Qeveria përgatit strategji për konfiskim më efikas të pasurisë nga personat që kanë vjedhur nga shteti. Qëllimi është përforcimi i kapaciteteve për zhvillimin e hetimeve financiare dhe konfiskim të pasurive, instrument që rrallë herë zbatohet në Maqedoni. Procesin do ta zhvillojnë grup i punës me anëtarë nga ministria e drejtësisë dhe financave. Me konfiskimin, nga kryerësi i veprës merret fitimi që e ka bërë përmes veprës penale, që mund të jetë në formën e parave, pasuri e patundshme dhe e tundshme dhe çdo pasuri tjetër.
Konfiskimi shumë shpesh është masë me të cilën merret pasuria e tërësishme e kryerësit të ndonjë vepre më të madhe, të ndonjë grupi të organizuar mafiozësh etj. Në rast të tillë, nëse vërtetohet kryerja e veprës së tillë, shpesh herë Kodi penal shtetit i jep mundësinë, Gjykatës Penale, që ta konfiskojë tërë pasurinë e personit të tillë – dekalroi Gordan Stankoviq, përmbarues.
Nga Specialja në periudhën e kaluar paralajmëruan se do të shfrytëzojnë këtë instrument në të gjitha rastet ku do të vërtetohet se persona të caktuar kanë realizuar pronë të paligjshme. Kryeministri Zoran Zaev në pothuajse të gjitha prononcimet parazgjedhore para qytetarëve premtonte se qeveria e re do t’i kthejë deri në denarin e fundit paratë e vjedhura nga shteti.
Ju premtoj, në Portën Triumfale do të vendosim matës i cili do t’i numërojë të gjitha milionat e kthyera dhe do të lëvizë për çdo milion të kthyer këtu në buxhet dhe përmes buxhetit do t’i kthejmë prapa tek qytetarët – është shprehur Zoran Zaev, kryeministër.
Politikanëve në vend të cilëve u është konfiskuar prona mund të numërohen në gishta. Mes tyre janë edhe lideri i partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” Lub e Boshkovski dhe ish agjenti sekret Slobodan Bogoevski. Një nga rastet më të njohura gjyqësore i cili po ashtu përfundoi me konfiskim është edhe rasti “Baçillo” me bariun Isnifariz Xhemaili.
Mirko Trajanovski

