Author: almakos

Kreu i Qeverisë, Zoran Zaev ka folur pak për krizën me Serbinë, kur është pyetur sot nga gazetarët gjatë konferencës për gazetarë. “Gjithçka që patëm për të njoftuar e thamë përmes njoftimit, përmes deklaratave të ministrit të jashtëm, zëvendëskryeministrit për Euro- integrime. Unë mund vetëm të shtoj se fjala e mirë dhe miqësia e sinqertë i zgjedhin problemet”, ka thënë Zaev. E pikërisht, sot në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur me ton pajtues. Ai i ka propozuar Zaevit mbajtjen e një seance të përbashkët qeveritare ndërmjet qeverive të Maqedonisë dhe Serbisë.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot realizoi takim lamtumire me ambasadoren e Egjiptit në Republikën e Maqedonisë me seli në Sofje, Manal Jehia El Shinavi. Ministri Dimitrov, siç kumtoi MPJ, ka shfaqur falënderim dhe mirënjohje për kontributin e ambasadores në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të saj në Maqedoni. Dimitrov ka theksuar se kultivimi i dialogut politik dhe zhvillimi i bashkëpunimit gjithpërfshirës me Egjiptin është në interes për Republikën e Maqedonisë. Në atë drejtim në takim janë këmbyer mendime rreth mundësive për avancim të mëtejshëm të marrëdhënieve, përfundimin e nismave të filluara dhe hapjen e të tjerave…

Lexo më Shumë

Nga tetori fillon tarifa e lirë e rrymës, masë të cilën e premtoi Qeveria para zgjedhjeve, kumtoi sot kryeministri Zoran Zaev. Në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeverinë në të cilën marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i çështjeve ekonomike Koço Angjushev, si dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Zaev tha se rrymë të lirë do të ketë çdo ditë pune dhe të shtunën nga ora 14:00 deri në orën 16:00, si dhe nga ora 22:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit, ndërsa të dielën mbetet praktika e deritanishme, rrymë të lirë të ketë tërë ditën. “Realizojmë edhe një premtim të…

Lexo më Shumë

“Unë nuk jam personi përgjegjës i cili jep miratim për qëndrim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e as cilitdo organi tjetër të drejtorisë shtetërore”, theksoi në një deklaratë për MIA-n, Sinisha Aleksoski, këshilltar për sigurinë kombëtare të presidentit të Republikës së Maqedonisë, të cilin zbuluesi serb Goran Zhivaljeviq e theksoi si person i cili i ka dhënë leje të jetë në Parlamentin e Maqedonisë gjatë dhunës së 27 prillit të këtij viti. Ai tha se këtë e ka bërë që përmes tij të sigurojë alibi dhe ta arsyetojë sjelljen e tij të paautorizuar dhe joprofesionale, kundrejt ligjeve të Republikës…

Lexo më Shumë

Një punëtor në minierën për plumb dhe zink “Bulmak” në Zletovë dje u lëndua gjatë kryerjes së detyrave të punës. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se aksidenti ndodhi dje rreth orës 10. Janë lënduar D.S. (43) nga Probishtipi i cili me automjet ambulance në pronësi të minierës është transportuar në Shtëpinë Shëndetësore në Probishtip, prej ku pas ndihmës së dhënë mjekësore është transportuar në Qendrën Klinike Shtip. Për shkak të karakterit të lëndimeve, me automjet të Ndihmës urgjente mjekësore, është transportuar edhe mbajtur në Qendrën Klinike Shkup. Për karakterin e lëndimeve, mjeku kujdestar do të prononcohet në mënyrë shtesë.…

