z.Pollozhani, është rektor i Universitetin “Nëna Terezë”. Tashmë nga ana e tij, por edhe bashkëpunëtorëve është përfolur se kanë mungesë të hapsirave. Ai në një intervistë për Almakos thotë se ky Universitet do t’ia dalë të përballojë sfidën e sigurimit të hapësirave të nevojshëm për studim deri në zgjidhjen afatgjate të problemit.
“Është fol, por tani vlen një fakt tjetër. Ne në këtë ndërtesë, është më se normale se në fillim çdo Universitet përballet me problem infrastrukturore, përveç punëve të tjera. Por, ne për një kohë të shkurtër, arritëm që në ndërtesën, ku edhe po e zhvillojmë intervistën, ne kemi siguruar katër nivele, që do të thotë 2000 metër katror hapsirë, për mësime dhe një pjesë të vogël, siç e shihni për administratë. Dhe kemi diku 6-700 metra katror, në shkollën “Kongresi i Manastirit”, dhe me këtë sigurohet mësim mbajtja, për të gjithë studentët që janë planifikuar për konkursin të këtij viti. Ku besoj deri sa të ndërtohet ndërtesa e re, e planifikuar pra, sigurohet ambient adekuat edhe me kushte optimale, për mësimdhënie. Pra, kjo është një situatë e re, e cila duhet të përmendet”, tha Pollozhani, për Almakos.
Para përfundimit të 2016-ës, UNT dorëzoi në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës Propozim-planin ideor për ndërtimin e kampusit universitar në hapësirat e ish-kazermës ushtarake Ilinden. Plani ideor parasheh ndërtimin e objekteve studimore dhe multimediale në një hapësirë prej 39000 metra katrorë, për nevojat e 4000 – 5000 studentëve të shkallës deri diplomim dhe pasdiplomike. Tani më është radha e MASH-it të vazhdojë me procedurat e përgatitjes së Planit ndërtimor të kampistit universitar, aq më tepër kur konsolidimi i UNT-së ka hyrë si projekt me prioritet në agjendën e Qeverisë së re të kryeministrit Zoran Zaev. Pollozhani thotë se i gjithë procesi është përshkruar, por për shkak të turbulencave politike, por edhe ribalancintë buxhetit shtetëror, ka patur ngecje, por tani më pritet zbatimi.
“I tërë viti u përshkrua, përveç tjerash edhe me këtë aktivitet me definimin e kushteve për një universitet dinjitoz në kryeqytet, me programe studimore teknike, që janë më specifike se universitet e tjera dhe ne arritëm të definojmë me kohë këtë aspekt, por normal, përshkak të fazave turbulente politike edhe tani ribalancit, duheshte një kohë për harmonizimin e disa segmenteve të projektit dhe tani mund të deklaroj se i njejti është plotësisht i harmonizuar. Edhe mjetet, për projektin ideor janë të siguruara dhe ne në bashkëpunim me ministrinë shpresojmë që javën që vjen duhet hapur edhe konursi edhe për publik, pra thirrje publike, për ide të ndryshme për këtë Universitet dhe me çka hyjmë në një fazë, e cila do të përcillet me një dinamikë të caktuar, ku brenda 2- 3 viteve, ne do të kemi kampusin Universitar, në vendin e destinuar, pra në zonat e ish kazermës, këtu në Shkup”, tha Pollozhani.
Ai për çështjen e konsolidimit të universitetit me kuadër mësimor dhe staf administrative, thotë se deri tani është vepruar nga stafi që kanë patur në dispozicion, por me hapjen e programeve të reja, mundësohen edhe punësime të tjera të stafit akademik dhe kuadrit administrativ.
