Çairi siguron mbi 1,3 milionë denarë për kontejnerë nëntokësorë në rrugën “Metodija Mitevski”
Komuna e Çairit ka siguruar mbështetje financiare në vlerë prej 1.372.571 denarësh nga Byroja Rajonale për Zhvillim, në kuadër të Programit për zhvillim urban dhe zhvillim të qëndrueshëm urban për vitin 2026.
Me këtë mbështetje, Çairi bëhet e vetmja komunë nga komunat urbane të Shkupit që ka përfituar mjete financiare në këtë thirrje.
Mjetet e miratuara do të shfrytëzohen për vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë për mbeturina komunale në rrugën “Metodija Mitevski”. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e higjienës publike, modernizimin e infrastrukturës komunale dhe krijimin e një ambienti më të pastër për qytetarët.
Nga Komuna e Çairit theksojnë se investimi është pjesë e përpjekjeve për zbatimin e standardeve bashkëkohore ekologjike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat urbane.


