Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dje realizoi takim me përfaqësuesuit e Lidhjes nacionale të personave me nevoja të veçanta “Mobilnost” në Maqedoni. Në takim është vendosur që mes shoqatës dhe qeverisë të ketë bashkëpunim aktiv dhe të vazhdueshëm, si dhe ndryshime me qëllim përmirësimin e jetës së personave me nevoja të veçanta. “Jemi të gatshëm t’i kyçim qytetarët me nevoja të veçanta në proceset shoqërore dhe t’u mundësojmë që aktivisht të marrin pjesë në zhvillimin e shoqërisë”, tha Zaevi në takim. Në takim është arritur marrëveshje për takim me drejtorin e ri të Fondit për sigurim shëndetësor me qëllim që…
Author: almakos
Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se përvjetori i 16-të vazhdon ta gjejë Marrëveshjen e Ohrit të kontestuar në të gjitha drejtimet me qëllim të devalvimit sa më të madh të këtij dokumenti. Kontestimi dhe devalvimi i Marrëveshjes së Ohrit vazhdon të vijë nga të njejtat forca destruktive, qoft nga kampi maqedonas apo edhe ai shqiptarë, që gjithmonë kanë preferuar mjegullnaja dhe mosmarrëveshje, në vend të qartësisë dhe marrëveshjeve. Në bazë të këtij mendimi, Marrëveshja e Ohrit edhe më tutje do të vazhdoj të kontestohet dhe devalvohet sepse i dha fund “biznesit” të këtyre forcave destructive dhe nuk do të mund të…
RDK e udhëhequr nga Vesel Memedi në kuadër të ndarjes së kulaçit qeveritar ka vazhduar të marrë edhe drejtori të tjera në kuadër të koalicionit qeverisës. Abdylkadër Isaku me profesion jurist nga dita e djeshme është drejtor i ri në Drejtorin e Sigurisë së Sistemit Hekurudhor, informon INA. Kjo është një drejtori e rëndësishme në kuadër të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Kuadri i emëruar nga RDK është nga dega e Shkupit. RDK në kuadër të koalicionit qeverisës ka arritur të drejtoj disa drejtori dhe postin e ministrit të Pushtetit Lokal.
Një zjarr të ri pyjor aktiv nga sot ka mbi fshatin Bogojci, komuna Strugë, ndërsa zjarri në afërsi të manastirit Treskavec dhe vendbanimet Mazhurishte, Maramorani dhe Gorno Sello të Prilepit është vënë nën kontroll, informoi sot Nadica Vëçkova nga Qendra për Menaxhim me Kriza. “Në komunën Makedonski Brod për momentin është aktiv zjarri në fshatin Greshnicë ndërsa zjarret tek fshatrat Rastesh, Vollçe, Zagrad dhe Brezë janë vënë nën kontroll. Për momentin në këtë rajon janë të angazhuar ekipe të NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ – Makedonski Brod. Zjarri tek v.q. Fërllogoec në Malin Bistra ende është aktiv. Po digjet bar i…
Nga VMRO-DPMNE kanë akzuar përsëri LSDM-në si fajtore për situatën me zjarret në vend. “Gjysma e Maqedonisë po digjet, ndërsa Ljupço Nikollovski shëtitet nëpër plazhe jashtë vendit. Për më pak se tre muaj doli në pah paaftësia dhe neglizhenca e Qeverisë së LSDM-së për problemet dhe nevojat e qytetarëve të RM. Paaftësia e lejoi që zjarret në mbarë vendin të përhapen në mënyrë të shpejtë dhe të vënë në rrezik jetën, shtëpitë dhe pronat e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në kumtesën e sotme të VMRO-së. Nga VMRO theksojnë se si pasojë e zjarreve në këtë periudhë u dogjën mbi 2.500…
Moti sot në Maqedoni pritet të jetë i nxehtë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 15 deri më 23, ndërsa ato ditore prej 32 deri më 39 gradë celsius. Në Shkup do të mbajë mot i nxehtë dhe me diell dhe me erë të mesme dhe rreshje të shiut kah fundi i ditës. Temperatura maksimale e mëngjesit do të jetë 20, ndërsa ajo ditore 39 gradë celsius. Pritet të ketë pak mjegull, ndërsa planifikohet të fryjë erë me intensitet të mesëm, në pjesët perëndimore të vendit me drejtim jug-perëndimor, ndërsa në lindje do të jetë me drejtim jugor.