“Ne këtë vit e kaluam me stafin që pranuam vitin e kaluar dhe kemi arritur që të përfundojmë dhe rrumbullaksojmë aktivitet akademike, për studentët, si ligjeratat ashtu edhe provimet, edhe tani meqë na shtohet viti, kemi vitin e dytë që do ta pranojmë. Ne kemi në rrjedhë edhe konkursin e dytë, që në një farë mënyre i plotëson nevojat e parashikuara edhe për këtë situatë, kur kemi më shumë student. Më andej me një numër të konsiderueshëm të bashkëpunëtorëve të jashtëm, që është edhe praktikë e përhershme, nëpër universitete, ne jemi të bindur që çdo nevojë, për lëndët e caktuar nëpërmjet programeve ne do t’i realizojmë dhe me këtë, në një farë mënyre, ne synojmë të garantojmë, kuadër cilësor dhe ambient adekuat për mësim. Sepse, ju e dini se ne kemi synim që nëpërmjet universitetit tonë të ndikojmë në ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe të hapim një kontekst të ri të zhvillimit, duke u hap më shumë për fushat teknike, si një parakusht, ta quajmë, për zhvillimin ekonomik në të ardhmen, edhe për shqiptarët. Duke marrë parasysh se ne kryesisht jemi të dedikuar për studentët shqiptar dhe me këtë të kontribuojmë në zhvillimin e gjithmbarshëm e më të qëndrueshëm të Republikës”, tha Pollozhani.
Pollozhani shtoi se interesimi i studentëve, për degët e fakutetit, në këtë Universitet është rritur, për të vetmen arsye sepse posedojnë degë, që deri më sot nuk ishin në tregun tonë.
“Ne tani e kemi konkursin e ri, siç edhe jeni të njohur, ka të deklaruar në konkurs 1580 vende dhe normal aty janë të kyçur edhe programet e reja, pra janë më shumë se vjet. Tani kemi 8 programe të reja, të cilat inovative dhe në interes për studentët janë se sivjet kemi Ekonomi, në kuadër të ekonomisë inxhinerike, që e kishim më përpara, tanimë e akredituam edhe ekonominë. Inxhineria e mbrotjes dhe ambientit në punë, kjo është shumë me interes, e kërkuar në treg. Mandej, kemi fusha sociale, si përveç punëtor social, kemi edhe gerontologji, kemi media dhe komunikim ndërkulturor, administrata publike dhe menaxhimi i resurseve humane, kemi shkenca sportive, shkenca politike, studimeve euroaziatike dhe ballkanike, në plotësim të atyre evropiane. Duke marrë parasysh edhe katërmbëdhjetë të tjerat, siç i kam përmendura arkitektura, informatika, mekatronika, komunikacioni, etj, por edhe teknologjia e ushqimit, që nuk do ta lëmë pa e përmendur bashkë me të tjerat. Pra, ne japim një ofertë, e cila për studentë shqiptarë në Maqedoni, besoj, se do të pranohet e gjitha, që vërtet ka qenë diçka e re dhe diçka inovativë, që mendoj se edhe studentët do ta kenë kënaqësinë ta njohin edhe të orientohen në këto fusha, si nevojë për një të ardhme më të mirë e më të lehtë, për ato si kuadër i ri jo vetëm për Maqedoni, por edhe më gjërë.
Në bazë të programeve të akredituara, UNT do të ketë nga viti i ardhshëm akademik 22 programe studimore, apo gjashtë me shumë se vitin akademik 2016/2017. (Inxhinieria ekonomike, e cila ishte e akredituar që në aktin e themelimit, e ndarë në dy programe: ekonomi e ndërmarrësisë dhe menaxhment industrial. Programet tjera të reja janë: inxhinieria e mbrojtjes së ambientit dhe inxhinieria e mbrojtës në vendin e punës, gerontologjia, shkencat sportive, media dhe komunikim ndërkulturor, administrata publike dhe menaxhimi i resurseve humane, si dhe studimeve ballkanike dhe euroaziatike.), në pyetjen tonë se a e rrit zgjerimi i programeve mundësinë për punësime të reja, për pranim të studentëve, si dhe thënë kushtimisht për të qenë monopol, në treg, Pollozhani thotë është një mundësi për zvogëlimin e të papunëve, veçmas në sferat specifike.
