Plani i rishikuar operues për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2017, u shqyrtua dhe u pranua në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik Social të cilin e kryesoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska. “Me rishikimin sigurohet aktivizim më i madh i të rinjve në programet e reja, jepet mundësi për kyçje në programet të të gjithë të personave të papunë, e jo vetëm kërkuesve aktiv të punës, përfshirë edhe organizatat qytetare, si dhe qasjen rajonale gjatë implementimit dhe kyçjes së më shumë palëve të përfshira”, kumtoi MPPS. Anëtarët e KES janë informuar se nevoja për rishikim të Planit operues është imponuar për shkak të mjeteve financiare shtesë të siguruara, si dhe për realizimin e qëllimeve të vendosura të parashikuara me programet dhe masat e ndryshme. Me Planin operues të rishikuar për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2017 në programe të caktuara në bazë të implementimin të deritanishëm është bërë korrigjim i numrit të përfshirjes së personave, programe të caktuara janë lënë anash dhe janë shtuar të reja të cilat duhet të sigurojnë kyçje në tregun e punës kryesisht të personave të rinj të papunë. Anëtarët e KES e kanë pranuar Planin e rishikuar operues dhe kanë rekomanduar të sigurohet promovim më i madh për shkak të njohjes në kohë dhe të tërësishme të personave të interesuar të papunë, punëdhënësve.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

