Organizata “Llupa e Gjelbër” ka ngritur procedurë për përgjegjësi të dhjetë gjykatësve që kanë qenë të përfshirë në vendimmarrje në rastin “Fortesa”, i cili rezultoi me dy persona të arratisur, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski. Sic theksojnë nga kjo organizatë, ata kanë dorëzuar parashtresë deri tek Këshilli për verifikimin e fakteve dhe përgjegjësisë së gjykatësve pranë Prokurorisë Themelore të Shkupit për gjykatësit: Lenka Davitkovska, Tatjana Mihajllova, Diana Gruevska, Liljana Shapova, Safet Kadriu, Cvetanka Periq, Jovo Vangellovski, Faik Arsllani, Risto Katavenovski dhe Xhemail Saiti.
Author: almakos
Qeveria, në propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot miratoi Informacion për nevojën nga përpunimi i strategjisë së Republikës së Maqedonisë për forcimin e kapaciteteve për udhëheqje të hetimeve financiare dhe konfiskim të pronës, me plan të veprimit për zbatimin e saj. Duke e pas parasysh atë që kjo strategji është pjesë e agjendës së Planit 3-6-9, Qeveria i angazhoi Ministrinë e Drejtësisë dhe të Financave (Drejtorinë për të ardhura publike, Drejtorinë doganore, Drejtorinë për polici financiare, Drejtorinë për zbulim financiar), të dorëzojnë nominime për anëtarët e grupit punues për përgatitjen e strategjisë, kumtoi shërbimi qeveritar për informim. Në…
Ministria e Brendshme ditë më parë ka hapur konkurs për pranim të 500 policëve të rinj. Zv/ministri i policisë Agim Nuhiu u bën thirrje të rinjëve që të paraqiten në këtë konkurs. Të interesuarit nga Tetova, Gostivari, Kumanova, etj. Mund të konkurojnë edhe për vendet e shpallura për në Sektorin e Shkupit. Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 19.08.2017 (e shtunë). Kriteret profesionale dhe përfaqësimi i drejtë do të jenë dy kushtet kumulative që dë të respektohen edhe në këtë konkurs.
Gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë ndodhur 12 fatkeqësi komunikacioni, në katër prej të cilave, katër persona janë lënduar, ndërsa të tjerat kanë kaluar vetëm me dëme materiale. Kanë ndodhur edhe tre fatkeqësi në të cilat janë lënduar rëndë tre persona, ndërsa janë lënduar më lehtë shtatë të tjerë. Siç kumtoi SPB Shkup, policia rrugore sanksionoi 13 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy voziës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 10 vozitës i kanëd rejtuar automjetet e tyre pa patnet shofer, prëkatësisht të paregjistruar, ndërsa 11 vozitës nuk e…
Talat Xhaferi me ndihmë të LSDM-së po e uzurpon Kuvendin dhe se po bën terror në shtëpinë ligjvënëse vlerësojnë nga VMRO-DPMNE. “Në Kuvendin e Maqedonisë, i cili është bërthama e demokracisë parlamentare ata duan të zbatojnë diktaturë, të vendosi kush kur do të flet, dhe të mos respektojnë Rregulloren për punë. Me intervenime të dhunshme të sigurimit, LSDM dhe Xhaferi e pamundësojnë debatin dhe duan të ndalojnë proceset demokratike pikërisht në vendin që është zemra e demokracisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Sipas kësaj partie, LSDM-ja përmes skandaleve, terrorit dhe shkeljes së Ligjit Zgjedhor dëshiron të largohet nga…
Nëse vendosim boshtin e paqes dhe stabilitetit në linjën Veri-Jug në Ballkanin Perëndimor, në mes të dy kombeve më të mëdha, serbët dhe shqiptarët, gjatë 100 viteve të ardhshme kemi zgjidhur 80 për qind të problemeve tona politike, deklaroi dje presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.Ai njoftoi se në shtator, do të përpiqet që të “institucionalizojë më tej dialogun e brendshëm në të gjitha forumet”.“Ne ende kemi një marrëdhënie të rëndësishme me boshnjakët. Çdo gjë tjetër do të mbajmë nën kontroll”, tha Vuçiç për TV Pink, duke shpjeguar se pse ai e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishëm dialogun e brendshëm për Kosovën, në…
