Talat Xhaferi me ndihmë të LSDM-së po e uzurpon Kuvendin dhe se po bën terror në shtëpinë ligjvënëse vlerësojnë nga VMRO-DPMNE.
“Në Kuvendin e Maqedonisë, i cili është bërthama e demokracisë parlamentare ata duan të zbatojnë diktaturë, të vendosi kush kur do të flet, dhe të mos respektojnë Rregulloren për punë. Me intervenime të dhunshme të sigurimit, LSDM dhe Xhaferi e pamundësojnë debatin dhe duan të ndalojnë proceset demokratike pikërisht në vendin që është zemra e demokracisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Sipas kësaj partie, LSDM-ja përmes skandaleve, terrorit dhe shkeljes së Ligjit Zgjedhor dëshiron të largohet nga debati për çështjet kyçe politike.

