Matja e cilësisë së arsimit universitar, shihet nga suksesi në atë që zyrtarisht njihet si ranglista e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Maqedoni, ku edhe shpesh tregon ulje-ngjjitje të shkallës për matjen e cilësisë. ‘Webometrics’ ka publikuar rangimin e universiteteve, për vitin 2017. Universitetet shqiptare, në Maqedoni sërish të fundit në rajon. Sipas Nuhi Dardhishës, nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar, në Maqedoni, por edhe nga Egzon Shabani, përfaqësuesi i Unionit të studentëve shqiptar, në Maqedonisë, ndajnë të njëjtim mendim, mbi problemet, të cilat i përkasin arsimin shqip, në vend, shkruan Almakos.
Dardhishta thotë se rënia e cilësisë në arsimin universitar është si shkak i rënies së arsimit fillor dhe të mesëm, ku edhe dalin nxënës të pa përgaditur, por të njejtët ndjekin studimet në fakultet. Ku atje ballafaqohen me profesorë të pa përgaditur profesionalisht, përshkak se titujt e lartë arsimor i kanë përvetësuar duke bërë plagjiaturë të temave të magjistraturës ose doktoraurës. Dhe fenomeni i përfshirjes së politikës në inkuadrimin e kuadrove në institucione arsimore, dobëson skajshmërisht arsimin shqip, në Maqedoni, njofton Almakos.
“Rangimi mjaftë i dobët i Universiteteve, me mësim në gjuhën shqipe është përshkak të ngecjes së cilësisë, duke filluar prej arsimit fillor, e atij të mesëm dhe kuptohet kemi edhe studentë shumë të dobët. Poashtu kemi një ngecje edhe në cilësinë e mësimdhënësve, gjë që është më kryesorja, sepse mësimdhënësit këto dhjetë vitet e fundit, ku edhe është e njohur në gjithë rajonin, kanë fituar diploma të magjistraturës dhe doktoraturës, shpesh të kopjuara, edhe atë në një numër të madh, kështu që janë të pamerituar. Por edhe në bazë të polikës këta persona vijnë më shpejt që të punësohen. Ku situata është e ngjajshme si në universitete ashtu edhe në shkollën fillore dhe të mesme, pra këtu qëndron problemi. Gjenezën e ka prej fillores dhe të mesme.
Këta janë disa faktorë, edhe pse duket si shumë kritike. Pra, institucionet tona janë të politizuara, ku edhe rektorët e universiteteve janë njerëz të politikës, në qeverisjen e Maqedonisë, por kjo nuk ndodh vetëm këtu, por edhe në rajone të Ballkanit Perëndimor. Kështu që ne dalngadal, kjo do të duhet të deplotizohet, prej shkallës parashkollore e universitare. Pra, të licensohen mësimdhënësit”, tha Nuhi Dardhishta, nga Lidhja e arsimtarëve shqiptar të Maqedonisë, për Almakos.
Ai bën një dallim nga koha e mëparshme me atë të ditëve tona, ku thotë se një student më parë qëndronte mbi libër nga 10 orë, sot nuk ndodh një gjë e tillë. Dardhishta shton se sistemi i arsimit në kohët e demokracisë është më i mirë nga ai i mëparshëm, por ky sistem duhet të jetë i kontrolluar. Duhet anketa, dhe mekanizma për kontroll si dhe provime pranuese.
Për, përfaqësuesin e USSH-së, Egzon Shabani, se problemi i radhitjes së universiteteve shqiptare në listën e fundit, rrjedh nga arsimi fillor, por nuk përjashton dhe sumë faktorë të tjerë, si demotivimi i mësimdhënësve për punë, ku shkaqet mund të jenë të natyrave të ndryshme.
“Nuk është e para herë që universitetet shqiptare në Maqedoni e sidomos ai shtetëror rreshtohen nga fundi nëpër statistika të ndryshme, kur është në fjalë kualiteti. Ne si Union Studentor Shqiptar një kohë të gjatë merremi me identifikimin e pusetës nga ku buron ky problem dhe jemi të mendimit që një zinxhir faktorësh janë shkaktarët kryesorë, duke filluar nga arsimi i mesëm ku profesorët e demotivuar nga shumë këndvështrime në raport me nxënësit e diskriminuar nuk prodhojnë një nxënës ideal, i cili është gati ta fillojë jetën studentore. Po e njejta kuadro e cila kaloi nëpër shumë parregullsi në shkollimin e mesëm kur fillon studimet në vend se të gjejë komoditet në përmirësim të kushteve dhe rrethanave, ajo has në një shkallë më të lartë të këtyre problemeve siç janë: politizimi, diskriminimi si dhe paragjykimet e ndryshme. Çka duhet të bëjmë që të dalim nga kjo mjegull, e cila helmon gjenerata e gjenerata?
E para është se nuk duhet ta bëjmë atë që kemi bërë deri tani! Sot të gjithë së bashku duhet t’i përvishemi punës dhe ta ngrisim cilësinë e arsmit shqip, t’i avansojmë standardet e universiteteve tona, të krijojmë mekanizma motivues për nxënës, profesor e studentë, dhe vetëm atëherë kur japim mund bashkarisht, përmirësimet do t’i vërejmë në ngritjen akademike të kuadrove, të cilat do të udhëheqin procese të mirëfillta në dobi të çdo shtrese të shoqërisë”, tha Egzon Shabani, nga USSH-ja, për Almakos.
Nga 20 institucionet e arsimit të lartë në Maqedoni, i pari renditet Universiteti “Kirili dhe Metodi” në Shkup, në vendin e 1519, kurse pas tij vjen Universiteti “Goce Dellçev” i Shtipit dhe UEJL në vendin 3491, respektivisht në vendin 4618. Universiteti i Tetovës gjendet në pozitën e 6291 të kësaj liste. E përbashkëta e këtyre dy institucioneve të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Maqedoni është se viteve të fundit po shënojnë ngjitje në listën e Webometrics-it. Nga viti 2014 e deri këtë vit. UT ka shënuar ngitje prej 5247 vende. Konkretisht, ka lëvizur në këto pozicione: 11.334 në matjen e performancës për vitin 2014 – në 8680 për vitin 2015; në 8149 për vitin 2016 dhe 6762 për vitin 2017.
Ndërkaq, për të njëjtën periudhë kohore – pozitat e UEJL-së në Webometrics janë përmirësuar për 2452 vende. Pra, nga pozita 7070 në vitin 2014, në pozitën 7840 në vitin 2015 dhe në pozitën 7741 në vitin 2016 – është ngjitur në pozitën 4618 për këtë vit.
Delvina Kërluku
Almakos.com

