Momente paniku në parlamentin grek, teksa zëvendësministrja greke e Shëndetësisë, Irene Agapidaki, ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në sallë.
Sipas mediave greke, Agapidaki është ndjerë keq dhe ka pasur vështirësi në frymëmarrje, ndërsa mjekët kanë konstatuar edhe nivel të ulët oksigjeni.
Ajo është transportuar menjëherë në infermierinë e Parlamentit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, një ambulancë e EKAB e ka dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme dhe për arsye paraprake sigurie.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi gjendjen e saj shëndetësore.


