Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi tha se BESA alarmon për politizimin që Qeveria po e instalon tek institucionet arsimore e shkencore. Ai ka pyetur se si bëhet ndarja e sektorëve mes partnerëve të koalicionit.“Nëse partnerët qeveritar në kësi mënyre ndajnë sektorët, atëherë kush do ta marrë Akademinë e Shkencave dhe Arteve, kush do ta marrë Universitetin Shën Qirili dhe Metodi, kush do ta marrë Institutin e Gjuhës Maqedonase, Universitetin e Tetovës, Nëna Terezë, Institutin e Letërsisë Maqedonase dhe të studimeve sociologjike. Qytetarë të nderuar, e dënojmë këtë politizim dhe shprehim keqardhje qe edhe një parti si Lr Pdsh po…
Author: almakos
LSDM nuk po merret seriozisht me zjarret në disa pjesë të vendit, konsideron VMRO-DPMNE. “Maqededonia digjet ndërsa LSD nuk i dridhet syri. Vazhdojnë me pushimet, nga shtrati nën çadër problemet dhe frika qytetarëve duken më të vogla se kokrrat e rërës të plazhit. LSD-së nuk i intereson fakti se po digjen mijëra kub metra pyje”, thuhet mes tjerash në kumtesën e sotme të VMRO-së. Sipas tyre, Ministri i Bujqësisë u zhduk në mënyrë misterioze nga vendi ndërsa Ministri i Brendshëm u përkushtua në partizim të plotë, asnjë autor nuk ishte sanksionuar apo fajësuar.
Seanca maratonike për shkarkimin e Prokurorit Publik Marko Zvërlevski ka vazhduar edhe sot, edhe pse në seancën mungojnë 30 deputetë.Mungesa e deputetëve ishte arsyeja që deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski të kërkoj që kjo pikë të largohet nga rendi i ditës, ngase siç tha ai “edhe po të vendoset në votim nuk do të ketë deputetë për ta votuar”.Megjithatë kryetar i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk e pranoi këtë propozim dhe e vazhdoi debatin për shkarkimin e Zvërlevskit.Ai tha se shumicë është e nevojshme vetëm në momentin kur duhet të votohet dhe nuk është e nevojshme kur ka diskutim dhe replika.
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryejë erë mesatare, në pjesët perëndimore nga drejtimi perëndimor, ndërsa në ato lindore nga drejtimi jugor. Temperatura do të lëviz prej 33 deri 40 gradë Celsius. Të shtunën gjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave dhe do të fryejë erë e përforcuar jugperëndimore, por temperatura e ditës ende do të jetë e lartë. Në orët e pasditës dhe natën ndaj së dielës moti do të jetë jostabil me të reshura të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të mëdha dhe të ndjekura…
10 August Qeveria ka emëruar 67 funksionarë dhe drejtorë të rinj të organeve, drejtorive shtetërore dhe institucioneve ndëshkuese që janë në kompetencat e tyre. “Komisioni për çështje kadrovike në Qeveri, për çdo person individualisht, i ka verifikuar përmbajtjet e dokumentacionit të parashtruara që të kontrollojë nëse i plotësojnë kushtet për emërimet dhe në përputhje me faktet, me konfirmimin për plotësimin e kushteve për emërime, Qeveria sot i ka publikuar vendimet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e pres shërbimit qeveritar. Qeveria e Maqedonisë ka emëruar 67 drejtorë të rinj në institucione të ndryshme: Nexhmedin Saiku- Ushtrues…
Kompensimi për mbikëqyrje inspektuese dhe kontroll të përputhshmërisë së frutave dhe perimeve me standardet e tregut gjatë importit në Kroaci nga vendet e treta, nga 2.000 kuna (270 euro) do të rikthehet në çmimin e vjetër prej 90 kuna, konfirmon për Anadolu Agency, Mirko Sharoviq, zëvendës i kryesuesit të Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës. “Rregullorja do të kthehet në të vjetrën. Ky është një sukses i madh për ne. Ka pasur edhe versione të tjera, por më pak të favorshme”, tha Sharoviq. Ai tha se me vendimin e fundit, nuk do të ketë nevojë për takime të ministrave…
