Author: almakos

Lëvizja “E majta” ka reaguar sot mbi shpenzimet e larta të rrugës për deputetët. Nga kjo lëvizje kanë drejtuar kritika të ashpra në lidhje me këtë çështje, ndërsa deputetëve u kanë bërë thirrje që urgjentisht të ndryshojnë ligjin për shpenzime të rrugës. Madje, ata kanë kërkuar që ky ligj të ndryshohet para se deputetët të shkojnë në pushim.“Pas publikimit të skandalit për shumat astronomike të harxhimeve të rrugës të deputetëve dhe për shkak të mllefit të popullit që shpërtheu pas asaj, me plot të drejtë, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kanë vetëm një zgjedhje, t’i qasen ndryshimit urgjent të ligjit…

Lexo më Shumë

Zëvendës ministri për Arsim dhe Shkencë i Republikës së Maqedonisë, Visar Ganiu, në inaugurimin e Info-Qendrës pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, deklaroi se për fazën e projektit për ndërtimin e objektit të ri personal të këtij universiteti Qeveria e Maqedonisë ka ndarë rreth 4 milion e 900 mijë denarë. Ai sqaroi se ministria e arsimit ka dhënë pëlqimin për punësimin e 63 personave. Ndërkaq, Ushtrues i detyrës rektor i Universitetit “Nënë Tereza”, Aziz Pollozhani, bëri të ditur se procedura për ndërtimin e objektit është duke ecur mirë dhe se deri tani janë përfunduar të gjitha elementet e mundshme të…

Lexo më Shumë

BESA alarmon për politizimin që Qeveria po e instalon tek institucionet arsimore e shkencore. Deputeti Zeqirija Ibrahimi deklaroi sot se partnerët Qeveritar ndajnë në baza partiake udhëheqësin e institucioneve, siç është edhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve. Ibrahimi tha se Lëvizja BESA e dënon këtë politizimin dhe shprehin keqardhje qe edhe një parti si LR-PDSH po vepron si BDI, duke pranuar ta marrë Institutin për Trashëgimi Kulturore. Duke u nisur nga kjo praktikë, Ibrahimi pyeti se cilës parti i takojnë Akademia e Arteve, Universitetet por edhe institucionet tjera arsimore dhe shkencore.“BESA e gjykon këtë politizim të skajshëm…

Lexo më Shumë

ZV ministri i Arsimit premton rikonstruimin e çatisë së shkollës fillore Liria në Tetovë deri në fillim të shtatorit. Ndërkohë që fajin për ndërprjen e punimeve e adreson deri tek projektanti i cili sipas tij nuk i ka parashikuar të gjitha pengesat që mund të paraqiteshin gjatë rikonstruimit. Kanë dalë punë të paparashikuara që projektuesi nuk i ka paraparë, dhe çdo punë shtesë ka edhe sekuenca, bart materiale, kështu që bashkërisht deri në fillim të javës së ardhshme do ta përmbyllim dhe punimet do të vazhdojnë. Prej kornizës që e kemi paraparë që të përmbyllet si projekt rekonstruimi në atë…

Lexo më Shumë

Në këto ditë të nxehta banorët e fshatit të Strugës, Tatesh, cili ndodhet vetëm 11 km nga Struga ankohen se nuk kanë ujë të pijshëm. Ata thonë se kjo situatë vazhdon tanimë një kohë të gjatë. Thonë se ndodh që nga çezmat të mos rrjedh ujë disa ditë me radhë, ose ai ujë që ndonjëherë vjen herët në mëngjes nuk është i mjaftueshëm as për nevojat më elementare. Ata thonë se e vetmja mënyrë janë puset natyrore që i kanë gërmuar gjyshërit e tyre, por edhe atë ujë nuk e dinë se çfarë cilësie ka. Situatë e ngjashme paraqitet edhe…

Lexo më Shumë

Në parcelën ku duhet ngritur objekti i Universitetit “Nëna Terezë” në Shkup edhe këtë vit do rriten shkurre të ndryshme ndërsa nisja e punimeve ndërtimore për këtë objekt universitar do të pres edhe një kohë të gjatë. Rektori i UNT-së Aziz Pollozhani tha se një ndër arsyet për vonesën e realizimit të projektit ishte edhe debati për rishikimin e buxhetit. Ai tha se javën që vjen do të hapet konkursi për zgjedhje ideore të objektit te UNT-së. Siç dihet disa ditë, po mos të them edhe javë morim edhe faza e rebalancit, sepse duhej siguruar edhe mjete edhe për projektin…

