Katërmbëdhjetë persona të arrestuar prej të cilëve gjashtë janë shtetas të huaj është bilanci pas zhvillimit të Superkupës në Shkup. Një shtetas i huaj është ftuar që të jep deklaratë para Prokurorit Publik për arsye se ka qenë blerës gjatë shitjes së biletave në të zezë.
Në mesin e personave të arrestuar është edhe 25-vjeçari, Bllagojce Ristovski i punësuar në Agjencinë për Zbulim. Ai është arrestuar para fillimit të ndeshjes për shkak se ka penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrës së tij.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se kundër tij do të ngritet kallëzim penal.
OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I MPB-SË
“Posaçërisht personat të punësuar në shërbimet nuk duhet t’i lejojnë vetes të pengojnë persona zyrtar në kryerjen e detyrave të tyre. MPB do të ngrit kallëzim penal, por pres që edhe institucioni I tij të marrë masa adekute”
Tre raste të shitjes së biletave në të zezë janë regjistruar nga ana e tre shtetasve të huaj, dy anglez dhe një serb dhe dy shtetasve të Maqedonisë. Kundër tyre do të ngritet kallëzim penal për veprën penale “tregti e palejuar”. Po ashtu, policia ka regjistruar edhe shitje të palejuar të artikujve me mbishkrimet Real Madrid dhe Mançester United.
Ndërkaq, sipas informatave nga ekipet kujdestare mjekësore, gjatë mbrëmjes së djeshme, nuk ka pasur rritje të numrit të zakonshëm të ndërhyrjeve.
Në Klinikën e Toksikologjisë nuk ka arritur asnjë pacient, në kujdesin emergjent nuk janë të regjistruara kolapse dhe vetëm një shtetas i huaj me krahun e thyer është transportuar në Klinikën për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”.
Gjithashtu, nga Qendra Emergjente në kompleksin e klinikave informojnë se mbrëmja ka kaluar qetë dhe pa rritje të numrit të intervenimeve.
Enis Murtezi
Superkupa, arrestohen 14 persona, mes tyre një… by tvshenjaofficial

