Author: almakos

“Ujë kanë gjetur edhe në Mars, ndërsa ne ende nuk kemi”. Me këtë moto qindra Strugan sot protestuan para selisë së Ndërmarrjes Publike të Ujësjellësit Proakva. Ata thonë se madje edhe nga 16 orë nuk kanë ujë për pije në mes të verës në temperatura deri më 40 gradë. Nga Proakva arsyetohen se në burimet në Shumë dhe Belicë të Epërme është zvogëluar rrjedha e ujit. Ata thonë se janë të pa fuqishëm ta zgjidhin problemin prandaj janë vendosur restriksione. Problem shtesë është edhe mungesa e të reshurave si dhe keqpërdorimi i ujit për pije. “Ne ende nuk kemi ujë.…

Lexo më Shumë

Nga 500 deri në 600 euro në muaj, paguan çdo amvisëri në lagjen Drenoc të Tetovës, për furnizim me ujë për pije. Kjo është zgjidhja e vetme që kanë këta banorë, të cilët prej vitesh, vuajnë mungesën e ujit. Megjithatë që ironia të jetë edhe më e madhe 500 shtëpitë e kësaj lagjeje paguajnë rregullisht faturat e NP Komuale, për një shërbim që asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar. “Kjo zgjidhje me furnizim privatisht me ujë, që banorët pretendojnë se i kanë gjetur zgjidhje, një amvisërie në muaj i kushton minimum 30.000 denarë dhe arrin deri në 36 000 denarë. Interesant…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE-ja dorëzoi interpelancën e tretë për ndonjë funksionar të LSDM-së. Pas interpelancës për ministrin e bujqësisë dhe të punës dhe politikës sociale, tani interpelancë dorëzuan për ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov, për shkak të siç thonë, Marrëveshjes me Bullgarinë, planin për strehimin e refugjatëve në Maqedoni dhe një sërë parregullsish që e kanë ndjekur punën e tij. Antonio Milloshovski nga VMRO DPMNE-ja tha se kur do të vijë koha do të dorëzojnë interpelanca edhe për ministrat e tjerë të LSDM-së përfshirë edhe kryeministrin Zoran Zaev. “Kemi dorëzuar iniciativë për votim të mosbesimit të ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov. Ka…

Lexo më Shumë

Bashkëshortja e Goran Grujevskit i cili është në arrati e ka dorëzuar armën e tij zyrtare policisë, mëson Alsat M. MPB- ja dje pas disa përpjekjeve arriti ta kthejë armën zyrtare të ish shefit të Drejtorisë së Pestë i cili e ka poseduar zyrtarisht. Pistoleta e llojit Glok, një magazinë me municion si dhe plumba të kalibrit 9 milimetra policia i ka marrë nga banesa e Grujevskit. Alsat M publikoi se MPB ka probleme për ta kthyer armën zyrtare pasi Gjykata Penale ka refuzuar të lëshojë urdhër të cilin policia e ka pritur me ditë të tëra. Tani pistoleta është…

Lexo më Shumë

Disa nga zjarret që kanë përfshirë vendin vazhdojnë të jenë disa aktiv edhe më tej, derisa disa prej tyre janë lokalizuar. Edhe në komunën Makedonski Brod zjarret janë lokalizuar dhe janë nën kontroll. Ndërsa zjarr të ri ka në rrethinen e fshatit Greshnicë dhe po intervenohet nga Pyjet e Maqedonisë . Në komunën Çashkë zjarri ne vendin e quajtur Jasinovska Gllava është ende aktiv dhe po punohet për shuarjen e tij. Zjarr aktiv ka edhe në fshatin Nikishtan por është nën kontroll . Nga zjarret e mbetura në vend,në regjionin e Shkupit,zjarri në fshatin Gradmanci,komuna Petrovec është ende aktiv, po…

