Lëvizja “E majta” ka reaguar sot mbi shpenzimet e larta të rrugës për deputetët. Nga kjo lëvizje kanë drejtuar kritika të ashpra në lidhje me këtë çështje, ndërsa deputetëve u kanë bërë thirrje që urgjentisht të ndryshojnë ligjin për shpenzime të rrugës. Madje, ata kanë kërkuar që ky ligj të ndryshohet para se deputetët të shkojnë në pushim.
“Pas publikimit të skandalit për shumat astronomike të harxhimeve të rrugës të deputetëve dhe për shkak të mllefit të popullit që shpërtheu pas asaj, me plot të drejtë, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kanë vetëm një zgjedhje, t’i qasen ndryshimit urgjent të ligjit për rroga dhe kompensime të tjera për deputetët, me qëllim që të gjitha këto privilegje që i gëzojnë ata dhe që janë të ndryshme nga pjesa tjetër e qytetarëve, të ndryshohen urgjentisht”, ka deklaruar Zdravko Saveski, Lëvizja “E majta”.
Nga kjo lëvizje po ashtu deklaruan se deputetët gëzojnë edhe privilegje të tjera që i kushtojnë shumë buxhetit të vendit.
“Harxhimet e rrugës që janë jashtëzakonisht të larta, shuma e të cilave janë më të larta edhe nga rroga e deputetëve, e cila nuk është e ulët, mbi 80,000 denarë. Apanazhi, të cilën pas përfundimit të mandatit të deputetëve, marrin deputetët me të njejtën shumë sa rroga. Qarkullojnë zëra se marrin kompensime për veshje dhe për kafe, me shumë më të lartë se rroga minimale. K-15 për deputetët dhe funksionarët është minimum sa rroga mesatare në Republikën e Maqedonisë. Do të thotë se pasi që është minimum nuk e dijmë sa është maksimumi”, shtoi ai.
Tv Shenja para disa ditëve publikoi se disa deputetë të përbërjes së re parlamentare kanë marrë rreth 2 mijë euro vetëm për një muaj, gjatë muajit prill, edhe pse Kuvendi nuk ka punuar çdo ditë gjatë këtij muaji. Sipas raportit të siguruar nga Kuvendi i Maqedonisë, më së shumti shpenzime për rrugë kanë harxhuar deputeti nga Partia për Ardhmëri Evropian e cila është në koalicion me LSDM-në, Alija Kamberovski, deputeti i VMRO DPMNE-së Kërsto Mukovski, Agim Shaqiri nga BDI, Surija Rashidi i LR PDSH-së dhe Tomisllav Tuntev nga LSDM-ja.
Teuta Buçi
Kërkohet ndryshimi i Ligjit për shpenzimet e… by tvshenjaofficial
Data 22.05.2026
Aktuale
- Evropa përgatitet për nxehtësi ekstreme këtë fundjavë, në këtë vend temperaturat shkojnë deri në 38°C
- Rihapet “41 Biss” në burgun e Peqinit, izolimi i parë për Sabah Nuzin, i akuzuar si ekzekutori i Klevis Lleshit
- (VIDEO) Aksident tragjik në qarkoren e Shkupit, katër persona humbën jetën pasi kamioni kaloi në korsinë e ndaluar
- Momente paniku në parlamentin grek, zv.ministrja e Shëndetësisë bëhet për spital
- Kur do të ekzekutohen shtesat? – ministri Murati jep të gjitha përgjigjet
- (VIDEO) Siguria në trafik, Shukova kërkon dorëheqjen e Toshkovskit
- (VIDEO) Arrest shtëpiak për 25 vjeçaren, tentoi t’i çonte kokainë burrit në burg
- Studentë e punetor të sektorit privat ja si te aplikoni për 100 eurot e Qeverisë Kurti

