Keqpërdorimi i resurseve shtetërore për qëllime politike, rregullimi i listës zgjedhore, korrupsioni politik, presioni ndaj votuesve dhe ndarja e shtetit nga partitë politike, janë disa nga pengesat të cilat i kanë shoqëruar proceset zgjedhore gjatë viteve të kaluara e të cilat institucionet e vendit duhet t’i eliminojnë, konsiderojnë OJQ-të të cilat merren me monitorimin e procesit zgjedhor. Xhabir Deralla nga OJQ Civil thotë se për një proces të mirëfillt zgjedhorë institucionet përkatëse duhet ti zbatojnë këto reforma të ndërlidhura me procesin zgjedhorë. Deralla nuk përjashton mundësin që përmes formave demokratike të ndikojnë në zbatimin e reformave zgjedhore
E para dhe më e rëndësishmja është rregullimi i listës zgjedhore. Ajo patjetër të merr formën e saj të duhur ashtu siç do të reflektonte besim tek qytetarët. Korrupsioni politik patjetër të eliminohet edhe pse është e vështirë. Një orë e më shpejt institucionet dhe partite duhet të ndërmarrin masa në lidhje me këtë. në këtë periudhë është shumë me rëndësi që militantët partiak duhet ta dinë që nuk duhet të lejohet asnjëfarë lloj shtypjeje mbi votuesin dhe blerja e votave”. Derisa konstatohet se reformat nuk zbatohen dhe se ligji po thyhet , atëherë ne do jemi të zëshëm dhe do insistojmë që përmes të gjitha kanaleve demokratike të ndikojmë në përmirësimin e gjendjes -deklaroi Xhabir Deralla, CIVIL.
Nga Asociacioni qytetar MOST thonë se institucionet e vendit duhet të marrin masa preventive për ngritjen e vetëdijes mbi ndarjen e shtetit nga partitë politike, ndërkaq shtojën se pavarësisht të gjitha masave të rekomanduara pa vullnet politik asgjë nuk do të këtë përmirësim.
Si e para, me rëndësi është që të ndërmerren masa preventive për ngirjten e vetdijes për këtë problem, ndërkaq nëse përsëriten kësi rastesh atëherë institucionet duhet të reagojnë dhe të ndërmarrin procedura të caktuara kundër autorëve. Sa i përket Listes zgjedhore, rreziqet me të cilt u përballëm para zgjedhjeve parlamentare mbeten të njejta edhe për këto zgjedhje. Duke e parë situatën momentale mund të konstatojmë se fokusi më i madh duhet të vihet në mehanizmat kontrollues të cilat i zbatojnë zgjedhjet. Për këtë shkak duhet të vihet kujdes i veçantë mbi edukimin e administratës zgjedhore veçanërisht për shkak të asaj se ndaj zgjedhjeve lokale komisionet zgjedhore komunale kanë më shumë kompetenca- tha Zlatko Dimitroski, Organizata joqeveritare MOST.
Zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 15 tetor ndërkaq fushata zgjedhore sipas kalendarit të KSHZ-së fillon më 25 shtator. Partitë më së voni deri më 9shtator duhet t’i dorëzojnë listat e kandidatëve ndërkaq inspektimi I listës zgjedhore do të filloj më 21 gushti dhe do të zgjas deri më 9 shtator.
Vjollca Aliti

