Vazhdimi i seancës së parlamentit në të cilën debatohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski përfundoi në ora 21.30. Vazhdimin e kësaj seance kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e caktoi për ditën e premte në ora 11:00. Debati u karakterizua me shumë replika dhe kundër replika, por pa mos munguar edhe ndërhyrjet e shpeshta procedurale.
Author: almakos
Rreth 60 projekte dhe ide të cilat mund të implementohen në rajonet shqiptare i ka prezantuar sot Lumni Ademi , eksperti i kimisë dhe biznesmen. Në një takim të realizuar me kryetarin e Lëvizjes BESA, afaristi Ademi i cili vepron në Zvicër, tha se këto projekte bazohen në prodhimtari dhe qëllimi kryesor është krijimi i vendeve të reja të punës. Ademi tha se realizimi i këtyre projekteve do të mundësohej me mbështetje institucionale në Maqedoni si dhe me mbështetje financiare nga investitorët e huaj. Realizimi i këtyre projekteve sipas Ademit, do të përfshinte katër sfera, reciklim të mbeturinave, përdorimi i…
LSDM ka reaguar pas interpelancës së ngritur nga VMRO-DPMNE për ministrin e Punëve të Jashtme. Sipas tyre VMRO-DPNME mbetet e robëruar në të kaluarën dhe në politikat e ndarjeve, izolimit, grindjeve dhe konflikteve. “Me interpelancën e pabazuar, VMRO-DPMNE tregoi se është kundër integrimeve euro-atlantike, lidhjeve ndërfqinjësore dhe zgjidhjes së problmeve me çështjet e hapura, siç ishte nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Marrëveshja mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është në përputhshmëri të plotë me interesat nacionale të shtetit tonë dhe në përputhshmëri me interesat e qytetarëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Marrëveshja është themel për…
Maqedonia vazhdon të jetë nën ndikim të temperaturave të larta të cilat kanë shkaktuar rritje të numrit të personave që kërkojnë ndihmë mjekësore nga shërbimi i urgjencës. Nga Enti hidrometeorologjik njoftojnë se edhe në ditët në vijim, i gjithë vendi do të jetë i përfshirë nga temperaturat e larta, duke theksuar se do të vazhdojë faza e portokalltë. Kostadinka Arsovska nga enti hidrometeorologjik në Shkup thotë se gjatë këtyre dy ditëve temperaturat do të pësojnë rritje akoma, ndërsa ndryshim të motit pritet të ketë gjatë ditëve të fundjavës. SINKRON,KOSTADINKA ARSOVSKA NGA ENTI HIDROMETEOLOGJIK “Edhe në dy ditët në vazhdim nxehtësia…
Rreth 300 familje në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit po përballen me mungesë të ujit të pijshëm në temperaturat e larta që po arrijnë deri në 42 gradë celcius. Këta banorë çdo ditë përballen me vështirësi të shumta gjatë furnizimit me ujë të pijshëm, duke u detyruar që të bartin ujë nga fshatrat përreth. SELAM XHELADINI, BANOR ”Tetë vjet, ne këtu në fshat nuk kemi ujë as verës as dimrit. Nuk bëhet fjalë për një ditë dy ose tre po tetë vjet” Banorët kësaj radhe i dhanë një mesazh kreut të Komunës, duke thënë se për problemin e ujit…
Integrimi i Maqedonisë në NATO do të ulte ndikimin e Rusisë në Maqedoni. Kështu ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në një intervistë për agjencinë “Blumberg”, në të cilën thotë se po bëhen përpjekje të fuqishme për anëtarësim të vendit në aleancë me qëllim që të mbrohet vendi nga ndikimi rus në punët e brendshme. RADMILLA SHEKERINSKA, MINISTRE E MBROJTJES “Edhe para zgjedhjes së kabinetit të ri ishit dëshmitarë të ‘shpërndarjes’ së informacioneve për tentimin e Rusisë që të arrijë ndikim në fushat kyçe politike dhe në fushën e sigurisë. Jemi të shqetësuar për këtë fakt. Besojmë se anëtarësimi…