Lexo më Shumë

Qeveria përgatit strategji për konfiskim më efikas të pasurisë nga personat që kanë vjedhur nga shteti. Qëllimi është përforcimi i kapaciteteve për zhvillimin e hetimeve financiare dhe konfiskim të pasurive, instrument që rrallë herë zbatohet në Maqedoni. Procesin do ta zhvillojnë grup i punës me anëtarë nga ministria e drejtësisë dhe financave. Me konfiskimin, nga kryerësi i veprës merret fitimi që e ka bërë përmes veprës penale, që mund të jetë në formën e parave, pasuri e patundshme dhe e tundshme dhe çdo pasuri tjetër. Konfiskimi shumë shpesh është masë me të cilën merret pasuria e tërësishme e kryerësit të…

Lexo më Shumë

Interpelancat për ministrat e qeverisë së Zaevit të ngritura nga VMRO-DPMNE janë paravan pas së cilës kjo parti mundohet në çfarëdolloj mënyre ta prolongojë shkarkimin e Marko Zvrlevskit, konsideron ish kryetari i kuvendit, Stojan Asndov. Sipas tij, nuk është sekret që opozita nuk dëshiron ta shkarkojë prokurorin Zvrlevki. Interpelancat sipas Andovit janë joesenciale sepse VMRO-DPMNE mundohet që në parlament të imponojë tema që janë në interes të tyre dhe të diktojnë se çka do të flitet në foltore. Mendoj se interpelancat janë një ofensivë e menduar me rezultat të menduar paraprakisht. Ne në 100 ditët e para nuk kemi pasur…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE dorëzoi interpelancë për ministrin e ekologjisë Sadulla Duraku. Siç thonë nga kjo parti, Sadulla Duraku ka lënë anash shumë probleme ekologjike dhe nuk mund të mbajë postin e ministrit pasi nuk është mjaftueshëm i aftë. Ka lënë anash deponinë e rrezikshme të Strugës, Tetovës, dhe shumë katastrofave ekologjike.Për deponinë e Tetovës VMRO thotë se po i helmon tetovarët dhe shkaktoi daljen e Lumit Shkumbim nga shtrati dhe kjo është një katastrofë. Deponia ilegale në Kumanovë poashtu kërcënon shëndetin e Kumanovarëve. Duraku ndan para për aktivitete partiake, paratë i ka hequr nga projekti për rehabilitimin e fëmijëve nga disa…

Lexo më Shumë

Zjarr i ri është paraqitur sot në fshatin Bogojci të komunës së Strugës, derisa zjarri në afërsi të manastirit Treskavec në Prilep është vënë nën kontroll. Po ashtu nën kontroll është edhe zjarri mbi fshatin Gurgurnicë të Tetovës dhe në fshatin Balindol të Gostivarit. Kështu njoftuan sot nga qendra për menaxhim me kriza. Në rajonin e Prilepit, zjarri në afërsi të manastirit Treskavec dhe vendbanimet Mazhuëishte, Marmorani, dhe Gorno Sellë është vënë nën kontroll, ka tym nëpër vendet që janë djegur, janë angazhuar zjarrfikës dhe vullnetarë për kontroll të zjarrit nga Komuna e Prilepit, dhe nuk ekziston rrezik për rrezikimin…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se në funksion të organizimit dhe zbatimit pa pengesa të Zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 15 tetor, ka kërkuar nga të gjitha komunat që të sigurojnë hapësirat e nevojshme si dhe të gjitha kushtet teknike të nevojshme për punën e komisioneve zgjedhore komunale. >KSHZ i njofton të gjitha komunat dhe qytetin e Shkupit se janë të obliguara që më së voni deri më 11 gusht duhet të publikojnë lokacionet dhe çmimet e bilbordeve, ndërsa më së voni deri më 25 gusht, komunat dhe qyteti i Shkupit obligohen që t’i bëjnë publike kushtet…

Lexo më Shumë

Në faqen e tij ministri i shëndetësisë, z.Arben Taravari ka shkruar: “Në Komunën e Shuto Orizarit më në fund bëhet gati të hapet Qëndra e parë Gjinekologjike. Është gëzim që vetëm pas pak ditësh banorët e kësaj zone do të ndihen se janë qytetarë të vitit 2017, pasi deri tani mungesa disa vjetore e një qendre të tillë ishte flagrante! Ndërkohë për disa javë edhe në Komunën e Haraçinës kemi vendosur që mjekët të punojnë me tre ndrime. Të shkretat sëmundje nuk njohin orare, ndaj është e paarsyeshme që mos të ketë mjekë 24h në dispozicion. Tashmë në këtë Komunë…

Lexo më Shumë