VMRO DPMNE-ja dorëzoi interpelancën e tretë për ndonjë funksionar të LSDM-së. Pas interpelancës për ministrin e bujqësisë dhe të punës dhe politikës sociale, tani interpelancë dorëzuan për ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov, për shkak të siç thonë, Marrëveshjes me Bullgarinë, planin për strehimin e refugjatëve në Maqedoni dhe një sërë parregullsish që e kanë ndjekur punën e tij. Antonio Milloshovski nga VMRO DPMNE-ja tha se kur do të vijë koha do të dorëzojnë interpelanca edhe për ministrat e tjerë të LSDM-së përfshirë edhe kryeministrin Zoran Zaev.
“Kemi dorëzuar iniciativë për votim të mosbesimit të ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov. Ka disa arsye për këtë interpelancë por do të theksojmë vetëm disa. E para është nënshkrimi imarrëveshjes së shpejtë dhe të dëmshëm me Bullgarinë, mosemërimi i ambasadorit të Maqedonisë në BE, në Bruksel. Në kërkesë është theksuar edhe mungesa e një qëndrimi të qartë të ministrit për ndërtimin e kampeve të refugjatëve në Maqedoni”, tha deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshovski.

