Moti sot në Maqedoni pritet të jetë i nxehtë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 15 deri më 23, ndërsa ato ditore prej 32 deri më 39 gradë celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i nxehtë dhe me diell dhe me erë të mesme dhe rreshje të shiut kah fundi i ditës. Temperatura maksimale e mëngjesit do të jetë 20, ndërsa ajo ditore 39 gradë celsius.
Pritet të ketë pak mjegull, ndërsa planifikohet të fryjë erë me intensitet të mesëm, në pjesët perëndimore të vendit me drejtim jug-perëndimor, ndërsa në lindje do të jetë me drejtim jugor.