“Unë mendoj se me diversifikimin e programve, sidomos me programet e reja që nuk kanë qenë deri tani, vetvetiu, nënkuptohet që hapet edhe mundësia ose më mirë e thënë zgjerohet mundësia, për punësime, në disa sfera, e cila deri tani nuk ka patur kuadra shqiptar. Sepse nganjëherë edhe mungesa e kuadrit për fusha të caktuara objektivisht “e rrudh”, në një farë mënyre, mundësinë për punësim. Dhe ne duke studiuar, që më parë, mundësitë për punësim dhe mungesat objektive që shfaqen, përveç vullnetit politik, ndonjëherë, ka edhe rrethana objektive që lidhen me cilësinë kadrovike. Ne e bëmë konceptin, bazuar ne këto të dhëna, për universitetin e ri dhe për programet e reja. Ne jemi të sigurtë që papunësia e madhe dhe sidomos mos prezenca e shqiptarëve në disa segmente publike, pse se jo edhe private do të përmirësohet edhe fal përgaditjeve të kuadrave në këtë universitet për këto drejtime, si drejtimet që mungojnë. Ju thatë “monopol”, nuk është tendenca jonë të bëjmë monopol, ne në fakt uroj që çdo institucion i arsimit të lartë, pra të shoh mundësitë dhe të plotësojë me programet e tjera, që ne mbase ose nuk na ka shkuar ndërmend ose nuk kemi patur mundësi teknike, infrastrukturore, akademike dhe kështu universiteti duhet zhvilluar në një drejtim, në kërkim të diçkaje të re dhe që është e ardhmja e rinisë tonë. Pra, studimet programore tradicionale janë në disa fusha të domosdosshme, por ama edhe stërmbushja vetëm me ato kuadra, sepse e kemi veçse traditë, ka krijuar një treg të punës të çoroditur, ku në disa fusha kemi përplot doktor shkencash e magistra, por në disa të tjera që kanë nevojë për punësim me shkollime të ulta, me ciklin e parë, siç është inxhinieri i ambientit, e mbrotjes në punë, siç e kemi ekonominë aplikative, gerontologjinë apo edhe punën sociale. Ne nuk kemi program studimor, për punë sociale në gjuhën shqipe deri tani, i pari është këtu, dhe të dytin e hapim në gerontologjinë , që është një punëtor social, që trajton për moshën e tretë. Pra, ne kemi program përe përkujdesje për moshat e shtyra dhe që e imponon demografia dhe nevoja social që ne i shohim si rezultat i zhvillimit teknologik, ekonomik, levizjes së populates, etj. Dhe me këtë bashkë me programet e tjera në një mënyrë duam të hapim një prespektiva të reja si për punësim dhe për shërbime më të mira, për qytetarët”, tha Pollozhani, për Almakos.
Kërkesat dhe sfidat e universiteteve janë të shumta dhe për këtë i kanë drejtuar të gjitha energjitë në kapërcimin e tyre, kuptohet duke vepruar mbi bazën e prioriteteve të mirë-caktuara.
“Sigurisht, sfidat e një shoqërie moderne janë të përhershme, nuk ka sfida që tejkalohen dhe harrohen, normal në arsim, për dallim nga segmentet e tjera është vendi ku duhet të thuhet, të parashikohen, me qëllim që t’u mendohet medikamenti. Pra, të krijohen kuadra, të cilat do të jenë të afta për sfidat që vijnë, e jo vetëm për sfidat që i kemi”, tha Pollozhani
z.Pollozhani, tregon që UNT-ja është përkrahur, por edhe kundërshtuar.Ky Universitet është sihariq, për tregun tonë të arsimmit, veçmas për shqiptarët, ku edhe u themelua, aty ku mungonte, në Shkup.
Përgaditi: Delvina Kërluku
Kamerman/Montazh: Edvin Sejrani
Almakos.com

