Kur ka kaluar një ditë nga finalja e madhe e Superkupës së UEFA-s, Qyteti i Shkupit është duke bërë kalkulimet e fundit sa i takon organizimit të këtij eventi. Numri 1 i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski tha se nga superkupa që u luaj të Shkup kanë hyrë rreth 20 milionë euro.
KOCE TRAJANOVSKI, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT
“Qyteti i Shkupit ka ndarë rreth 200 mijë euro për organizimin e fan-zonës neutrale. Këtu nuk hyjnë harxhimet e institucioneve publikë të cilët kanë kontribuar në organizimin e këtij eventi. Vlerësohet se 20 milionë euro janë lënë në Qytetin e Shkupit gjatë periudhës prej kur ka filluar të bëhen organizimet për Superkupën e Evropës dhe deri në ditën e sotme dhe kjo flet qartë se sa është e rëndësishme të organizohet një event i tillë spekaktolar në vendin tonë”.
Ndërkaq, sa i takon video bimëve të cilat mbrëmë rezultuan të pasukseshsme dhe i dëshpëruan qytetarët, të cilët nuk arritën të shihnin asnjë insert nga ndeshja, Trajanovski ia hedh fajon UEFA-s. Ai tha se për video-bimet UEFA kishte caktuar firmën e pijeve ”Pepsi”.
KOCE TRAJANOVSKI, KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT
“Qyteti i Shkupit asnjëherë nuk ka thënë që do të ketë video transmetim të vdeo-bimit, i cili gjindet në sheshin ”Maqedonia” . Vide-bimet janë blerë një nga sponzorët e UEFA-s, Pepsi dhe ata janë ata të cilët do të vendosin se a do ketë transmetin të ndeshjet në video bime”
Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski nuk e fshehi kënaqësinë e tij sa i takon organizimit të Superkupës duke mos harruar të falënderojë edhe institucionet tjera të cilët kontribuan që ky event madhor të zhvillohet me të gjitha standardet e parapara nga shtëpia e futbollit botëror UEFA. Përndryshe, një ditë pas Superkupës që u zhvillua në stadiumin ”Telekom Arena”, sot gjithçka duket e qetë në Shkup. Kujtojmë që ndeshja e Superkupës së Evropës ishte eventi më i madh sportive i organizuar në historinë e Republikën e Maqedonisë.
Samir Sinani

