Në territorin e Maqedonisë momentalisht aktive janë vatra të zjarreve në komunat Makedonski Brod dhe Çashkë, ku është shpallur edhe gjendje të jashtëzakonshme, si dhe zjarre në komunat Kavadar, Kërçovë, Dollnen, Prilep, Tetovë dhe Bërvenicë, informoi sot zëdhënësja e Qendrës për Menaxhim me Kriza Nadica Vëçkova.
Në rajonin e Tetovës aktiv është zjarri mbi fshatin Kopance, Tudence dhe Siriçinë, në komunën Jegunoc, ku po digjet barë i thatë dhe bimësi me shkurre të ulëta në terren shkëmbor dhe vështirë i kalueshëm.
“Zjarri në fshatin Gurgurnicë në komunën Bërvenicë është aktiv. Po digjet barë i thatë dhe kullosa. Sipas këtyre informatave me të cilat disponojmë nuk ka rrezik për zgjerim dhe përfshirje të pyllit”, deklaroi Vëçkova, zëdhënëse e Qendrës për menaxhim me kriza.
Data 22.05.2026
Aktuale
- “Zv.kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb”, akuzon Filipçe
- ISHP: Është regjistruar rasti i parë i etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni
- Dhunë familjare në disa qytete të vendit, arrestime në Tetovë dhe Veles
- Zjarr në Panajanë të Vlorës, flakët e favorizuara nga era përhapen me shpejtësi drejt ullishteve, ndërhyrja e vështirë nga terreni
- Çairi siguron mbi 1,3 milionë denarë për kontejnerë nëntokësorë
- Mucunski drejtuar Petrovës: Nevojitet zgjidhje për çështjen bilaterale, gjuha maqedonase, identiteti, kultura dhe historia nuk mund të jenë objekt diskutimi
- Gazetarja Llabani: Kandidati për ambasador Erik Wendt, i informuar nga agjentët e CIA dhe DEA! Qëndruan 6 muaj në Tiranë
- Gjorgjievski për kalimin ilegal në Bit Pazar: Jam shumë këmbëngulës dhe i vendosur ta zgjidh problemin

