Gazetarja Anduena Llabani deklaroi se kandidati i Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, është informuar për Shqipërinë dhe rajonin nga agjentë të CIA-s dhe DEA-s që kanë qëndruar për gjashtë muaj në vendin tonë.
Sipas saj, agjentët amerikanë kanë mbledhur informacione të detajuara nga ministritë, Shërbimi Informativ dhe institucione të tjera shqiptare.
E ftuar në “News24”, Llabani komentoi fjalimin e Wendt në Senatin amerikan, duke theksuar se SHBA-ja nuk do të tërhiqet nga mbështetja për Reformën në Drejtësi dhe SPAK-un.
Ajo tha se një nga mesazhet më të forta të fjalimit ishte vlerësimi i SPAK si një strukturë e rëndësishme edhe për sigurinë.
Anduena Llabani: SPAK prioritet kyç. Në fjalën e tij u tha që kemi një SPAK të pavarur dhe efikas, pra Amerika nuk do të heqë dorë nga Reforma në Drejtësi. Për dosjen me Shqipërinë dhe rajonin Wendt është informuar nga agjentët e CIA dhe DEA që qëndruan për 6 muaj në Tiranë, morën informacione të detajuara nga ministritë, Shërbimi Informativ e jo vetëm. Një nga pikat më të forta të fjalimit ishte mbështetja e SPAK në lidhje me sigurinë, Prokuroria e Posaçme shihet pra si instrument sigurie.


