Shoqata “Lupa e Gjelbër” ngriti dhjetë kallëzime penale kundër gjykatësve që kanë vendosur në rastin “Fortesa” dhe “Target” pasi dyshojnë se janë përgjegjës për arratisjen e Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit. Siç thotë Bllagoj Jovanov nga kjo shoqatë, Këshilli për Verifikimin e Fakteve dhe përgjegjësinë e gjykatësve duhet të bëjë hetim të detajuar nëse veprimet e gjykatësve kanë qenë në pajtueshmëri me ligjin. Kallëzimet janë bazuar në dyshimet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare për përfitime personale.“Të gjithë ishim dëshmitarë të realizimit të një procedurë të imagjinuar penale e cila rezultoi me arratisjen e të akuzuarve Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski.…
Author: almakos
Temperaturat e larta i kanë mbushur plazhet në Strugë dhe Ohër. Turistët por edhe vendasit thonë se kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga moti i nxehtë. Megjithatë, disa nga mysafirët vlerësojnë se pushteti lokal duhet të investojë më shumë në infrastrukturë që mundet në të ardhmen të tërheqin më shumë turistë. “Jemi nga Manastiri, vijmë dhe kthehemi. Uji është i ngrohtë, edhe pse në fillim na vjen ftohtë , por është mirë.” Disa turistë nga Tirana thënë se në Strugë vijnë dhjetë vite me radhë dhe qëndrojnë nga 6 javë. Hotelierët lokal thonë se janë të kënaqur…
Njëri nga tregjet kryesore të Shkupit, ai i Bit Pazarit, vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme. Me temperaturat që tejkalojnë 40 dragë Celsius, vapa brenda në treg bëhet pothuajse e padurueshme.Përderisa ky treg vazhdon të jetë në gjendje të njejtë për vite me radhë, pa u bërë asnjë ndryshim real, shitësit brenda tij detyrohen të punojnë në po atë ambient pa kushte elementare, pasi ky është vendi i vetëm për ta ku mund t’i sigurojnë të ardhurat financiare për mbijetesë.Kulmet metalike që tregtarëve ju qëndrojnë mbi kokë janë pothuajse tërësisht të shkatërruara, duke i detyruar shitësit qëtë improvizojnë me…
Janë lokalizuar por jo dhe shuar tërësisht disa zjarre në Maqedoni, në komunat Çashkë, Makedonski Brod dhe Petrovec. Në Brod janë djegur rreth 5 mijë hektarë pyje ndërsa për ripërtëritjen e të njëjtave nevojitet periudhë 30 deri në 50 vjet. Zjarri rreth manastirit Treskavec është shuar dhe në këtë ndihmuan qindra banorë të kësaj pjese bashkë me zjarrfikësit. Në Prilep, siç bëjnë të ditur nga njësia zjarrfikëse, janë aktive dy zjarre më të mëdha ku pritet të intervenojë Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Situatë më qetë paraqitet edhe në Gurgurnicë të Tetovës ku zjarri është vënë nën kontroll. Sot ndërkohë…
Shkolla fillore Liria në Tetovë, siç duket, nuk do mund të fillojë vitin e ri shkollor e kompletuar. Punët ndërtimore për renovimin e Shkollës që u filluan nga Ministria e Arsimit që prej dy javësh janë ndërprerë. Udheheqësia e shkollës në fjalë “Liria” thonë se nuk duhet ndërruar vetëm tjegullat e pullazit, por i tërë pullazi. Përndryshe punimet është dashur të përfundojnë më datë 13 të këtij muaji, por si duket deri në shtator projekti nuk do përfundojë. Ka gati tri javë që është ndërprerë puna. Arsyetimi është se duhet të merret edhe një herë arsyetim dhe urdhër nga ministria…
Kaluan dy ditë pasi VMRO -DPMNE kërkoi që Komisioni Antikorrupsion ta interpretojë nëse Ligji i zgjedhjeve ndalon shkarkimin e funksionarëve në periudhën kur janë shpallur zgjedhjet. Por, në këto dy ditë jo vetëm që nuk ka vendim urgjent por nuk iu dëgjohet as zëri Komisionit Antikorrupsion për atë nëse do ta shqyrtojnë kërkesën e opozitës. Kështu, në prag të vazhdimit të nesërm të seancës për shkarkimin e Zvërlevskit situata në Kuvend mbetet e pandryshuar. Është e pritshme që VMRO ta kundërshtojë këtë duke akuzuar për procedurë joligjore, ndërsa mazhoranca do të përpiqet që procedurën ta çoj drejt fundit. Heshtja e…
