pjesëtar i saj ka gjuajtur me armë dy të mitur, njëri prej të cilëve ka marrë plagë të rënda. Incidenti ka ndodhur kur policët janë mundur që të ndalojnë veturën në të cilën kanë qenë dy të mitur, të cilët kishin bërë përpjekje që të vjedhin një filial të bankës në afërsi të pendës Mantovë në Komunën e Strumicës. Personat e mitur kanë arritur që të ikin nga patrulla policore dhe nuk kanë ndaluar, ndërkaq më pas janë parë nga një tjetër automjet i policisë. Nga Prokuroria thonë se edhe më tej po punohet që…

Lexo më Shumë