Mbi 50 hektarë me pisha dhe pyje të ulëta prej mbrëmë janë përfshirë nga zjarri rreth manastirit Shën Mëria e shenjtë – Treskavec në Prilep. Sipas komandantit të njësitit të zjarrfikësve Stanko Koleski, zjarri ka filluar rreth orës 16 prej varrezave të reja të qytetit dhe është përhapur me shpejtësi të madhe. Është kapluar edhe mali rreth kompleksit të manastireve. “Në terren kanë dalë edhe ekipet e njësitit të zjarrfikësve. Zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe drejt manastirit. Për momentin ka ekipe të vogla të personave të cilët janë duke e shuar. Ditëve të fundit ka pasur shumë zjarre…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri 22 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 32 deri 40 gradë Celsius. Deri të premten do të ketë mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë me temperatura mbi-mesatare të ajrit. Të shtunën gjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave dhe do të fryejë erë e përforcuar jugperëndimore, por temperatura e ditës ende do të jetë e lartë. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës drejt së dielës do të ketë të reshura të shiut dhe bubullima, ndërsa…
Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” do të marrë 150 milionë denarë me ndryshimet e planifikuara dhe plotësimet e Programit për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2017 dhe Programin vjetor për Ndërmarrje publike për rrugët shtetërore.Kjo është vendosur në seancën e djeshme të Qeverisë, e cila shqyrtoi Informatë për zgjidhjen e problemeve në Ndërmarrjen publike për rrugët shtetërore dhe në Ndërmarrjen publike “Rrugët e Maqedonisë”.“Është marrë vendim që ndërmarrjet të parashtrojnë ndryshime dhe plotësim të Programit për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2017 dhe Programin vjetor të NP për rrugët shtetërore që të sigurohen 150.000.000…
Vazhdimi i seancës së parlamentit në të cilën debatohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski përfundoi në ora 21.30. Vazhdimin e kësaj seance kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e caktoi për ditën e premte në ora 11:00. Debati u karakterizua me shumë replika dhe kundër replika, por pa mos munguar edhe ndërhyrjet e shpeshta procedurale.
Rreth 60 projekte dhe ide të cilat mund të implementohen në rajonet shqiptare i ka prezantuar sot Lumni Ademi , eksperti i kimisë dhe biznesmen. Në një takim të realizuar me kryetarin e Lëvizjes BESA, afaristi Ademi i cili vepron në Zvicër, tha se këto projekte bazohen në prodhimtari dhe qëllimi kryesor është krijimi i vendeve të reja të punës. Ademi tha se realizimi i këtyre projekteve do të mundësohej me mbështetje institucionale në Maqedoni si dhe me mbështetje financiare nga investitorët e huaj. Realizimi i këtyre projekteve sipas Ademit, do të përfshinte katër sfera, reciklim të mbeturinave, përdorimi i…
LSDM ka reaguar pas interpelancës së ngritur nga VMRO-DPMNE për ministrin e Punëve të Jashtme. Sipas tyre VMRO-DPNME mbetet e robëruar në të kaluarën dhe në politikat e ndarjeve, izolimit, grindjeve dhe konflikteve. “Me interpelancën e pabazuar, VMRO-DPMNE tregoi se është kundër integrimeve euro-atlantike, lidhjeve ndërfqinjësore dhe zgjidhjes së problmeve me çështjet e hapura, siç ishte nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Marrëveshja mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është në përputhshmëri të plotë me interesat nacionale të shtetit tonë dhe në përputhshmëri me interesat e qytetarëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Marrëveshja është themel për…

