LSDM ka reaguar pas interpelancës së ngritur nga VMRO-DPMNE për ministrin e Punëve të Jashtme. Sipas tyre VMRO-DPNME mbetet e robëruar në të kaluarën dhe në politikat e ndarjeve, izolimit, grindjeve dhe konflikteve.
“Me interpelancën e pabazuar, VMRO-DPMNE tregoi se është kundër integrimeve euro-atlantike, lidhjeve ndërfqinjësore dhe zgjidhjes së problmeve me çështjet e hapura, siç ishte nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Marrëveshja mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është në përputhshmëri të plotë me interesat nacionale të shtetit tonë dhe në përputhshmëri me interesat e qytetarëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Marrëveshja është themel për miqësi, dhe interes i përbashkët i dy shteteve, ndërsa nënshkrimi i saj është sukses edhe i qeverive të deritanishme dhe i të gjithë qytetarëve”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e LSDM-së.