Matja e cilësisë së arsimit universitar, shihet nga suksesi në atë që zyrtarisht njihet si ranglista e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Maqedoni, ku edhe shpesh tregon ulje-ngjjitje të shkallës për matjen e cilësisë. ‘Webometrics’ ka publikuar rangimin e universiteteve, për vitin 2017. Universitetet shqiptare, në Maqedoni sërish të fundit në rajon. Sipas Nuhi Dardhishës, nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar, në Maqedoni, por edhe nga Egzon Shabani, përfaqësuesi i Unionit të studentëve shqiptar, në Maqedonisë, ndajnë të njëjtim mendim, mbi problemet, të cilat i përkasin arsimin shqip, në vend, shkruan Almakos. Dardhishta thotë se rënia e cilësisë në arsimin…
Banka popullore sot njoftoi se ka ndjek, por edhe gjatë periudhës së ardhshme me kudjes do t’i ndjek të gjitha indikatorët ekonomikë dhe ngjarjet në ekonominë e vendit, me ç’rast do të nikojë për ndryshimet e ardhshme në masë të madhe do të kushtëzohen nga lëvizjet në ekonominë e vendit dhe sektorit të jashtëm, njofton Almakos. Sipas BPRM, treguesit e lartë frekuentues për kuartalin e dytë udhëzojnë për përmirësim të gjendjes së ekonomisë, ka vlerësuar Komiteti për politikë operative monetare të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme. Ky konstatim, njoftoi sot BPRM-ja, është mbështetur nga rritja…
Kur ka kaluar një ditë nga finalja e madhe e Superkupës së UEFA-s, Qyteti i Shkupit është duke bërë kalkulimet e fundit sa i takon organizimit të këtij eventi. Numri 1 i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski tha se nga superkupa që u luaj të Shkup kanë hyrë rreth 20 milionë euro. KOCE TRAJANOVSKI, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT “Qyteti i Shkupit ka ndarë rreth 200 mijë euro për organizimin e fan-zonës neutrale. Këtu nuk hyjnë harxhimet e institucioneve publikë të cilët kanë kontribuar në organizimin e këtij eventi. Vlerësohet se 20 milionë euro janë lënë në Qytetin e Shkupit…
Katërmbëdhjetë persona të arrestuar prej të cilëve gjashtë janë shtetas të huaj është bilanci pas zhvillimit të Superkupës në Shkup. Një shtetas i huaj është ftuar që të jep deklaratë para Prokurorit Publik për arsye se ka qenë blerës gjatë shitjes së biletave në të zezë. Në mesin e personave të arrestuar është edhe 25-vjeçari, Bllagojce Ristovski i punësuar në Agjencinë për Zbulim. Ai është arrestuar para fillimit të ndeshjes për shkak se ka penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrës së tij. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se kundër tij do të ngritet kallëzim penal. OLIVER…
VMRO DPMNE-ja asesi nuk po lejon shkarkimin e Marko Zvërlevskit. Edhe seanca e sotme ka vazhduar me fjalime procedurale të deputetëve të kësaj partie dhe me incidente të vogla që vetëm prolongonin debatin për shkarkim. Antonio Milloshovski mori fjalën pa leje dhe Talat Xhaferi thirri sigurimin për ta larguar nga salla, por bashkëpartiaket e tij e rrethuan foltoren dhe nuk lejuan sigurimin as t’i afrohet Milloshovskit. Talat Xhaferi u bëri thirrje deputetëve që të largohen nga foltorja por ata nuk iu bindën. Pas kësaj, Xhaferi lejoi dhjetë minuta pauzë pas së cilës citoi pjesë nga rregullorja e Kuvendit kur kryetari…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, është i pari që paralajmëroi se do të garojë edhe për një mandat për kryetarë në zgjedhjet lokale më 15 tetor. Trajanovski këtë e konfirmoi sot duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve. As nga partia e tij VMRO- DPMNE e as nga ndonjë parti tjetër ende nuk ka vërtetim zyrtar për ndonjë kandidat për kryetar. Trajanovski kryetar i Shkupit është tanimë dy mandate, respektivisht nga viti 2009. “Po, planifikoj të kandidohem. Ajo do të varet nga sondazhet që do të bëhen dhe në bazë të asaj do të shohim nëse në…