11 August Zjarri ne Gurgurnic të Tetovës po i afrohet fshatit. Banorët apelojnë deri tek institucionet kompetente Komuna dhe Zjarrfikësit që sa më shpejt që është ne mundur të marrin masa urgjente për shuarjen e zjarrit. Situata u alarmua pasi në këtë rajon po fryejnë erëra të fuqishme të cilat kanë ndikuar që zjarri të rritet. Edhe përkundër apelit të banorëve drejtuar institucioneve, deri në këto momente sipas korespdentit tonë në ndihmë banorëve të Gurgurnicës nuk u ka dalë asnjë institucion, ata të vetëm po përballen me stuhinë e zjarrit. Ndryshe nga Qendra për Menaxhim me Kkriza sot njoftuan se…
Përderisa tregu i Bit Pazarit vazhdon të funksionojë në kushte të rënda , ndërrmarrja “Skopski Pazar” dhe Komuna e Çairit nuk e shohin të arsyeshme të prononcohen. Për të kërkuar prononcim se kur do të zgjidhen hallet e tregtarëve, ekipi i Televizionit SHENJA qëndroi sot në objektin e komusës së Çairit, të cilët as sot nuk ishin të gatshëm për të dhënë ndonjë sqarim. Ndryshe, Komuna e Çairit vite me rradhë premton zgjidhjen e problemit të Bit Pazarit, përmes projektit për modernizimin e tij. Mirëpo, ky projekt vazhdon ende të jetë në vendnumëro, duke i lënë shitësit që të përballen…
z.Pollozhani, është rektor i Universitetin “Nëna Terezë”. Tashmë nga ana e tij, por edhe bashkëpunëtorëve është përfolur se kanë mungesë të hapsirave. Ai në një intervistë për Almakos thotë se ky Universitet do t’ia dalë të përballojë sfidën e sigurimit të hapësirave të nevojshëm për studim deri në zgjidhjen afatgjate të problemit. “Është fol, por tani vlen një fakt tjetër. Ne në këtë ndërtesë, është më se normale se në fillim çdo Universitet përballet me problem infrastrukturore, përveç punëve të tjera. Por, ne për një kohë të shkurtër, arritëm që në ndërtesën, ku edhe po e zhvillojmë intervistën, ne kemi…
Gati një javë pas shpalljes së zgjedhjeve lokale nga ana e kryeparlamentarit Xhaferi, partitë politike ende nuk kanë vendosur për emrat e kandidatëve për kryetarë komunash. Nga BDI thonë se kryesia e kësaj partie do të vendos ditëve në vazhdim për emrat e kandidatëve duke mos zbardhur detaje tjera synimet për zgjedhjet e 15 tetorit Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk i ka caktuar emrat e kandidatëve për kryetarë komunash. Për këtë gjë do të vendosin kryesiadhe kryetari – thonë nga BDI-ja. Nga LR PDSH po ashtu nuk shpalosin emra të kandidatëve por shtojnë se në disa komuna të caktuara…
Tmerr, frikë, krisma, zëra të njerëzve, këto janë gjërat që u vijnë në mend lubotenasve kur përmendet 12 gushti i vitit 2001. Edhe pse kanë kaluar tashmë 16 vite, koha nuk ka arritur atyre t’ua fshij kujtimet e hidhura të masakrës së Lubotenit. 16 vite më parë, në kohën kur një pjesë e Maqedonisë ishte e përfshirë nga lufta, forcat maqedonase të sigurisë zhvilluan operacion të ndërhyrjes në fshatin Luboten, ku vranë 10 civilë shqiptarë, duke mos kursyer as 6 vjeçarin Erxhan Aliu. Për familjen Aliu mbeten të freskëta pamjet e asaj dite të kobshme, ku në mesin e krismave…
Lëvizja “E majta” ka reaguar sot mbi shpenzimet e larta të rrugës për deputetët. Nga kjo lëvizje kanë drejtuar kritika të ashpra në lidhje me këtë çështje, ndërsa deputetëve u kanë bërë thirrje që urgjentisht të ndryshojnë ligjin për shpenzime të rrugës. Madje, ata kanë kërkuar që ky ligj të ndryshohet para se deputetët të shkojnë në pushim.“Pas publikimit të skandalit për shumat astronomike të harxhimeve të rrugës të deputetëve dhe për shkak të mllefit të popullit që shpërtheu pas asaj, me plot të drejtë, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kanë vetëm një zgjedhje, t’i qasen ndryshimit urgjent të ligjit…

