Zhvillimet e fundit rreth Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt, kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Ai ka shprehur dëshirën për të takuar familjen e tij para se të dorëzohet.
Familjarët e Sylajt, përfshirë nënën, vëllain dhe fëmijët e tij, janë nisur për ta takuar atë, të shoqëruar nga njësia speciale FIT, e cila është angazhuar për të siguruar një dorëzim të qetë.
Burimet e besueshme tregojnë se Sylaj kishte kërkuar një bisedë të shkurtër me familjarët e tij, duke kërkuar vetëm dhjetë minuta për të diskutuar me ta, ndërsa shprehte gatishmërinë për t’u dorëzuar vetëm para pjesëtarëve të Njësisë Speciale.
Autoritetet janë në procesin e organizimit të një operacioni për arrestimin e tij, por ende nuk ka një konfirmim të dorëzimit nga ana e Sylajt.
Situata është shumë delikate dhe për këtë arsye, informacionet mbi vendndodhjen e tij dhe detajet e operacionit nuk po publikohen për të ruajtur sigurinë e të gjithë përfshirëve.
Vlen të theksohet se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, ndërsa Sylaj është identifikuar si i dyshuar për këtë krim të rëndë.
Shënim: Të gjithë personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa të provohet fajësia e tyre me vendim të formës së prerë të gjykatës.



