VMRO DPMNE dorëzoi interpelancë për ministrin e ekologjisë Sadulla Duraku. Siç thonë nga kjo parti, Sadulla Duraku ka lënë anash shumë probleme ekologjike dhe nuk mund të mbajë postin e ministrit pasi nuk është mjaftueshëm i aftë. Ka lënë anash deponinë e rrezikshme të Strugës, Tetovës, dhe shumë katastrofave ekologjike.
Për deponinë e Tetovës VMRO thotë se po i helmon tetovarët dhe shkaktoi daljen e Lumit Shkumbim nga shtrati dhe kjo është një katastrofë. Deponia ilegale në Kumanovë poashtu kërcënon shëndetin e Kumanovarëve. Duraku ndan para për aktivitete partiake, paratë i ka hequr nga projekti për rehabilitimin e fëmijëve nga disa vende. E këtë veprim e ka quajtur shkurtim nga luksi.
“Kërkojmë shkarkimin e Sadulla Durakut dhe vendosjen e një njeriu kompetent në vendin e tij”, tha Liljana Zaturovska nga VMRO DPME. Kjo është interpelanca e pestë me radhë që dorëzon VMRO brenda kësaj jave në kuvend. VMRO ka paralajmëruar se do të dorëzoje edhe dy interpelanca për punën e dy ministrave të tjerë.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Çairi siguron mbi 1,3 milionë denarë për kontejnerë nëntokësorë
- Mucunski drejtuar Petrovës: Nevojitet zgjidhje për çështjen bilaterale, gjuha maqedonase, identiteti, kultura dhe historia nuk mund të jenë objekt diskutimi
- Gazetarja Llabani: Kandidati për ambasador Erik Wendt, i informuar nga agjentët e CIA dhe DEA! Qëndruan 6 muaj në Tiranë
- Gjorgjievski për kalimin ilegal në Bit Pazar: Jam shumë këmbëngulës dhe i vendosur ta zgjidh problemin
- SHGM: Pa financim stabil nuk ka reforma thelbësore në RTM
- Evropa përgatitet për nxehtësi ekstreme këtë fundjavë, në këtë vend temperaturat shkojnë deri në 38°C
- Rihapet “41 Biss” në burgun e Peqinit, izolimi i parë për Sabah Nuzin, i akuzuar si ekzekutori i Klevis Lleshit
- (VIDEO) Aksident tragjik në qarkoren e Shkupit, katër persona humbën jetën pasi kamioni kaloi në korsinë e ndaluar