Lexo më Shumë

– – “Unë nuk jam personi përgjegjës i cili jep miratim për qëndrim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e as cilitdo organi tjetër të drejtorisë shtetërore”, theksoi në një deklaratë për MIA-n Sinisha Aleksoski, këshilltar për sigurinë kombëtare të presidentit të Republikës së Maqedonisë, të cilin zbuluesi serb Goran Zhivaljeviq e theksoi si person i cili i ka dhënë leje të jetë në Parlamentin e Maqedonisë gjatë dhunës së 27 prillit të këtij viti. “Mendoj se këtë e ka bërë që përmes meje të sigurojë alibi dhe ta arsyetojë sjelljen e tij të paautorizuar dhe joprofesionale, kundrejt ligjeve…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë mohon zërat se vdekja e tre foshnjave të sapolindura në Klinikën për Gjinekologji të Spitalit “Nënë Tereza” ka ndodhur për shkak mungesës së inkubatorëve. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e klinikës, ndërsa është formuar edhe një Komision për mbikëqyrje profesionale që do të shqyrtojë rastin. Ndërkohë, i shokuar për vdekjen e tre foshnjeve dhe gjendjen shoqërore të bashkëshortes, prindi nuk ishte i gatshëm të prononcohet.

Lexo më Shumë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë një hap tjetër për të përmirësuar raportet me Maqedoninë. Ai e ka porositur sot ambasadoren e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska, që t’ia çojë mesazhin kryeministrit Zoran Zaev, për mbajtjen e një seance të përbashkët të dy qeverive deri në fund të vitit në Beograd. Duke tejkaluar tensionet e fundit, Vuçiq ka thënë se me ambasadoren maqedonase kanë diskutuar për mbajtjen sa më të shpejtë të një takimi të Komitetit të Përzier për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet dy vendeve

Lexo më Shumë

Nevojitet ndërmarrje e aktiviteteve që sërish të aktivizohen bashkësitë urbane, e posaçërisht ato vendore në fshatrat ku banorët do të mblidhen dhe vetë do të vendosin për nevojat e tyre dhe prioritetet. Kjo u theksua në debatin e sotëm- “Vetëqeverisja lokale – potencial i pashfrytëzuar për përforcimin e bashkësive lokale, në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Zyrës së UNDP-së në Shkup. Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski para fillimit të debatit deklaroi se duhet debate publike për atë sa është nevoja nga vetëqeverisja lokale, gjegjësisht të organizohen bashkësitë urbane dhe lokale me qëllim që të jenë në shërbim…

Lexo më Shumë

Plani i rishikuar operues për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2017, u shqyrtua dhe u pranua në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik Social të cilin e kryesoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska. “Me rishikimin sigurohet aktivizim më i madh i të rinjve në programet e reja, jepet mundësi për kyçje në programet të të gjithë të personave të papunë, e jo vetëm kërkuesve aktiv të punës, përfshirë edhe organizatat qytetare, si dhe qasjen rajonale gjatë implementimit dhe kyçjes së më shumë palëve të përfshira”, kumtoi MPPS. Anëtarët…

Lexo më Shumë

Kompanitë ndërtimore në gjashtë muajt e parë të vitit kanë kontraktuar për 13,9 për qind më pak punë në vendet e huaja në krahasim me gjysmën e parë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror për Statistikë, prej janarit deri në qershor të vitit 2017, vlera e përgjithshme e punëve të kontraktuara ndërtimore në vendet e huaja është 2.300.778 mijë denarë, që është për 13,9 për qind më pak se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Në periudhën e njëjtë, operativa ndërtimore e Republikës së Maqedonisë në vendet e huaja ka kryer…

Lexo më Shumë

Në transportin për udhëtim në tremujorin e dytë të këtij vitit në krahasim me këtë periudhë nga vitit i kaluar është shënuar rritje e numrit të udhëtarëve për 13,6 për qind. Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror për Statistikë në transportin e qytetit dhe ndërurban rritje ka për 9,6 për qind, në atë ajror për 5,7 për qind, ndërsa transportin hekurudhor ka ulje prej 23,5 për qind. Në krahasim me tremujorin e parë nga vitit 2017 numri i udhëtarëve të transportuar në transportin për udhëtim është rritur për 21,5 për qind. në transportin urban-ndërurban për 4,8 për qind,…

Lexo më Shumë