VMRO DPMNE-ja asesi nuk po lejon shkarkimin e Marko Zvërlevskit. Edhe seanca e sotme ka vazhduar me fjalime procedurale të deputetëve të kësaj partie dhe me incidente të vogla që vetëm prolongonin debatin për shkarkim.
Antonio Milloshovski mori fjalën pa leje dhe Talat Xhaferi thirri sigurimin për ta larguar nga salla, por bashkëpartiaket e tij e rrethuan foltoren dhe nuk lejuan sigurimin as t’i afrohet Milloshovskit.
Talat Xhaferi u bëri thirrje deputetëve që të largohen nga foltorja por ata nuk iu bindën. Pas kësaj, Xhaferi lejoi dhjetë minuta pauzë pas së cilës citoi pjesë nga rregullorja e Kuvendit kur kryetari duhet të veprojë nëse deputetë nuk i bindjen. Edhe Antonio Milloshovskin e lejoi të mbajë fjalimin e kërkuar procedural.
TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT
“Unë vetëm po i zbatoja procedurat ashtu siç janë paraparë në Rregulloren e Kuvendit, por qytetarët janë ata që do të japin vlerësimin se kush çfarë qëllimi ka pasur. Ja në fakt, edhe sjellja juaj në këtë moment që unë po flas, tregon se çfarë qëllimi kishit. Antonio Milloshovski, i cili i njeh procedurat e di mirë se derisa t’i jepet fjala nuk mund të dalë në foltore”
Për aq sa zhvillohej debati, deputetët e VMRO DPMNE-së njoftuan se tashmë kanë dërguar letër tek Komisioni për Luftimin e Korrupsionit në mënyrë që të tregojë nëse Kuvendi ka të drejtë të emërojë ose shkarkojë funksionarë pasi të shpallen zgjedhje. Derisa të arrijë përgjigjja e cila mund të vonohet pasi të punësuarit në antikorrupsion janë në pushim kolektiv deri më 20 gusht, VMRO DPMNE propozoi që debati të ndërpritet dhe apeloi deri tek Antikorrupsioni që sa më shpejtë të kthejë përgjigjen.
ILIJA DIMOVSKI, DEPUTET I VMRO DPMNE-SË
“Mendoj se kjo çështje është shumë urgjente. Nuk kërkojmë komentim, pasi kjo është kompetencë e instituconeve të tjera, por kërkojmë vetëm mendim që është kompetencë e Antikorrupsionit dhe kjo është dëshmuar me kërkesa për mendim të Qeverisë së kaluar teknike. Apelojmë teri tek Antikorrupsioni që të kthehen në punë dhe që nesër ose gjatë javës të japë përgjigje”
VMRO DPMNE-ja nuk pranon se ata po e bllokojnë qëllimisht shkarkimin e Zvërlevskit, ndërsa pyetjet e gazetarëve nëse ata i frikësohen një prokurori të pavarur, i cilësojnë si tendencioze. Në pyetjen se a po e ruan VMRO DPMNE-ja Zvrlevskin deri sa të kalojnë zgjedhjet lokale që të mos përndiqen funksionarët e VMRO-së, Dimovski nuk dha përgjigje konkrete përveç arsyetimeve të zakonshme teknike.
ILIJA DIMOVSKI, DEPUTET I VMRO DPMNE-SË
“Ne? Ne nuk kemi faj se Talat Xhaferi nuk e ka parë Kodin Zgjedhor dhe nenin 8 A. Kjo është përgjegjësia e tij, jo e jona”.
Kjo është një prej shumë tentatiave për të filluar debatin për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvrlevski, procedurë të cilën e nisi Qeveria, për shkak të punës së papërgjegjshme. Por partia opozitare menjëherë pasi iniciativa arriti në Kuvend, formoi dhjetë grupe parlamentare me nga pesë deputetë dhe tani në çdo kohë kërkon fjalën dhe pauza, andaj pika e shkarkimit asesi nuk vjen në shprehje.
Ferikan Iljazi Arifi
Detaje nga tentativa e VMRO-së për të bllokuar… by tvshenjaofficial