Gjykata e apelit e publikoi vendimin me të cilin i sqaron arsyet për shkak të cilave kanë pranuar bombat për shuplakat e porositura për rastin “Komuna Qendër”, të shërbejnë si prova. Gjykatësit sqarojnë se nuk është e rëndësishme sesi janë bërë përgjimet, por si janë siguruar ato. Ato janë siguruar në mënyrë të ligjshme, pasi me formimin e Prokurorisë speciale, miratimin e ligjit për punën e saj, regjistrimet dhe bisedat e përgjuara bëhen pjesë e rendit juridik dhe prandaj ato mund të jenë pjesë e provave. Gjykata e apelit vendimin e tillë e arsyeton me vendimin e mëparshëm për rastin…
Lidhur me interpelancën e dorëzuar nga ana e VMRO-DPMNE-së kundër ministrit të Financave, Dragan Tevdovski kanë reaguar nga LSDM. Ata thonë se me këtë veprim VMRO-DPMNE vazhdon të punojë në dëm të qytetarëve. Ata i cilësojnë si të kota dhe të dëshpëruara tentimet e VMRO-së që si thonë ata, nëpërmjet interpelancave mundohen të pengojnë reformat të cilat sjellin jetë kualitative për të gjithë qytetarët.“Me interpelancën e pabazë, VMRO-DPMNE është kundër rrogës minimale prej 12 000 denarëve për të gjithë të punësuarit. Me votimin kundër rishikimit të buxhetit të përgatitur nga ministri dhe Ministria e Financave, VMRO-DPMNE dëshmoi , por edhe…
Ministria e shëndetësisë ka informuar se janë vendosur drejtor të rinj në Institutin e gjerontologjisë, me të cilin do të kryesojë Salija Latif, në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët në Kozle ku është emëruar Angelço Andonovski, dhe në Klinikën Universitare të Reumatologjisë kur prej tani e tutje drejtor do të jetë Filip Guçev. Ministria infrormoi se në spitalin psikiatrik në Bardovcë mbetet drejtori i deritanishëm, Qamil Kovaçi.Ndërkohë janë shkarkuar drejtorët ekonomik në Spitalin Klinik të Tetovë, Spitalin Klinik të Shtipit, në Klinikën Universitare për radioterapi dhe onkologji, në Klinikën Universitare të Kardiologjisë, në Klinikën Universitare për Kardiokirurgji, për…
Në territorin e Maqedonisë momentalisht aktive janë vatra të zjarreve në komunat Makedonski Brod dhe Çashkë, ku është shpallur edhe gjendje të jashtëzakonshme, si dhe zjarre në komunat Kavadar, Kërçovë, Dollnen, Prilep, Tetovë dhe Bërvenicë, informoi sot zëdhënësja e Qendrës për Menaxhim me Kriza Nadica Vëçkova.Në rajonin e Tetovës aktiv është zjarri mbi fshatin Kopance, Tudence dhe Siriçinë, në komunën Jegunoc, ku po digjet barë i thatë dhe bimësi me shkurre të ulëta në terren shkëmbor dhe vështirë i kalueshëm.“Zjarri në fshatin Gurgurnicë në komunën Bërvenicë është aktiv. Po digjet barë i thatë dhe kullosa. Sipas këtyre informatave me të…
Përmes “Propozimit për prioritetet urgjente demokratike” përfaqësuesit e organizatave joqeveritare kërkojnë reforma në fushën e sektorit civil. Si reforma urgjente paraqesin ndërprerjen e procesit të desorosoizimit, zbulimin e përgjegjësve të nxitjes dhe zhvillimit të këtij procesi, përmirësimin e hapësirës financiare dhe juridike të OJQ-ve të cilat u përfshinë në këtë proces, si dhe formimin e këshillit me anëtarë të sektorit civil të cilat do të ishin “dëshmitarë” të mënyrës së përcaktimit, ndarjes, përfshirjes dhe qasjes së tyre në procesin e paraparë për ata. Ne kemi përpiluar 12 prioritete apo 42masa të cilat kanë të bëjnë me kushtet të cilat përballet…
10 August Shoqata “Llupa e Gjelbër”, kërkon përgjegjësi nga gjykatësit që kanë vendosur për paraburgimin ish funksionarëve të DSK-së Goran Grujovski dhe nikolla Boshkovski të cilët janë të akuzuar për përgjimet e paligjshme. Kjo shoqatë do të dorëzojë padi penale për gjithsej 15 gjykatës, ndërkaq plotësisht do të kërkojnë nga Këshilli për Verifikimin e Fakteve nëse gjykatësit kanë punuar me ndërgjegje. “Padi penale dhe iniciative për përgjegjësi do të dorëzohet për gjykatësit të cilët janë përgjegjës për arratisjen e të akuzuarve dhe për të cilët ekziston dyshim për përgjegjësi nga arratisja e Grujovskit dhe Boshkovskit”, thonë nga Llupa e Gjelbër.

