Maqedonia vazhdon të jetë nën ndikim të temperaturave të larta të cilat kanë shkaktuar rritje të numrit të personave që kërkojnë ndihmë mjekësore nga shërbimi i urgjencës. Nga Enti hidrometeorologjik njoftojnë se edhe në ditët në vijim, i gjithë vendi do të jetë i përfshirë nga temperaturat e larta, duke theksuar se do të vazhdojë faza e portokalltë.
Kostadinka Arsovska nga enti hidrometeorologjik në Shkup thotë se gjatë këtyre dy ditëve temperaturat do të pësojnë rritje akoma, ndërsa ndryshim të motit pritet të ketë gjatë ditëve të fundjavës.
SINKRON,KOSTADINKA ARSOVSKA NGA ENTI HIDROMETEOLOGJIK
“Edhe në dy ditët në vazhdim nxehtësia do të jetë mbi nivel me temperatura mbi mesatarën. Temperatura maksimale në vend lëviz në mes intervaleve 35 deri në 40 gradë Celsius. Ndryshim të motit presim të kemi gjatë fundjavës, me vranësira, me erëra të fuqishme në pjesën jugperëndimore, si dhe mbrëmjen e së dielës priten të reshura të shiut.”
Rritjet ekstreme të temperaturave mund të rëndojnë gjendjen e personave me sëmundje kronike. Andaj mjekë të ndryshëm apelojnë për kujdes nga ana e qytetarëve. Ata rekomandojnë që të shmanget ekspozimi në diell nga ora 11 deri në orën 17:00, të konsumohet më shumë ujë dhe lëngje gjatë ditës, si dhe ushqime sa më të freskëta. Kujdes të veçantë duhet të kushtojnë gratë shtatëzëna.
Medina Ajeti