Në bashkëbisedimin me z. Skënder Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, ku viteve të fundit ka shprehur shqetësimin për nevojat që ka ky institucion, si për kompletim të kuadrit shkencor, po ashtu edhe për realizimin e projekteve. Ai thotë se gjashtë viteve të fundit Instituti është përballur me probleme të tilla, por edhe me çështjet juridike. Asani, me marrjen e detyrës, ku ai ka kaluar tre vite në udhëheqje është përpjekur për të bërë depolitizimin e këtij institucioni, njohton Almakos. “Instituti këtë vit mbush 10 vjetorin. Gjashtë vitet e para kanë qenë problematikë për shkak…
Emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale ende janë në diskutime brenda partiake. Të pyetura nga TV SHENJA, përfaqësuesit e partive parlamentare thonë se ende nuk mund të shpallin emrat pasi janë duke u diskutuar në organet e partisë. Nga LSDM thonë se partia e tyre është e përgatitur për zgjedhjet lokale, duke i ftuar pjesëmarrësit në procesin zgjedhor si dhe institucionet kompetente që të mundësojnë hapësirë për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike.“LSDM është në tërësi e përgatitur për zgjedhjet lokale, të cilat pas ndryshimeve në nivel qendror, sjellin ndryshime edhe në nivel lokal. Presim zgjedhje të drejta dhe…
Kushtet ekonomike janë pengesa kryesore që shumica e qytetarëve nuk mund t’ia lejojnë vetes luksin e pushimit të mirëfilltë veror nëpër vende të ndryshme turistike. Ndërsa një pjesë e qytetarëve të anketuar thonë se kanë përzgjedhur destinacionet më të afërta siç janë Shqipëria, Greqia, Mali i Zi por dhe Turqia për të kaluar pushimet verore, pjesa tjetër thotë se kushtet ekonomike nuk ua mundësojnë udhëtimin jashtë shtetit. “Në shtëpi, jo s’ka para. Ka 4 vjet qe nuk kemi shkua askund. Nuk ka punë ,me dyqanin nuk ka punë”. “Sigurisht që po. Jemi mes Ulqinit dhe Greqisë. Jo,jo nuk besoj”. “Kushtet…
Shkalla e papunësisë në Greqi në muajin maj ka shënuar rënie në baza vjetore dhe mujore dhe arrin në 21.7 përqind, transmeton AA. Sipas Institutit të Statistikave të Greqisë (ELSTAT), shkalla e papunësisë në baza sezonale në muajin maj ka qenë 21.7 për qind, ndërsa numri i të papunëve ka rënë në 1 milion e 35 mijë persona. Ndërkohë, shkalla e papunësisë në muajin e kaluar ishte 21.8 për qind. Shkalla më e lartë e papunësisë në vend në bazë vjetore pavarësisht rënies së konsiderueshme u shënua tek rinjtë e moshës 15-24 vjeç me 44.4 për qind. Greqia zë vendin…
Shoqata “Lupa e Gjelbër” ngriti dhjetë kallëzime penale kundër gjykatësve që kanë vendosur në rastin “Fortesa” dhe “Target” pasi dyshojnë se janë përgjegjës për arratisjen e Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit. Siç thotë Bllagoj Jovanov nga kjo shoqatë, Këshilli për Verifikimin e Fakteve dhe përgjegjësinë e gjykatësve duhet të bëjë hetim të detajuar nëse veprimet e gjykatësve kanë qenë në pajtueshmëri me ligjin. Kallëzimet janë bazuar në dyshimet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare për përfitime personale.“Të gjithë ishim dëshmitarë të realizimit të një procedurë të imagjinuar penale e cila rezultoi me arratisjen e të akuzuarve Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski.…
Temperaturat e larta i kanë mbushur plazhet në Strugë dhe Ohër. Turistët por edhe vendasit thonë se kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga moti i nxehtë. Megjithatë, disa nga mysafirët vlerësojnë se pushteti lokal duhet të investojë më shumë në infrastrukturë që mundet në të ardhmen të tërheqin më shumë turistë. “Jemi nga Manastiri, vijmë dhe kthehemi. Uji është i ngrohtë, edhe pse në fillim na vjen ftohtë , por është mirë.” Disa turistë nga Tirana thënë se në Strugë vijnë dhjetë vite me radhë dhe qëndrojnë nga 6 javë. Hotelierët lokal thonë se janë të kënaqur…

