Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se në funksion të organizimit dhe zbatimit pa pengesa të Zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 15 tetor, ka kërkuar nga të gjitha komunat që të sigurojnë hapësirat e nevojshme si dhe të gjitha kushtet teknike të nevojshme për punën e komisioneve zgjedhore komunale. >KSHZ i njofton të gjitha komunat dhe qytetin e Shkupit se janë të obliguara që më së voni deri më 11 gusht duhet të publikojnë lokacionet dhe çmimet e bilbordeve, ndërsa më së voni deri më 25 gusht, komunat dhe qyteti i Shkupit obligohen që t’i bëjnë publike kushtet për të fituar të drejtën që të shfrytëzojnë hapësirat për afishet zgjedhore.
Gjithashtu, KSHZ ka njoftuar komunat se mjetet për realizimin e zgjedhjeve sigurohen nga buxhetet e komunave, përpos mjetet e nevojshme për furnizim me materialin zgjedhor, i cili sigurohet nga Buxheti i Shtetit. Nga KSHZ bëjnë me dije se afati përfundimtar për paraqitjen e listave të kandidatëve për partitë politike është më 14 shtator.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Çairi siguron mbi 1,3 milionë denarë për kontejnerë nëntokësorë
- Mucunski drejtuar Petrovës: Nevojitet zgjidhje për çështjen bilaterale, gjuha maqedonase, identiteti, kultura dhe historia nuk mund të jenë objekt diskutimi
- Gazetarja Llabani: Kandidati për ambasador Erik Wendt, i informuar nga agjentët e CIA dhe DEA! Qëndruan 6 muaj në Tiranë
- Gjorgjievski për kalimin ilegal në Bit Pazar: Jam shumë këmbëngulës dhe i vendosur ta zgjidh problemin
- SHGM: Pa financim stabil nuk ka reforma thelbësore në RTM
- Evropa përgatitet për nxehtësi ekstreme këtë fundjavë, në këtë vend temperaturat shkojnë deri në 38°C
- Rihapet “41 Biss” në burgun e Peqinit, izolimi i parë për Sabah Nuzin, i akuzuar si ekzekutori i Klevis Lleshit
- (VIDEO) Aksident tragjik në qarkoren e Shkupit, katër persona humbën jetën pasi kamioni kaloi në korsinë e ndaluar