Lexo më Shumë

Keqpërdorimi i resurseve shtetërore për qëllime politike, rregullimi i listës zgjedhore, korrupsioni politik, presioni ndaj votuesve dhe ndarja e shtetit nga partitë politike, janë disa nga pengesat të cilat i kanë shoqëruar proceset zgjedhore gjatë viteve të kaluara e të cilat institucionet e vendit duhet t’i eliminojnë, konsiderojnë OJQ-të të cilat merren me monitorimin e procesit zgjedhor. Xhabir Deralla nga OJQ Civil thotë se për një proces të mirëfillt zgjedhorë institucionet përkatëse duhet ti zbatojnë këto reforma të ndërlidhura me procesin zgjedhorë. Deralla nuk përjashton mundësin që përmes formave demokratike të ndikojnë në zbatimin e reformave zgjedhore E para dhe…

Lexo më Shumë

09 August Tenori dhe dirigjenti, ylli i muzikës klasike Placido Domingo la provat e shfaqjes së tij të fundit për të ardhrur në Shkup për ndeshjen e Super Kupës. Ai është anëtar nderi i klubit Real Madrid dhe nuk e fshehte dot gëzimin për fitoren e klubit të tij. Loja ishte e mirë, ne kemi një ekip të fuqishëm i shoh të organizuar mirë, edhe pse u tremba 10 minutat e para – u shpreh Domingo. Por edhe Domingo si shumë fansa e shikues të tjerë, shprehu zhgënjim që Kristiano Ronaldo nuk luajti gjatë në ndeshjen e rrallë për Shkupin…

Lexo më Shumë

Kreu i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski ka njoftuar se do të marrë mendimin e qytetarëve për të mësuar nëse e duan të kandidojë sërish. Ai tha se për këtë do të realizojë anketë. “Planifikoj të kandidoj, por kjo do të varet nga anketat që do të bëhen dhe mbi bazë të tyre do të shohim nëse në periudhën e kaluar kemi bërë mjaftueshëm dhe nëse qytetarët janë të kënaqur nga puna ime. Dhe mbi bazë të kësaj do të jetë edhe kandidatura ime”, tha Koce Trajanovski. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Gazeta InfoPress ka mësuar nga një historian, i cili ka bërë hulumtime disa vjeçare se sa shqiptarë jetojnë në Maqedoninë. Ai i ka thënë InfoPressit se maqedonët me qëllim nuk e tregojnë të vërtetën, kjo sepse sipas tij maqedonët nuk janë më shumë se 30 përqind në Maqedoni. Ky hulumtim pritet që shumë shpejt të botohet me fakte hisorike dhe dokumente që deri tani nuk i ka ditur publiku.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në vazhdimin e mbledhjes së sotme kuvendore për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski dha pauzë njëorëshe me kërkesë të opozitës. Spikeri Xhaferi në fillim citoi pjesë të Rregullores me qëllim që të ttregojë se në cilën mënyrë duhet të sanksionohen procedurat për mbajtjen e rendit në Kuvendin e RM-së dhe çfarë ëstë roli i Kryetarit të Kuvendit në atë pikëpamje. Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE kërkoi pauzë prej një ore, për, siç tha, koordinim të grupit të tij të deputetëve. Milloshoski në mënyrë procedurale theksoi se ai nuk e uzurpoi foltoren dhe me asnjë…

Lexo më Shumë

09 August Anglezë “në të zezë” u kanë shitur bileta disa ukrainasve, një shtetasi serb, një shtetasi rus, një taksist e ka grabitur një fans të Mançesterit, ndërkaq një punonjës në Agjencinë për kundërzbulim i cili ka qenë në gjende të alkoolizuar është fjalosur dhe shtyrë me polic të cilët e kanë siguruar ndeshjen. Këto janë incidentet nga regjistri i policisë të lidhura me ndeshjen e mbrëmshme të Super Kupës Evropiane. Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski informoi se sot në shtabin operativ ka qenë i kyçur edhe drejtori i byrosë për siguri publike dhe disa shefa tjerë policor. Vlerësimin që…

Lexo më Shumë