Shoqata “Lupa e Gjelbër” ngriti dhjetë kallëzime penale kundër gjykatësve që kanë vendosur në rastin “Fortesa” dhe “Target” pasi dyshojnë se janë përgjegjës për arratisjen e Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit. Siç thotë Bllagoj Jovanov nga kjo shoqatë, Këshilli për Verifikimin e Fakteve dhe përgjegjësinë e gjykatësve duhet të bëjë hetim të detajuar nëse veprimet e gjykatësve kanë qenë në pajtueshmëri me ligjin. Kallëzimet janë bazuar në dyshimet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare për përfitime personale.
“Të gjithë ishim dëshmitarë të realizimit të një procedurë të imagjinuar penale e cila rezultoi me arratisjen e të akuzuarve Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski. Ai i cili e ka aftësinë, e ka edhe përgjegjësinë para qytetarëve që janë viktima. Nuk ka mundësi që të shqiptohen paraburgime për njerëz të thjeshtë, nuk ka mundësi që kategoria garanci të mos ekzistojë ndërsa për një pakicë të privilegjuar të bëhen procedura penale që nuk ekzistojnë”, ka thënë Bllagoj Jovanov, “Lupa e Gjelbër”.
Kërkohet përgjegjësi edhe nga kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski dhe nga kolegët e tij Faik Arsllani, Risto Katavenovski dhe Xhemail Saiti. “Lupa e Gjelbër” ka ngritur kallëzim Penal edhe për gjykatësit e Gjykatës së Apelit-Liljana Shopova, Safet Kadriu, Cvetanka Periq dhe gjykatësit e Gjykatës Themelore Shkupi 1, Lenka Davitkovska, Tatjana Mihajllova dhe Diana Gruevska.
“Ne nuk analizojmë vendimet por procedurën. Këtu ka shkelje drastike të procedurës…Nuk ka të drejtë për ankesë. Përse neve nuk ka lejojnë një gjë të tillë…Të gjithë avokatët janë të revoltuar nga kjo gjë” , ka shtuar ai.
“Lupa e Gjelbër” rikujton se Gjykata Themelore në mënyrë të padrejtë ka refuzuar kërkesën për paraburgim të Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit edhe pse ka patur prova të mjaftueshme se ata mund të arratisen. Përgjegjësinë e Gjykatës së Apelit e shohin tek fakti se edhe në vendimin e tyre për paraburgim, kanë shkruar se të akuzuarit kanë të drejtë për ankesë deri tek Gjykata Supreme dhe derisa të merr vendimin gjykata më e lartë, ata mund të qëndrojnë të lirë. Përfundimisht përgjegjësia e Gjykatës Supreme konsiderohet të jetë vetë akti i vendimmarrjes pasi ata sipas “Lupës së Gjelbër” është dashur menjëherë ta kthejnë lëndën dhe ta bëjnë të qartë se ligji nuk lejon ankesë deri tek shkalla e tretë.
Në mënyrë që në të ardhmen mos të ketë dilema të tilla juridike që mund të manipulohen sipas nevojës, një ekip juridik i organizatës “Lupa e Gjelbër” po përgatit propozim ndryshime në Kodin Penal.
Ferikan Arifi Iljazi
Arratisja e Grujovskit, kallëzime penale për 10… by tvshenjaofficial
Data 22.05.2026
Aktuale
- Çairi siguron mbi 1,3 milionë denarë për kontejnerë nëntokësorë
- Mucunski drejtuar Petrovës: Nevojitet zgjidhje për çështjen bilaterale, gjuha maqedonase, identiteti, kultura dhe historia nuk mund të jenë objekt diskutimi
- Gazetarja Llabani: Kandidati për ambasador Erik Wendt, i informuar nga agjentët e CIA dhe DEA! Qëndruan 6 muaj në Tiranë
- Gjorgjievski për kalimin ilegal në Bit Pazar: Jam shumë këmbëngulës dhe i vendosur ta zgjidh problemin
- SHGM: Pa financim stabil nuk ka reforma thelbësore në RTM
- Evropa përgatitet për nxehtësi ekstreme këtë fundjavë, në këtë vend temperaturat shkojnë deri në 38°C
- Rihapet “41 Biss” në burgun e Peqinit, izolimi i parë për Sabah Nuzin, i akuzuar si ekzekutori i Klevis Lleshit
- (VIDEO) Aksident tragjik në qarkoren e Shkupit, katër persona humbën jetën pasi kamioni kaloi në korsinë e ndaluar

